Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shërbimi i kolaudimit të makinave do t’i kalojë shtetit. Do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor e cila do të ofrojë këtë shërbim, pasi 31 dhjetori shënon përfundimin e koncesionit nga kompnia SGS Albania.
“Vizion Plus” ka siguruar urdhrin e ministres së Infrasrukturës, znj. Belinda Balluku, e cila i drejtohet kompanisë koncesionare ku kërkon prej saj dorëzimin e mjediseve dhe infrastrukturës përkatëse.
Ministria ka ngarkuar Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik si dhe pajisjet. Sipas urdhrit, kërkohet që transferimi të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2020.
Kontrata koncesionare përfundoi afatin 10-vjeçar në shtator të vitit të kaluar, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj duke bërë që afati final të jetë 31 dhjetori i këtij viti.
Por çfarë do të ndodhë më pas? Burime i thanë “Vizion Plus” se nuk pritet të ketë një koncesion të ri për këtë shërbim të paktën në afatshkutër. Ndaj do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor si pronare e kësaj infrastrukure që do të ofrojë kolaudimin për qytetarët.
Por a do të aplikojë shteti të njëjtën tarifë kolaudimi si kompania private? Burime nga grupet e punës që po merren me këtë procedurë kanë hedhur idenë e reduktimit të saj, por mbetet që vendimi final të merret nga Ministria e Infrastrukturës.
Më herët ministria është shprehur se do të liberalizojë këtë shërbim, duke licnecuar disa kompani. Por ky proces duket se do të shtyhet në kohë dhe qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të vendosë mbi ecurinë e këtij tregu, i cili qarkullon në vit rreth 8 mln euro.
Ky eshte veprimi me i mire sepae kompania qe bente kolaudimet kish mbledhur hajdute dhe njerez te ndyre qe i ngelnin makinat vetem per te paguar te sekseret e ndyre qe mernin nga 5000 deri ne 10000 lek te reja. Ky ish nje krim i organizuar qe kurr nuk u godit nga strukturat perkatese dhe renonte popullin.
I doli fati perseri Edmond Bllakos hajdutit te kolaudimit kur e kishte LSI. Te beje edhe ca lek perseri Alqi Bllako se gjynaf ska vjedh fare keto kohe.
SGS ishte nje vjedhje ndaj shqiptareve. Vendim per tu pershendetur. Meqe gjeneron 8 milion, pse mos te vazhdoje ta administroje shteti!?
C’eshte kjo idiotesi, vjedhje, koalidim makine. Nuk behet ne Amerike koalidim makine. Nuk ekziston nje praktike e tille. I kerkoni qeverise te eliminoje kete praktike. Makinat tani jane te reja.
E morin ne dore keto te PS tani bejne kerdine duke vjedhur….o sali krimineli cfar shteti keni ndertuar ne korrupsion edhe ti edi hajduti me keq se sala je