RTSH uron ndryshe festat e Nëntorit

29 Nëntor 2020, 13:55Sociale TEMA

Radio Televizioni Shqiptar ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar festat e nëntorit. Përdorimi i logos dhe identitetit të RTSH, shoqëruar me vepra të artit pamor dhe monumental që përkujtojnë ngjarje të shënuara të Pavarësisë dhe luftës nacional clirimtare, jep një pamje të re dhe emocionuese të tyre. Këto bashkëshoqërohen me urimin për festat si dhe me sloganin kuptimplotë të RTSH “ Së bashku!”

Veprat e përdorura për përkujtimin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë janë nga autorët më të mirë shqiptarë si “ Në mbrojtje të qeverisë së Vlorës” nga Zef Shoshi, “ Azem Galica me trimat can rrethimin” e Abdurrahim Buzës, ‘ 28 Nëntor 1912” e Petrit Cenos, “ Mic Sokoli” e Sali Shijakut .

https://youtu.be/t-7ZmpXA7YU

https://youtu.be/jgLlNRNK69I

https://youtu.be/lSUj9kjOnY4

https://youtu.be/M3-JKPbXJ-0

Ndërsa për përkujtimin e 29 nëntorit, ditës së clirimit janë përdorur vepra monumentale “ Nënë Shqipëri” e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadërri, piktura në vaj “ Këshilltarët e Hekalit” e Fatmir Haxhiut, “ Ju flet Tirana” e Pandi Meles, dhe “ Pararoja e batalionit Hakmarrja” e Sali Shijakut”

Gjithashtu jane perdorur dhe disa sekuenca nga kori LIRA i Korces

https://youtu.be/x43rnCZ5kXU

https://youtu.be/Fa_rN_XWcQA

https://youtu.be/eWV4XdeDdDk

https://youtu.be/ZCC8AwhG2KE

https://youtu.be/OaNLsA0_3fY

https://youtu.be/fF47wTh5Hnw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje