29 nëntori, si e vetmja gjë që u ka mbetur për t'u identifikuar

29 Nëntor 2020, 20:05Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht çdo 29 nëntor, madje edhe në kohë pandemie apo tërmeti, është shumë kuptimplotë dhe vetëdemaskues.

Do të thotë se është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t’u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Gjë që na e kanë dëshmuar për gati tre dekada.

Ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrejnë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh.

Sepse një ditë në vit është shumë pak për t’i dalluar të ngjashmit nga njëri-tjetri, edhe sikur ato që thonë për 29 nëntorin t’i kishin me sinqeritet dhe pa hipokrizi të shpifur politike.

5 komente në “29 nëntori, si e vetmja gjë që u ka mbetur për t’u identifikuar”

  1. aqifi says:

    Tito, per Saliun na thuaj ca mendon… pastaj te tjerat.. He te keqen, leji te tjerat, ose shko ha pshesh

    1. Astrit Pllakekthyesi says:

      Qifo, respekte. Te thuash me shume e prish.

  2. Ladi says:

    Ti Astrit ku e reshton veten ne cilen ane. Ne fakt ti je nje hije, ashtu sic ke qene tere jeten. HIJE.

  3. Ideali says:

    O Aqif, po Saliu i joti eshte mo shpirt. Nga barku i kucedres ka dale edhe ai. I vute kazmen Shqiperise, ashtu si donin serbet qe ne nentor 1941. Apo ke ndonje mejtim per ish kllasat e permbysyra. Ata jane fajtoret, ata s’rrijne rehat. Ata flasin. Apo per ish pronaret qe mbeten edhe pas 30 vjetesh ish pronare. O Aqif rrota. Ja nxorret ujin e zi ketij vendi. Ta mbani me shendet, nga fitorja ne fitorje. Shtrojeni te gjithe vendin me beton tani. Ai ju ka mbetur. Mos te kete nje fije bar. Pse bar do hani ju, sic thoshte Ramizi? Edhe bar po mos te leme pushtetin. Nuk e degjuat. Sulmuat Gjirin e Lalezit, Malin e Robit, e tutje tutje, ne veri e ne jug bregdetin, po edhe malet. Babezia juaj eshte babezia e pabreksit, apo brekegrisurit. Kjo do t u haje koken.Te majteve dhe te djathteve tuaj. Njelloj jeni.Jeni kembe. Nuk e bekne kembet nje vend, po kokat o Aqif i zi. Dhe kokat jo vetem qe nuk i doni po i futet nen dhe.

  4. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Megjithse jemi nje kope me shume se koti,por nje emer e kemi gjetur te goditur:
    Fjalen CLIRIM,qe eshte e kundert me fjalen LIRIM.
    Gjithe bota e perdor fjalen Lirim,kur feston,diten e ikjes se pushtuesit te huaj,kurse ne te kundert perdorim fjalen Clirim,pra ne te kundert me fjalen Lirim,si e perdorin fjalen kombet e tjere,por shume reale per kete turme amorfe,pra realisht CLIRIM,qe eshte sinonim me PUSHTIM,nga te ´´vetet´´,qe eshte perjetimi me i ndyre i tere kohrave, qe vazhdon ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje