Humb jetën nga COVID, ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan. Prej ditësh i shtruar te 'Shefqet Ndroqi'

30 Nëntor 2020, 21:19Sociale TEMA

COVID nuk po kursen askend, ai i ka marrë jetën dhe ish-kreut të Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani.

Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Ai nuk e ka fituar betejën me COCID pasi prej ditësh ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që për 40 vite punoi sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.

Ai nuk është rasti i parë nga rradhët e arsimtarëve që ka humbur betejën me COVID.

8 komente në “Humb jetën nga COVID, ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan. Prej ditësh i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’”

  1. BESNIK says:

    Ngushellime familjes. RIP

  2. ish kolege says:

    U prehte ne paqe Prof. Kozmai. I dha shume arsimit, kishte kohe te jetonte. Ai tip aq energjik nuk mendoja se do e mposhtte COVID-19.
    Ngushellime familjes.
    Respekte.

  3. Edi NYC/USA says:

    Ngushëllime familjes Hakani.

    Kozmai ishte i vetmi përson që ndërhynte drejtë për drejtë në këshillin e lagjes dhe plotëfuqishmit të lagjes duke kundërshtuar e ndaluar atyre në vendimet për të internuar familjen time sa herë që cikli i internimeve ushtrohej nëpër lagjet Elbasanase.
    Kozmai si bir Elbasanasi jo vetëm nuk lejoi ti bëhej padrejtësi familjes time, por edhe e mbrojti atë edhe pse familjet tona nuk kishim aspirata politike të njëjta.
    Djali i Lirisë, dhe nipi i Petritit kishte karakteristikat e tijë të rralla si njeri me mirëkuptimin e plotë të së drejtës njerzore.

    Kozmai do të kujtohet gjithmonë nga familja ime si përsoni që shpëtoji familjen time nga interrnimet e diktatura Enveriste e të veprimet të tyre në përmbushjen e kuotave propogantiste….

  4. Heqerem Ametlli says:

    Ngushellime familjes se profesorit nga ish nxenes i tij i vitit 1974.

    Nje njeri brilant dhe shume karizmatik.

    U prefte ne paqe.

    Heqerem Ametlli

    Canton , Michigan, U.SA

  5. american16al says:

    Ngushellime familjes Hakani.!
    Respekt per mesuesin tim.

  6. Besa says:

    Keqardhje per qytetarin,mesuesin e nderuar.Ngushell8me fam8ljareve..

  7. Besa says:

    Keqardhje per qytetarin,mesuesin e nderuar.Ngushellime familjareve

  8. Ikja e nje miku te mire says:

    Keqardhje per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te mire,bashkeshortit,prindit ,mesuesit e qytetarit model te Elbasanit.Respekt per Kozma Hakanin e ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje