Biden nuk e nis me ‘këmbë të mbarë’: Frakturë ndërsa luante me qenin

30 Nëntor 2020, 10:13Bota TEMA
Biden nuk e nis me ‘këmbë të mbarë’:

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden ka pësuar nëj dëmtim në këmbën e djathtë ndërsa po luante me njërin prej qenve të tij. ‘Ansa’ raporton se Biden do të duhet të vendosë mbrojtëse për këmbën e tij për disa javë.

Ai ka mbushur 78 vjeç dhe do të jetë presidenti amerikan më i moshuar i historisë.

Gjatë fushatës zgjedhore është publikuar raporti për gjendjen e tij shëndetësore: Plotësisht i përshtatshëm për detyrën e presidentit.

Në momentin e frakturës së këmbës së djathtë, Biden po luante me Major, pastorin gjerman që ka adoptuar familja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje