Sazan Guri publikon zbulimin e ri shkencor: Flamuri shqiptar është më i vjetri e më autentiku në botë, marrëzi kjo historia e Ismail Qemalit në Vlorë. Rama tronglli i gjatë që si di këto

30 Nëntor 2020, 13:58Kulturë TEMA

Sazan Guri ka vijuar më tej me kërkimet e tij shkencore.

Pas zbulimeve të shumta në një sërë fushash dhe pasi nxorri librin e parë në botë për Covid-19, Guri ka vijuar me hulumtimet edhe në histori.

Përveç zbulimit se dhalla dhe kosti kishin karakretistika shqiptare që duheshin futur në UNESCO, eruditi i kohës ka dalë në një tjetër përfundim.

Ai ka mundur të zbulojë se flamuri shqiptar është më i vjetri dhe më autentiku në botë.

Mes të tjerash, sipas tij historia e flamurit që trajtohet deri më sot është marrëzi.

Mes të tjerash ai shkruan:

“1.Në një postim mbi flamurin me shkabën me dy krena e qendisur në gjoksin e princit Albert edhe jo rastësisht mbi një fustanellë të kuqe të veshur ditën e martesës me mbretëreshë Viktoria, e cila ka jetuar nga vitet 1830 deri në fillim të viteve 1906, që i bie martesa aty nga vitet 1850, u ndeshëm me mendimet nga më të më të ndryshme për këtë flamur nga ajo që nuk kemi lidhje, sepse ai është bizant deri te prania e kësaj embleme me shqipponjën me dy krena te shumë e shumë shtete apo vende nga europa e rusia deri në mongolët e azisë dhe mamlukët e Egjyptit.

Nuk kanë faj, ndaj dhe nuk dinë se c’thonë, sepse shkolla konvencioanle me libra të shkruajtur nga të huajt kështu na ka mësuar dhe se vetë shqiptarët e masin kutin e vlerave të tyre me këtë shqipëri e popull të ngelur si mbetje e shtrydhur por që mbart një histori të gjatë, ndaj dhe jemi kondensuar (ngjeshur-ndrydhur) kaq shumë. Që mos të besojmë dot te arsyeja dhe vlera e të parëve.

2. Na thuhet se u nxorr nga një sirtar i sepeteve në shtëpinë e Vlorave, dhe Ismail Qemali na paskish vajtur pa flamur në ngjarjen për flamurin. Marrëzi?!.

Edhe sikur, pse u gjet flamuri me shqiponjën dy krenare, pis e zezë, sic e mbanin shqiptarët e shoqatave kombëtare në Bukuresht, e kudo apo pinjollët e familjes së Bonaparteve që zbritën në Korsikë, si arvanitas të krahinës së Manit të Moresë, që vonë vonë nga 1831 u quajt Gërqi.

Po këtë flamur e kishte mbajtur i madhi Skënderbe, veçcse më mes të kokës së dy krenave qendronte një yll gjashtë cepës, i njojtur si ‘Yll i Davidit, dhe shumëkush e lidhe pa u thelluar me simbol të çifutëve. Po të ishte kaq e vërtetë, pse e mbanin si totem në shpatullat e tyre gratë e Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe të Mirëditës, me nëndijen e tyre dhe me porosi të para ardhësve të tyre. Apo rastësi?

3. Paçka që kamunistët e kthyen në pesëcepës dhe më keq akoma, ky tronglli i gjatë këto kohë moderne të qeverisë pandemike e ka shndërru në të bardhë, si te Drejtoria e Doganave apo nëpër Ambasada, etj., duke mos pyetur as parlamentin.

Nejse, bisedë më vete?! Po aq e shmëmtuar ishte edhe veprimi i klasës politike shqiptare pas viteve ’90, së bashku me historianët e politizuar që flakën legenin me gjithë foshnje, pra, hoqën si një lodër fëmijësh simbolin yll, që si në formën me pesë cepa, apo gjashtë cepa, siç e mbante Skënderbeu apo edhe me tetë cepa, siç e mbante Aleksandri i Madh, të gjitha janë figurë/simbole të besimit pellazg, vazhduesit e të cilëve, siç e theksojnë me mijra studiuesë qëmoti janë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

4. Theksojmë fort se shqiponja dhe ylli simbolizojnë qysh në kohët e lashta dritën, shpirtin, vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi që janë thellësisht të rendit mendor, ku edhe vetë Moisiu porosiste se shqiponja dhe ylli janë veçse sinonime. (Antichita greche, nga padre Gaetano Maria Monforte, 1823, fq 224, marre nga Sellenizmi i F.Demit, fq 161). Pra, jemi në vitin 1444, ku Skënderbeu ynë gjeti këtë flamur me yll, i përcaktuar si i vitit 1443 (s’ka rëndësi për momentin si yll i Davidit). Kujdes! Me yll, si Hititët 1300 vjet para krishtit, me dykrena e me yll edhe te shumerët, prej nga e morrrën hititët – vëllezërit e pellazgëve. Ky vit (1443) na rendit të pestit në botë për mbajtje flamuri në shesh lufte, mbas atij të Skocisë i v.832, mbas Austrisë i v.1230, mbas Latvias, i v.1280 dhe mbas Danimarkës i v.1307. Me këtë informacion pa qendrime shkencore, flamuri i Skënderbeut shkon direkt i pari (në vitin 832), sepse mbretëria skoceze quhesh albany e alban në këtë kohë.

Por, le të rrimë te Princi i Shtetit të Epirit, që qysh nga 1204, Mihaili mbret e kishte shpallur Despotat që shtrihej deri në Shkodër, në kufi me shtrirjen e përkohshme të mbretërisë serbe në veri dhe të asaj bullgare në lindje. Ndaj, jo rastësisht, ky hero (Skënderbeu) shpallej Prijs i Epirit, i Albanisë e përreth (Dominicus Custos, botuar më 2 Janar 1600). Dhe këtë flamur Gjergji ynë e trashëgoi nga principatat arbnore, ku të dymbëdhjetë principatat mbanin shqipen dy krenash dhe pak prej tyre e mbanin një krenë. Dhe jo vetëm, Mihaili, Dhespot i Epirit, kur e themeloi despotatin kishte për flamur pikërisht atë lloj shkabe me dy krena që më pas e përcolli në shekuj stërnipi i tyre i madhi Skënderbe. Kësisoj, shqiponja dy krenëshe në flamurin shqiptar të paktën është e vitit 1204, ku shteti epirot e mbante në monedha, në xhubletë, në xhoke, në vatër zjarri, në bastune, në këngë, në vallen e shqipes, e në gurë varesh etj”, nënvizon Guri. (TemA)

19 komente në “Sazan Guri publikon zbulimin e ri shkencor: Flamuri shqiptar është më i vjetri e më autentiku në botë, marrëzi kjo historia e Ismail Qemalit në Vlorë. Rama tronglli i gjatë që si di këto”

  1. Tefik Mokra says:

    Aman o Mero, të lutem, mos na nxirr më këtë Sazan Gurin, dhe Alfred Çakon, se na ul nivelin, na bën budallenj me zor, na duket vehtja si në vaktit kur thoshte DIKUSHI që fluturon gomari, dhe të gjithë ne, thoshim AMIN, fluturon shoku…….
    Aman, mo na inxirr më këta dy monstra, turp për kombin, që nuk i lexon asnji njeri, vetëm se vështirosen, dhe me këtë rast, ndonji rikoshetë të share, të cik edhe ty.
    Pëshendes.

    1. Ray says:

      Sic duket Sazani nuk e paska ditur faktin se ne fshatin Kuc te Vlores,
      nga vitet 1960-te eshte gjetur nje artifkact mbi 2 mije vjecar, ku tregohet nje Shqiponje me dy koke e gdhendur ne nje pllake guri
      dhe ne trupin e Shqiponjes,
      ishin gdhendur 2 gjethe dushku ….

      Kjo skulpture e vogel, jua dha atehere prof.Aleks Budes, dhe duhet te jete ne Muzeun Kombetar, besoj .

    2. ben says:

      Mire e ke ti more mik, por per sa kohe qe ne vazhdojme te klikojme ne lajmet per kete Sazanin, qe ne fakt ka lindur rrot [email protected], Mero do vazhdoje qe te botoje gomarlleqet e Sazanit dhe te gomereve te tjere si puna e tij.
      Eshte ceshtje klikimesh, … e kuptoni, … jane paret ne mes, keshtu qe aq i ben Meros se hajvane te tipit Sazan Guri na bejne ne te jereve qe te nevrikosemi.

  2. Pavioni 17 says:

    Ky Sazani sa here zbulon bythen e vet, e qyan zbulim shkencor. Ju te gazetes, e merrni vesh qe eshte i marrë, apo jo? Apo e botoni per gallate, ne vend te rubrikes humoristike?

    1. Lani says:

      Ka ndonje na thote keshtu trongll i papjekur ka qene ky Sazon Druri?

  3. kili says:

    ky Sazani eshte skraparli,,dhe si thosh noli hall i madh me skraprlline,ka rrezik te hash dhe dru,dy ministra le te rine se na duhen dhe pa tru.Le te rije dhe Sazani si njeri i mendjes se duhen dhe keta pa tru.Ka hak populli kur thote mos na lente zoti pa budallenj.

  4. Daja says:

    Kapeni kete idiot te mones. I lesho likja keta qe te duket mencur likja.

  5. Katunari i Vicidolit says:

    Copallke, ti vetem per te lare trangullin perdoresh.
    Sqarim: Copallke (quhet ajo qe eshte me bisht dhe qe e perdornin fshataret kur lanin rrobat per te hedhur uje).

  6. huri me maje says:

    OOOO zano na fol per minierat dhe thyerrjet tektonike, historine leri ta bejne historianet dhe studjuesit, se keshtu e ke hap shume bythen hu me hu, edhe te hyn ndonje

  7. Kozmo says:

    Shume I sakte eshte Sazani, por nuk pretendohet, qe Ismail Qemali te kete bere I pari kete ZBULIM. Ka ardhur brez pas brezi.

    1. Anna says:

      Ju lutem edhe nje budalla kur flet fjale te mira per shqiperine pranojeni.Serbet e Greket e sotem skane pase kurre histori po me fjalet e budallejve krijuan historite e tyre e sot ata krenohen me to.

      1. ben says:

        Anna-komenti juaj eshte me fantastiku.

  8. D.Didani says:

    Flamuri me shqiponje eshte ne disa vende te Europes.Bile indentik e gjejme tek turqit Selcuk,rreth vitit 1100,por nuk dime edhe me tej.
    Dime qe Skenderbeu e valviti kete flamur ne Kruje,por nuk dijme sakte : e gjeti? E solli?? Ishte ne arkivat e Shqiperise?? Por lind problemi..Skenderbeu e ngriti kete flamur sapo erdhi? Por nuk kemi njohuri te plota..Ne periudhen kur ishte ne Turqi,a studjoi Historine Shqiptare ??? kush ishin mesusat e tij? etj etj etj. ( sepse dime edhe faktin ,qe ai ne Turqi shkoi kur ishte vetem 9 vjec???) pra nuk jane gjera qe i zgjidh Sazani ,mendoj une ,sepse ai me duket se eshte per shkurret dhe kafshet!

  9. Beno says:

    “Do ngrihen kembet
    ti bien kokes ! ”
    Ik ore idiot qelbesire,shko shiko ndonje gur andej nga Tomorri.
    Shko futi dhe ndonje dhalle se ty nuk te ndreq as zoti.
    Budalla funksional.
    Sa poshte kemi rene.

  10. aleko says:

    90 perqind e historise serbo greke eshte e sajuar ,totalisht e shteremberuar dhe eshte ne dem te historise se shqipetareve qe duke u perpjekur gjasme ta bejne sa me te vertete me inferioritet te tejskashem kane bere nje histori qe con uje ne historine e genjeshtert te turqeve serbeve dhe grekerve.Shqipetret duan historine tone te vertete , por akademia jone as ka nderment ta beje kete.Prandaj jo vec sazani por dhe mjafte intelektuale te tjere perfshi dhe gjuhetare dhe historiane jashte akademise po perpiqen te gjejne fillin nkryesore te lemshit te maadhe te historise sone te lashte , te veshtire dhe te fshehur…

  11. hivseda says:

    Sazani eshte nje budalla qelbesire qe mjer Shqiperia qe paska dhe njeres te tille qe dalini ne TV ose shkruajne ne gazeta….Puuupuuuu!!Ku kemi rene….

  12. Shqipja says:

    E kuptoni ku jemi si popull. Me doktor profesor sazani, grifsha suma, mona gjekmarkaj etjetj etj
    E ju vjen keq qe thote Kadare popull skllav. Po jeni ore qe bertisni gjithe diten qeveria. Po Edi Rama as vodhi thesarin as vrau

  13. Gazetarja says:

    E ngaterroni kete te shkretin , nuk e quajne Sazan Guri , ky e ka emrin Sazan BALTA , o njeres te mire .

  14. Gazetarja says:

    Sazan , Tronglli i shkurter , shume i zgjut na dole bre ! Eeee te shkon shume dhe emri Sazan Kungulli . Nejse zgjidh njerin qe te pelqen dhe pse
    e meriton dhe Sazan Kastraveci ! Zgjidh e merr .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje