Një tjetër pacient me koronavirus në Tiranë hidhet nga spitali dhe gjen vdekjen

30 Nëntor 2020, 08:35Sociale TEMA

Policia e Shtetit njofton se një tjetër pacient që ishte duke u trajtuar për koronavirus është hedhur nga lartësia e Sanatoriumit pak pas mesnate duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.

Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spitalet Covid hidhen nga katet e larta të tyre.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Një tjetër pacient me koronavirus në Tiranë hidhet nga spitali dhe gjen vdekjen”

  1. Zeni says:

    Epo ne kete pike duhet me pa mos i shtyn njeri o pra…..asnji vend tjeter s’po raporton vetvrasje nga corona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje