Festat e nëntorit shtojnë fluksin e vizitave në Korçë, vendasit të frikësuar nga përhapja e infektimit

29 Nëntor 2020, 18:14Sociale TEMA

Alarmi se shifrat e koronavirusit mund të rriten edhe me tej, nuk i frikëson aspak shqiptarët.

Edhe pse në situatë të pazakontë shumë kanë zgjedhur të kalojnë ditët e festave të Nëntorit në Korçë, Dardhë apo Voskopojë .

Në Voskopojë, shumica e vizitorëve ishin të kujdesshëm për respektimin e masave anti-COVID. Por në Pazarin e Vjetër të Korçës nuk respektohej distancimi, raporton Klan.

Bizneset e hotelerisë thonë se po tregohen rigorozë në zbatimin e protokolleve. Kontrollet e vazhdueshme të policisë por edhe frika nga infektimi, kanë rritur kujdesin për të mos neglizhuar masat.

Dyndja e vizitorëve gjatë fundjavave ka shqetësuar banorët e Voskopojës, të cilët ankohen se masat anti-COVID nuk respektohen, duke u bërë shkak për përhapjen e infektimit.

Fluksi i vizitorëve në fundjavë po mban në këmbë industrinë e turizmit të juglindjes, e goditur fort nga efektet e pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje