Përleshje masive në Parlament, shkak bëhet... mishi i derrit

27 Nëntor 2020, 21:25Lifestyle TEMA
Përleshje masive në Parlament, shkak bëhet... mishi i derrit

Parlamenti në Tajvan u kthye në një arenë përleshjesh mes deputetëve, të cilët protestuan kundër vendimit të qeverisë për importin e mishit të derrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputetët e partisë opozitare, Kuomintang (KMT), e mbushën dyshemenë e parlamentit me zorrë dhe organe të tjera derri. Ndërkohë, nuk munguan edhe përplasjet fizike ndërmjet deputetëve.

Kjo erdhi pasi qeveria lejoi importin e të gjitha produkteve të mishit të derrit nga SHBA edhe pse është përdorur një lloj ushqimi që tashmë nuk lejohet në shumë vende të botës. Po ashtu, lejimi i importit do të ndikonte edhe në prodhimin vendas.

Kjo nuk është hera e parë që parlamenti i Tajvanit është kthyer në arenë përleshjesh. Në korrik të këtij viti, një tjetër përleshje e ngjashme ndodhi mes deputetëve pas një nominimi për kreun e një vëzhguesi të lartë të qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje