Artan Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale, ndërhyrje nga më i vogli te më i madhi

29 Nëntor 2020, 19:39Sociale TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame pranon se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Nga qyteti i Korçës, Artan Lame tha se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës. Por numri një i kadastrës paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë.

“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”. Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët”, shprehet Lame.

Kreu i Kadastrës tha se institucioni që ai drejton synon të certifikohen tokat e marra me ligjin 7501 dhe 20 mijë familje që kanë aplikuar të pajisen me AMTP.

“Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”, tha Lame.

Për sa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19 dhe ndikimit Lame, shprehet se përveç të tjerash kjo situatë i ka penalizuar edhe ata për dhënien e certifikatave të pronësisë.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda pak muajsh ka ndërruar 8 drejtorë? Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj.

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci
Jurgen Pilkati
Andi Binaj

8 komente në “Artan Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale, ndërhyrje nga më i vogli te më i madhi”

  1. Doktor Mortja says:

    Tokat qe te la jot eme do i pajisesh me Certifikate Pronesie?!
    Shume p… e madhe e paska pas jot eme, Shiqerja, Anita e Nexhmija?!
    Pronat e tuaja, kur te vdesesh do i trashegojne femijet e tu apo do ja japesh shpise se jetimeve?!
    E mi Shiqere , cfare i shkaktove ketij populli.

    1. Revizori says:

      Shume e drejte Zoti Komentues.
      Por mos harro, se perveç Sali Mortjes, edhe ne shqipëtarët si.popull nuk mbetemi mbrapa per nderhyrje ne gjithshka.
      Nuk pranojme te na vizitoje doktori pa mik. Nuk e kuptojme dot qe t’i dergojme fëmijët ne shkolle dhe te mos futim miq. Do kerkojme dreqin dhe te birin derisa te gjejme nje mik.
      Pse? Nga mungesa totale e respektit per ligjin dhe te drejtën. Kete ka shfrytezuar Sali Mortja per te bere siç ka dashur.

  2. emigranti says:

    Do e zgjidhi Edi kur te marri mandatin tjeter …
    Jepjani prape

  3. Peti per verteti says:

    O Artan…o legjend,o lepur….po mire këta ne Vlore..janë te kapur,po ky bythqiri i Fierit çfare eshte… ne qytet…shtepira nga 20 vjet pa u legalizuar me dokumete ne rregull…..

  4. Me emero mua qe te fut ca ne burg, te nderoj Qeverine Rama dhe Shqiperine. Ju flm
    Ps. Une nuk di te vjedh, as me shkon ne mendje te vjedh.

  5. Genc says:

    10k cdo muaj i do zotrote…nga cdo drejtues kadastre rajonale, pa llogaritur te jashtezanoshmet.

  6. Iliria e bashkuar says:

    Tani eshte vone. E keqja eshte bere. Ne lidhje me pronat dhe te drejtat e njeriut te gjitha qeverite ka deshtuar. Ju jeni bere pak a shume si Enveri

  7. Ligjet qe kemi aprovuar per pronen jane totalisht me konflikt dhe shkelje e rende e kushtetutes qe eshte sot me fuqi.
    Me kushtetute per pronen shkruhet: prona trashegohet
    blihet ose shitet, dhe dhurohet.
    Me ligjin 7501 dhe ligjet e tjera qe kemi aprovuar per token, pronen, pasurine e patundshme, jane totalizator shkelje e rende dokumentit themeltar kushtetuta dhe Nenet e saj per pronen dhe pronarin e ligjshem.
    Kur egziston corruption political ato prodhojne ligje te korruptuara, dhe demokracia nuk funksionon.
    Nje scanner I domosdoshem duhet per politikanetdhe kete e realizon vetem vota e drejteperdrejt e zgjedhesve, sovrani dhe jo partia politike e korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje