Bashkëshorti e detyron të abortojë foshnjën, rrëfimi prekës i nënës: Unë jam fajtorja që bëj vajza, ai do një djalë

30 Nëntor 2020, 14:18Sociale TEMA

Aborti selektiv me bazë gjinore është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, ku që prej vitit 1990 ka 33 mijë vajza të munguara.

Jona, 30-vjeçarja nga Hasi, nëna e tre vajzave është rrëfyer në “Shqipëria Live” ne TCH për problemin e saj.

Ajo është detyruar nga bashkëshorti i saj që të abortojë pasi priste përsëri vajzë në shtatzëninë e katërt.

Ai e kishte kërcënuar se do të divorcohej dhe do të merrte një grua tjetër që mund të bënte djalë.

“Vij nga qyteti i Kukësit, jam nënë e tre vajzave, dëshira më e madhe ishte të kishim një djalë, sapo bëra 12 javë e pamë dhe ishte vajzë.

Kjo gjë për bashkëshortin ishte shumë  e rëndësishme, filluan  debatet, më pas mori një mjek në telefon dhe la një takim që të bënim abortin.

Edhe mjeku tha që ta mendonim edhe njëherë sepse kishte pasoja. Por ai tha që ishte vajzë edhe do të hiqej. Shkuam në maternitet dhe u krye aborti.

Nuk kisha zgjidhje tjetër, marrëdhënia jonë do të merrte fund se më kërcënonte me divorc, duhet të mbroja edhe 3 vajzat e thera, duhej të sakrifikoja një për tre të tjera.

Ne ecim me idenë që djali është i shtëpisë dhe vajza lind në derë të huaj e do të shkojë në derë të vet. Ai më tha që nëse se bëja do të shkonte të merrte një grua që bën djem. Isha e detyruar edhe pse jam penduar.

Më shoqëroi ai që të sigurohej që do të kryhej. Kur dola nga salla më vinte në mendje ndjenja e fajit. Unë mund të vdisja edhe vetë.

Ai ishte indiferent totalisht pasi dola nga salla. Thoshte që t’i i ke tri ca e do të kartën, unë jam fajtorja që bëj vajza”, tha ajo.

8 komente në “Bashkëshorti e detyron të abortojë foshnjën, rrëfimi prekës i nënës: Unë jam fajtorja që bëj vajza, ai do një djalë”

  1. serveti says:

    PO TE ISHTE LOLOSHI KYEMINISTER , KJO ZOMKA DO BENTE TRE DJEM , FAJIN E KA RAMA…….

  2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Plehraaaaaaaaa arabe…..

  3. kL says:

    Talebanizem hesapi…. Por dikush duhet ti thote atij kafshes se gjnine e femijes e percakton mashkulli jo femra o debil!

  4. remarku says:

    PO TI KE FAJ MOJ ZONJE QE MBAN PER PER NJE IDJOT,MER NE QAF DHE FEMIJET QE BEN ME ATE GOMAR

  5. PARAGJYKIME INJORANTESH
    TE GJITHE BURRAVE DO T’I PELQENTE QE TEKEN DJAL
    POR JO T’I KERKOJE GRUAS TE ABORTOJ VAJZEN !
    KY ESHTE KRIM !
    ASNJI MASHKULL I KSAJ BOTE VLEN ME SHUME SE FEMRA
    DHE SE NUK VARET ASPAK NGA GRUAJA – LINDJA / DJALE APO VAJZE
    (Per rastin ne fjale,gruaja do falenderuar qe lind vajza,se sa meshkuj idiote si ky ??

  6. 19 says:

    fajin e ke vet qe lidhesh me idjot .me mire beqare sd me nje idjot ne krevat.

  7. ?????? says:

    O Zot cfar monstre ske pune ke Zoti ti o kriminel..si vajza si djali. Njelloj jane o poshtersi njeri ZOTI ta ka bere ferrin gari o monster

  8. Shenjestra says:

    C’fare te beje e shkreta grua.Keq t’a ndaj keq t’a mbaj.Po t’a ndaj,ku do shki,ç’fare do haj.E detyruar ajo i jep durim vehtes dhe e mban per burre kete kafshe tropikale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje