Kreu PD-së Lulzim Basha, ka takuar sot heroin e luftës së Kosovës, Skerdilajd Llagami.
Basha kujton gjithashtu 23-vjetorin e shfaqjes për herë të parë të UÇK-së, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.
Nje ngjarje te cilen vete Lulzim basha nuk e ka jetuar, pasi ishte ne Holande, nderkohe qe me sa duket emrat qe permend me poshte te ish komandanteve, i ka hasur ne deshmite e marra ne kuader te UNMIK dhe Tribunalit te Hages, permes te cilave kane kopsitur dosjet kunder UCK!
“Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.
Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.
Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.
Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.
Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.
Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim.
Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.
BASHA QERROHU !!!!!
Sotë je kujtu tek pas 20 vite
Spiunet flasin gjithmon ne emer te Heronjeve…udb-ashi Bashovic Lulici kerkon Mbeshtetje nga ata te cilet ka Tradhetuar….
Basha zhduku.
Vihuni në vend të Bashës në ato vite,10.000 burra të armatosur që bridhnin rrugëve të Tiranës ,,,,,u tremb i ziu ,kishte frikë nga ndonjë grusht shteti
Basha para drejtësisë.