“Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg”.
Fjalitë e mësipërme të thëna nga Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, kundrejt avokatit Idajet Beqiri, bënë që ky i fundit t’u përgjigjet nëpërmjet një prononcimi.
Avokati Beqiri thotë se personi që ka ushtruar dhunë ndaj tij në fillim të vitit 1998, ka qenë vetë Sali Lushaj bashkë me tetë banditë nga Tropoja.
Por çfarë ka ndodhur në fillim të vitit 1998, që sot po kthehet në “mollë sherri” mes ish-truprojës së Berishës dhe Idajet Beqirit. Avokati tregon gjithë ngjarjen e asaj dite, kur disa persona i janë “sulur” dhe e kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke e lënë të plagosur. Në atë ngjarje, nuk mohon të ketë qenë i pranishëm Izet Haxhia, të cilin sot e mbron në procesin gjyqësor që të rinisur në Gjykatën e Tiranës për të rigjykuar dosjen për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.
Për rastin e dhunës së ushtruar ndaj tij, avokati Beqiri thotë se Sali Lushaj u arrestua, ndërsa përdori mikun e tij të ngushtë që të kërkonte falje për atë çfarë kishte bërë.
“Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje. Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…!”, tregon Idajet Beqiri.
Ndërsa tregon se për dhunën e ushtruar ndaj tij, Izet Haxhia ishte shpallur në kërkim nga Policia. Pas disa ditësh, Haxhia është arrestuar në shtëpinë e të ndjerit Azem Hajdari, kjo sepse tregon avokati, Azemi dhe Izeti ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Sali Lushaj është liruar nga burgu dhe sipas Beqirit, i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar falje për dhunën. “Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose ‘psikopat Sala’, siç e quajti Sali Lusha”, thotë avokati.
Prononcimi i plotë
Në fakt, personi kryesor që ka ushtruar dhunë kundër meje, ishte Sali Lusha me 8 banditë të tjerë nga Tropoja. Dy ditë më parë, në fillimvitin 1998, unë dhashë një intervistë për një gazetë që tashmë nuk del më, “Modeste” titullohej. Në atë intervistë tepër të gjatë, krahas pyetjeve të tjera unë u pyeta: “A mendoni se Sali Berisha do të futet në burg për krimet e kryera, posaçërisht për ngjarjet e marsit 1997?”. Unë u përgjigja: “Sali Berisha në burg? Ai e turpëron burgun, nuk ka vend as atje për të…”.
Kjo përgjigje u vu në titull të gazetës me germa të mëdha. Tirazhi i gazetës ishte i madh dhe intervista bëri shumë jehonë. Të nesërmen që doli gazeta me këtë intervistë unë ndodhesha para selisë së partisë tonë të Unitetit Kombëtar, përballë Hotel “P***”. E kishim selinë në një godinë, bashkë me PD-në. Ishte ora 15:00. Sali Berisha doli nga Selia e PD-së dhe hipi në “Benz”. Më pa mua vetëm para selisë së PUK dhe i iku truri. Nuk kaluan as 10 minuta kur erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës.
Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te “Toptani” më kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur. Në këtë ngjarje ka qenë dhe Izet Haxhia. “Na ndërseu Berisha”, më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha.
Të 9-të këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin krimin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje.
Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…! Me Sejën kishim një marrëdhënie të mirë avokat-klient. Më thirri prokurori te “Burgu 313″, për të realizuar procesin e njohjes së personave që më plagosën mua. Kishin rreshtuar 30 të burgosur në izolim dhe unë duhet të tregoja 9 banditët që më dhunuan. Unë i tregoja me gisht në sy të tyre, duke thënë…”Është ky… është ky… etj.”
Kur erdhi radha e Sali Lushës, unë iu drejtova atij drejtpërdrejtë: Po ti ishe? Sali Lusha u step dhe uli kokën… Ky, i thashë prokurorit, është burrë. Po të ketë qenë në vendngjarje me këta bashkëpunëtorët e tjerë, e thotë vetë! Sali Lusha nuk foli. Atëherë unë i thashë prokurorit: Atëherë, ky Sali Lusha nuk ka qenë, po të ishte, ky është burrë dhe do e pranonte vet”. Mbi bazën e deklarimit tim, Sali Lusha u lirua nga burgu. Të tjerët u mbajtën në burg, ndërsa Izet Haxhia u shpall person në kërkim. Pas disa ditësh e kapën te shtëpia e Azem Hajdarit. E kishte mbajtur të strehuar në shtëpinë e vet Azemi, sepse ishin shumë miq me njëritjetrin.
Sali Lusha të nesërmen që u lirua nga burgu ka ardhur në zyrën time në selinë e PUK së bashku me Sejen dhe më ka kërkuar falje. Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose “psikopat Sala”, siç e quajti Sali Lusha. Kjo është e vërteta e kësaj ngjarjeje që bëri shumë bujë në atë kohë në gazeta e televizione. Me atë rast unë kam dhënë një konferencë për shtyp në prani të disa ambasadorëve të huaj dhe gazetarëve.
Sali Lusha është një njeri që e kanë përdorur dhe keqpërdorur në mënyrë të vazhdueshme. Fillimisht ish-Sigurimi i Shtetit, pastaj ish-SHIK-u i Gazidedes dhe në mënyrë permanente është keqpërdorur nga Sali Berisha, si në rastin konkret me intervistën që ka dhënë në Gazetën “Panorama“, e cila nga çdo pikëpamje ishte sa qesharake dhe e pavërtetë, aq edhe groteske dhe e pabesueshme. Kur të vij si dëshmitar në gjyq, do mësoni të vërtetat dhe papërgjegjshmërinë ekstreme të Sali Lushës sidomos në raport me Haklajt, Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë.(panorama.al)
Ti nuk je i besueshem Idajet Beqiri perderisa ke genjyer ateher ne prokurori qe nuk eshte ky dhe e ke mbrojtur,turp per ty.
“Ne qofte se ka qene do ta pranoje vete nese eshte burre”. Pra sali lusha u vu para alternatives, te pranoje ose te mohoje BURRERINE e vet. Po te pranonte qe kish qene?
Kujt i rruhet per ju plehra
Ke gabuar Idajet, e kupton tani? Ti je me origjine nga fshatrat e Mallakastres, po debore binte dhe atje, ai eshte gjarper nga malet e veriut dhe ka ngrire ne debore; ti shkove e more ne dore , e çove prane zjarrit dhe kur ai u ngrohe u shtri dhe tu leshua ty e te pickoi, por te pakten me kaq.
Dajakun e perdorin mire tropojanet.
E perdorin si jevgjit kur behen shume kundra nje. Po ne Tirane tropojonet nuk nihen fare per nai gje t vecant po fare, thjesht llafe gjoja jan kshu e jan ashtu. Ju ka njel n menje tropoja se skan kultur e bertisnin dikur neper tavolina pa lidhje me njoni tjetrin kur munohen te hapen by….. Bilez u be shume kohe qe ndonje tropojani ti degjohet zeri per ndonje gje se e kuptun qe ishin muhabete pa lidhje. Sa per trimat ata jane individe nga gjith vendi ska lidhje qyteti vendi apo prejardhja
AVOKAT NUK E DETYRONTE NJERI ATE PLERE ME EMRIN SALI LUSHA POR KA DASHUR ME NDERGJEGJE TE PERDOREJ PROBLEMI ESHTE SE SI KY KURVA KA PATUR NE CDO QYTETE TE VENDIT QE BENIN SI TRIMA SEPSE ISHIN NE SHERBIM TE SHIKUT OSE PARTIS KUR NGECNIN NUK E KISHIN PROBLEM TU LUTESHIN TE NJOJTURVE E ATYRE QE DEMTONIN SEPSE ISHIN KURVA KETU BEJNE PJESE TE GJITHE ATA QE QYHEN TE FORTE GJARE KETYRE 30 VJETVE TE GJITHE KANE PATUR MBESHTETJE
@Vinerë
.
S’ka gënjyer o Vinerë
dobiçin i la në derë
dhe ky Sala i shkërdhyer
si Sali ia ka shpërblyer!
…
Për Lokun
.
Kur je tetë
si kopetë
të vë drunë
kur je vetë
as nuk të fletë
e të ha munë!
…
HALLALL IDAJET BEQIRI PER GUXIMIN QE KE PER TU PERBALLUR ME KETA KAFSHET E ZBRITUR NGA MALET…
Lojërat tipike të Berishës, fut dikë që të ndezë shkëndijat e të fus sherrin mes dy të tjerëve. Që të dy të tjerët ti hanë kokën njëri-tjetrit. Manipulime tipike intrigantësh të ligj dhe kryesisht fshatarë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një intrigant vrasës. Kush e ka ngrënë fatkeqësisht e ka ngrënë…mend për ju të tjerët….mos bini në kurthet e Berishoviçit.
Ai qe te rreh, te do. Keshtu thote populli yne i urte.
Gabove avokat kur te tha qe do Jete mbrojtesi jot me i mire
Nga ka ardh sali lusha , po te tha te jap besen , ndalo, mendo dhe llogjiko sepse vetem bese nuk kane.
Sa te rrosh do mesosh
Aa, 001, ma kujtove; kush nuk ka bese e kerkon, se kush e ka pse do ta kerkoje . Andej poshte nga Jugu, kam degjuar, kur nje njeri te therret nga jashte shtepise, del i zoti shtepise dhe nuk i thote fare kush je , por i thote hajde brenda, ndersa po te shkosh tek shtepia e Sali Lushos me shoke andej Larte, te thote: besa bese ! pse kerkon bese, se nuk e ka. Ndaj me larte i thashe avokatit qe gabove qe e nxorre nga policia sepse gjarperi ngelet gjerper. Ja çfare thote sot: te kunderten. Zuri bese po deshe! Ah plehrat e kesaj epoke.
BUKE E KRIPE E ZEMER…
… na i ndrite traret e shpise !
– Ja si presin në Malesine e Gjakoves ….
Byre… ( Bujrim… )
Mire se te ka pru Zoti! Buke krupe e zemer vella !
Na i ndrite traret e shtepise!
Pa asnje dallim qofsh i njohur a i panjohur !
Kjo eshte menyra se si pret Malesia e Gjakoves- Tropoja cka e kam pare me dhjetera e qindra here si në shtepine tone edhe kudo ku kam shkue per vizite.
Ndaj mos a ngaterroni politiken me zakonet e mikepritjes shqiptare pasi Tropoja nuk eshte veriu i Shqiperise por pjesa qendrore e Shqiperise natyrore qe shtrihet nga Sanxhaku e Nishi e deri ne Arte e
Preveze !
Fjala SALI eshte turqisht e perkthehet KRIPE dmth SHELLIRE, HELM……….
Fjala SALi eshte fjale turke qe perkthehet E MARTE dmth TERS………..
Si s’hoqi dore ky Saliu(Berisha) nga keto intrigat e trasha. Tere jeten e tij te ndyre vetem kete di te bej. Fatkeqesi e madhe qe keto intriga kane zene vend te nje pjese e shqiptareve, sidomos te tropojanet.
Pd ose partia e tropojanev ka shume simpatizante dhe do te fitoje zgjedhjet me 25 prill . Demokracia e kulliar qe buron nga tropja e zvilluar ka bere per vete shume shiptare ose me mire shumicen e shqiptàreve. Deri dhe ne ShBA vetem tropojanet konsiderohen demokrate . P.sh . Z. Biberaj. Edhe Hollivoodi ka treguar se njerzit e denje per tu permendur jane nga tropoja p.sh. ” Marko from Tropoja”. Do thoni ju qe ky personazhi eshte negativ . Epo nje nam duhet ta lere njeru ne ket jete thone ne Tropoje . O per mire o per keq nuk ka rendesi. Perderi sa ka njerez qe i votojne partine e tropojanve ! E then sepse tropoja ka pak banor dhe nuk jane tegjithe me PD-ne kjo tregon se ne kete parti gjejen vetveten tek dajaku tek intrigat tek sharjet me liber shtepie etj etj.
Keshtu kane rrahur e vjedhur e vrare sali lushaj me shoke. Keta jane trimat qe kur beheshin dhjete vete shkonin i binin ndonje fukarai. Keto jane halete e ketij vendi, nuk jane burra, jane te pabese ku byth vete nuk kane, por mblidhen si jenat qe te shqyejne prehen e tyre te rradhes. Ky eshte kontigjenti qe i ka mbetur berishes dhe metes, nji grusht i vogel qe ne gjynahet e tyre mbajne krime, te cilat duhet ti paguajne nje me nje. Kush nuk e mban mend kete faqezi lushen qe ne vitet e berishes, kishte zaptuar me kilometra plazhe, sikur ja kishte lene pidhi malokes atje ku e ka. Bjeruni qijini fisin, se keta presin si çakalli tu vije dita. Ndyresira deri ne gen, ku per interesa te sejcilit, keta qijne brenda fisit, se kane problem se jane nje gjak. Keto jane fisi shtazeve qe kerkojne pushtet.
Nuk e di sesi qente mund te merren si deshmitare, apo dhe te akuzojne.Ata jane thjeshte qenie besnike qe i sherbejne padronit i mire apo i lige qofte ky! Ka qener me race Tropoje, qener me race Vlore, qener me raca nga te gjitha krahinat. Ndryshimi eshte sesa besnik jane ndaj padronit edhe kur ky i fundit i braktis.