PD nis fushatën me të inkriminuar: Si përdori dje Ina Zhupa 55-vjeçarin e akuzuar për ngacmim seksual të meshkujve

30 Nëntor 2020, 13:06Politika TEMA

Partia Demokratike publikoi dje rastin e Arben Gjokës në Njësinë 8, i cili pretendonte se nuk ishte futur në listën e përfituesve nga Programi i Rindërtimit. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati e zbuloi po dje, se në fakt Arben Gjoka nuk kishte aplikuar fare për t’u bërë pjesë e programit, si gjithë qytetarët e tjerë.

Fakti se PD-ja abuzoi me rastin në fjalë nuk është lajm, pasi në këtë rast lajm përbën fakti se ka përdorur për fushatë persona me precendentë kriminalë. Arben Gjoka, personi me të cilin u shfaq dje përkrah zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, ka kryer vepra të ndryshme penale dhe është shumë i njohur për policinë.

Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se Arben Gjoka i datëlindjes 1965 është një emër i skeduar disa herë për vepra të ndryshme penale. Ai është arrestuar 3 herë nga policia e shtetit, ndërkohë që në rekordet e tij kriminale janë edhe 2 ndalime. Madje, si person me precedentë të shumë kriminalë, ai ka qenë i shoqëruar edhe 9 herë të tjera nga policia.

55-vjeçari Arben Gjoka, i cili është i pamartuar dhe jeton me familjen e të vëllait, ka qenë i akuzuar edhe për ngacmim seksual dhe përndjekje të personave të të njëjtit seks. Në vitin 2016, Arben Gjoka ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-vjeçar. Pasi iu prezantua në “Facebook” si biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale. Duke mos marrë atë që donte, Gjoka ka nisur përndjekjen ndaj të riut përmes mesazheve sms, thirrjeve telefonike dhe mesazheve në “Facebook”.

Ky nuk është rasti i parë që PD-ja denoncon si jo përfitues nga rindërtimi, por të gjitha rastet janë hedhur poshtë si mashtrime ose abuzime. Rasti më flagrant ishte ai i një gruaje në Njësinë 4, të cilës PD-ja i ndryshoi identitetin për ta shitur si jo përfituese nga rindërtimi.

4 komente në “PD nis fushatën me të inkriminuar: Si përdori dje Ina Zhupa 55-vjeçarin e akuzuar për ngacmim seksual të meshkujve”

  1. rrema says:

    Cfar mund te presesh tjeter nga Ina ZHLSJA e kombinatit, deri sa vet eshte e lidhur me nje kontigjent policie, hajdut dhe vrases….

  2. Beni says:

    Po perse merreni se cilin individ te inkriminuar merr Ina Zhupa, ajo eshte martuar me ne njeri me rekorde kriminale.PD nje parti e mbushur me bandite dhe mbi te gjitha nje parti hipokritesh e mashtruesish qe akuzojne te tjeret per veset qe i kane vete.

  3. Boston says:

    Me kujtohet shpesh kjo laraske pa tru kur mallkonte ngritjen e stadiumit Arena………Idiote dhe e lige ne shpirt

  4. Ano says:

    Ju jeni me te keqinj por dhe kto Zhuprat nuk na e mbushin mendjen….skane bete nje pune ne jete….nga Universiteti i Qilit ke Pd….gota do mbushet e do derdhet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje