Kjo vaksinë mund të jetë shpikja më e madhe e dekadës

30 Nëntor 2020, 10:39Sociale TEMA

Teksa shumë laboratorë nëpër botë janë duke u përpjekur të prodhojnë një vaksinë kundër Covid-19, rezulton se kompanisë farmaceutike amerikane Moderna iu deshën vetëm dy ditë për të dizenjuar propozimin e saj.

Kujtojmë se prej më shumë se tre dekadash, ekipet shkencore përpiqen të krijojnë një vaksinë kundër një koronavirusi dhe fakti që kompania e dizenjoi një të tillë për dy ditë, e bën atë të jetë një nga përparimet shkencore më të mëdha të dekadës.

Vaksina e Moderna-s përdor teknologjinë mARN dhe bazohet te ARN-ja mesazhere, një pjesë e acidit ribonukleik që mbart informacion në lidhje me sekuencën e aminoacideve të një proteine specifike nga ADN-ja.

Në terma të thjeshtë, mund ta shohim mARN si një pajisje USB të cilën qelizat e përdorin për të kaluar informacionin nga kompjuteri (ADN) në një pajisje tjetër, si printeri (ribozom). Kështu, ata mund të mashtrojnë ribozomet dhe t’i bëjnë të prodhojnë proteinat që duam.

Ndërsa vaksinat e tjera marrin informacion gjenetik nga një virus dhe e kultivojnë atë në një qelizë njerëzore, metoda mARN thjesht kërkon kodin gjenetik të virusit, duke shkurtuar kështu procesin e prodhimit.

Kjo teknologji është baza për dy nga vaksinat më të përparuara: Moderna dhe Pfizer. Prandaj, nëse laboratorët e tyre janë të suksesshëm, arritja do të jetë shumë më e madhe sesa vetëm parandalimi i Covid-19. Këto kompani do të testojnë fuqinë e teknologjisë për të ndryshuar mjekësinë dhe industrinë farmaceutike.

Vaksina e Moderna-s ishte 94.5% efektive, ndërsa e Pfizer 95%, sipas rezultateve të fazës 3.

6 komente në “Kjo vaksinë mund të jetë shpikja më e madhe e dekadës”

  1. miri says:

    Çdo vaksinë që vepron duke ndërhyrë në kodin gjenetik të njeriut nëpërmjet teknologjisë mARN është shkatërrimtare.
    Kodin gjenetik për çdo njeri e ka formatuar vete natyra, njeriu lind dhe vdes me kodin personal. Vaksina do veproje duke nderhyre ne kodin gjenetik dhe askush nuk di si do ndikojë tek ata që do vaksinohen.

    1. ariu says:

      Nuk ka aritur shkenca as te zberthej gjithe kodin gjenetik te njeriut e jo me ta ndryshoj. Mos ngatro kodin gjenetik te nje virusi me kodin gjenetik te njeriut.

  2. Tr says:

    Ky ishte dhe qellimi. qe Nepermjet vaksines te ndryshoj dhe kodi gjenetik.
    I THONI JO VAKSINES!!!

  3. Kevin says:

    Futeni ne byth te edit end Co.

  4. gjergji says:

    O miku im miri:besoj se je nuk din se cfar shkruan.Mik: te gjitha ilacet e reja te prodhuara nga kompanit farmaceutike moderne e te medha ,kan baze permiresimin e aktivitetit te geneve te demtuara te kodit gjenetik qe shkaktojne semundje.Sa per dijenin tende kompania “Merc” i shiti te gjitha patentat e prodhimit te ilaceve gjenerike te ndryshem BASHKE ME LEJET E PRODHIMIT E TE SHITJES (pra edhe prodhimin e lejimin natyrisht te shitjes te atyre ilaceve) qe ishin ne arkivat e “Merc-ut” KOMPANIS FARMACEUTIKE ISRAELITE “Teva” QE I PERKASIN PERIUDHES QE NGA KRIJIMI I KOMPANIS FARMACEUTIKE “MERC” DERI PATENTATA E PRODHIMIT ILACEVE TE VITEVE 1960.DUHET TA KUPTOSH SE PERIUDHA E ILAQEVE GJENERIKE PO I AFROHET FUNDI E VENDIN E SAJ PO E ZENE ILAQET QE KAN BAZE PERMIRESIMIN E AKTIVITETIT TE GENEVE TE DEMTUARA(shkaktare te semundjeve te ndryshme) si mendyra te reja shume cilesore te mjekimit ashtu edhe ekonomikisht me cilesore.besoj me kupton drejt,prandaj edhe vaksina e Modernes apo Pfizer eshte me efektive se ajo e Oksfordit.

  5. pirro says:

    edhe vaksina sputnik ka te njejten teknologji me mRNA. Por sot duhet te perdorim vaksinat politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje