Rama poston videon me Bratajn në terren kundër Covid: Urgjenca, shembëlltyrë e simotrave në Europë

29 Nëntor 2020, 13:53Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video ku tregohet se si funksionon Urgjenca, duke shkruar se ajo “është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë”.

“Dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi!

Respekt për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm”, shprehet Rama në shkrimin shoqërues të videos ku shihet në aksion edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

10 komente në “Rama poston videon me Bratajn në terren kundër Covid: Urgjenca, shembëlltyrë e simotrave në Europë”

  1. Genti says:

    Si ka mundesi cdo njeri qe vjen ne pushtet ne Shqiperi nuk ule koken te punoje per popullin,por shesin pordhe.

  2. Zeni says:

    Domethene pas 30 vjetesh u beme prape me ambulanca….edhe nja 30 vjet te tjera do Zoti behemi prape edhe me qen per raste termetesh

  3. bujari says:

    Eshte me se e vertet, urghenca kombetare ka bere nje hop. Mirnjohje per drejtuesin dhe personelin e ketije institucioni.

  4. Tuku says:

    Sa keq me vjen per keta komentues qe kane humbur çdo tipar njerezor, jane kthyer thjesht ne kafsha mosmirenjohese, megjithese duhet te me falin kafshet per krahasimin, sepse ato jane shume me shume te mirenjohese.

  5. Viola says:

    Po si ka mundesi qe jemi kaq mosmirenjohes.Mbase duhet akoma pune por qe te harrosh si ishin ? Nuk mund te behet aq lehte ajo qe u shkaterua per gjithe keto vjet.

  6. AD says:


    Nder e lavdi deri ne perjetesi

    BOTA NEN BLUZAT E ZEMRAT TUAJA TE BARDHA

    – Ju Jeni heronje dhe heroinat e Luftes se 3- Boterore me emrin COVID- 19+

    – Lufta e pare e drejte humanitare ne historine e njerezimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Bota ne kembet tuaja vellezerve motra shkencetare, mjek e mjeke,
    infremere e infermereve e deri sanitare te spitaleve ne mbare Boten!
    Njerezimi perkulet e do te perkulet me nderim me ju strateget, admiralet,
    gjeneralet, kolonelet, majorette, kapitenet … ushtaret e luftetaret e
    vijes se pare te frontit te luftes per jeten kunder vdekjes… te luftes me
    humane ne historine e njerezimit !
    Emrat tuaj do te shkruhen me germa te arta ne panteonin e luftes
    se pare 24 karat humanitare jo te vdekjes kunder Jetes por te Jetes
    kunder vdekjes!
    Sakrificat, rreziqet, vuajtjet, dhimbja juaj nuk do te shkojne kot.
    Eshte lufta me e shenjte ne historine e njerezimit!
    Lotet ne syte, faqet dhe zemrat tuaja flasin me shume se cdo fjalim,
    se cdo mashtrim, se cdo spekullim sharlatanesh politike e mediatike,
    komplotiste e mendje e shpirt cartun qe nga Moska e deri ne Washington,
    qe nga Pekini e deri ne Token e Zjarrte qe nga Alaska e deri ne Zelanden e Re,
    qe nga Tirana e deri ne São Paulo…
    Ju jeni heronjte e heroinat e luftes se jetes kunder vdekjes!
    Bota ne kembet e bluzat tuaja te bardha po aq sa zemra e Hipokrati
    t dhe zemrat tuaja sa vete Globi Tokesor.
    Bota ne kembet tuaja luftetare heronj e heroina te luftes se bekuar
    te jetes kunder vdekjes !
    Kush shpeton nje jete Boten e shpeton!
    Po miliona jete duke rrezikuar deri ne vetflijim te vetes !?
    Bota nen bluzat e zemrat tuaja te bardha sa vet Globi Tokesor!
    Nderim e lavdi deri ne perjetesi!?

  7. miresi says:

    Qe te flasim per ato ishin dhe jo ato qe mungonin se s’eshte momenti; ne Shqiperi para 1990-es ne fshat kishte ambulace, infermier, mjek , mami dhe shtepi shendetesore, ne çdo fshat , ne dijenine time. Te shtroheshe ne spitale ishte falas dhe nuk mendoje kur ishe semure, kishte nje ligj qe çdo makine apo edhe autobus plot me pasagjer, ne qoftese njoftohesh per nje te semure urgjent apo aksident, kthente rrugen dhe e çonte njeriun ne spitale, ne rast te kundert shoferi prçedohesh dhe i hiqej patenta, vaksinat ishin falas dhe te disa semundjeve siç ishte dikur tuberkolozi etj. “Po sot Shqipëri, pa më thuaj si je – po si lis i rrenxuem përdhé…” Mblidhni mendjen, ja rrembeni atij sistemi te mirat dhe i leni te keqiat ne qoftese e keni seriozisht dhe sekuestroni vilat ne Lalez….

  8. miresi says:

    Qe te flasim per ato qe ishin dhe jo ato qe mungonin se s’eshte momenti; ne Shqiperi para 1990-es ne fshat kishte ambulace, infermier, mjek , mami dhe shtepi shendetesore, ne çdo fshat , ne dijenine time. Te shtroheshe ne spitale ishte falas dhe nuk mendoje kur ishe semure, kishte nje ligj qe çdo makine apo edhe autobus plot me pasagjer, ne qoftese njoftohesh per nje te semure urgjent apo aksident, kthente rrugen dhe e çonte njeriun ne spitale, ne rast te kundert shoferi prçedohesh dhe i hiqej patenta, vaksinat ishin falas dhe te disa semundjeve siç ishte dikur tuberkolozi etj. “Po sot Shqipëri, pa më thuaj si je – po si lis i rrenxuem përdhé…” Mblidhni mendjen, ja rrembeni atij sistemi te mirat dhe i leni te keqiat ne qoftese e keni seriozisht dhe sekuestroni vilat ne Lalez….

  9. Cami says:

    Sot po del ne pah që ideja e ish ministrit Beqaj paska qënë e duhura per të krijuar Urgjencen Kombetare. Kjo Urgjena Kombetare eshte vetem merite e ish ministrit Beqaj.

  10. Tani says:

    Tani kujtohesh per Urgjencen Kombetare, ka qe ne 2015 qe eshte bere nga koha kur minister ishte Ilir Beqaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje