Bilushi i Metës tregon ku gaboi skulptori i Prizrenit me monumentin e Skënderbeut

30 Nëntor 2020, 18:40Antena TEMA
Bilushi i Metës tregon ku gaboi skulptori i Prizrenit me monumentin e

 

Pas debatit të madh që u hap rreth përmendores së Skënderbeut në Prizren, Bilushi i Metës dha një shpjegim publik në emër të zyrës së presidentit, për këtë aksident teknologjik:

“Të dashur gazetarë!

Ajo që ndodhi me shtatoren e Skënderbeut, po ashtu dhe atë të Adem Jasharit, është një aksident.

Skulptori në fjalë është një fans i Qim Pekës dhe e ka takuar herën e fundit që ishim për ecje në mal në presidentin.

Ai u mahnit nga pamja elegante e Qim Pekës, mjekra e tij dhe vështrimi si Skënderbeu.

-A mund të pozosh për mua pak orë, i tha, se dua me bë një skicë për një shtatore të Skënderbeut.

Presidenti i dha pëlqimin dhe Qim Peka pozoi dy orë.

Pastaj filloi nga pyetjet.

E pyeti çfarë brezi moshe është.

-Mes 40 dhe 50, i tha Qimi.

-Shumë mirë, tha skulptori.

Dhe unë kam ndërmend me paraqis një Skënderbe më të ri.

E pyeti sa orë palestër bën.

Bënte afërsisht sa Skënderbeu.

Ngjante në çdo pikë me Skënderbeun.

Atëhere u vendos që do imitonte Qim Pekën.

Dhe kështu bëri.

Kur përfundoi monumenti, doli i palestruar, elegant, më i dobët se i Odise Paskalit dhe natyrisht, më modern nga mjekra dhe pozicioni.

Reaksioni që pasoi nuk ka lidhje me Skënderbeun, pasi Skënderbeun nuk e ka parë njeri të gjallë, të gjithë me të treguar e kanë.

Plus Qim Peka është nga Hasi dhe ekziston një linjë gjenealogjike, që e çon tek Skënderbeu.

Ndaj gjithë kritikat janë të motivuara politikisht, vetëm se i ngjan Qim Pekës.

Për këtë arsye presidenti i bën thirrje skulptorit të korrigjojë monumentn si aksident teknologjik, duke e shëndoshur pak, por nuk duhet t’i ndryshojë portretin, pasi ka gjasa të mosë i ngjajë më Qim Pekës dhe kjo i humbet Skënderbeut linjën e gjakut nga Hasi.

Lidhur me statujën e Adem Jasharit, presidenti ka mendimin se ai berberi është përqëndruar vetëm tek leshrat dhe pjesën e sipërme të trupit, për të treguar se për Adem Jasharin nuk kanë rëndësi këmbët, se ai ishte burrë që nuk ikte kurrë nga lufta.

Por kjo nuk është kuptuar sa duhet si mesazh nga populli”.

6 komente në “Bilushi i Metës tregon ku gaboi skulptori i Prizrenit me monumentin e Skënderbeut”

  1. Ndroqi says:

    Vallahile ku te vajti mendja te Qim Peka,Skenderbeu I Prizrenit eshte tamam Qimi.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mirë të shkoi mëndja Mero
      dhe unë mendoj njëlloj si ti
      të paguajë 70 mijë euro
      e t’a marrë Qimja në shtëpi.
      .
      Veç një kusht, aty të shkruhet
      Çlirim Peka i Sypeshkaqenit
      që të ha atë që s’thuhet
      Por, harxhon paratë e Zenit!

      1. Lumi says:

        Je absolutisht I madh!

      2. Nje qefli filozofie says:

        O gopi i nshrakut gop ngele gjithe jeten Ta cane gopin e sat shoqe, tet bijave dhe sidomos ta shqyen bythen aty tek rikupero e nshrakut.

      3. Mazllum says:

        Gopisti me tye jam

  2. toni says:

    o qefli i paske ngjar grus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje