Kryefjalë e diskutimit mes kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe analistit Skënder Minxhozi është pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka sjellë në vend, diskutim që është shoqëruar edhe me batuta.
Duke iu përgjigjur një ndërhyrjeje të Minxhozit, i cili i kujtoi dhe koalicionin me të majtën, Kryemadhi në emisionin “Real Story”, u shpreh se ajo aleancë ishte frena-freksion.
“Kriza ekonomike kishte nisur që para se të ndodhte tërmeti. Pasuroi 3-4 duar. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare nisi me koncesionet.
Rrënimi i ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e një vendi pune, e sistemit arsimor, janë arsyet.
Dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës, e blloqeve politike dhe kapjes pas fijes së barit, ku është mungesa e vendeve të punës dhe largimi i qytetarëve, janë arsyet”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Minxhozi: Mos u shtyni përtej tërmetit pasi dalim tek katër-viteshi i bashkëqeverisjes LSI-PS.
Kryemadhi: Ishte frena-freksion. Iku LSI dhe pastaj shkoi në greminë. Merrni librezën e ujit dh të dritave.
Ju paguani më shumë sot apo para 4 vitesh?! Sot e keni më lirë çmimin e ujit dhe të dritave?!
Minxhozi: S’ka lëvizur fare
Kryemadhi: Epo të paska lënë me sahatin e vjetër Lali Eri, s’ta paska ndërruar
Balla: Kjo ishte batutë
Minxhozi: Po batutë, por jo më e bukur se e para.
Si gjithe shqiptaret, i kami hequr ne kurriz bemat e mones dhe likes, qe nga skrapet e hekurudhes, vjedhjes galopante te dollareve te tenderave te energjise elektrike (i harroj thaset me dollare qe i dergonte likes zv/dr i KESh pas cdo tenderi. Jo vetem na lane pa drita por vodhen edhe sasi te medha fondesh) , veprimet skandaloze me AKBN (qe edhe se fundi e nxorri nga burgu sekserin e hidrokarbureve. Vetem drekat qe hante mona cdo dite me ish drejtorin hajdut Besjan Pesha, caktuar nga lesh e lija, vjedhjet skandaloze nga hidrokarburet e minierat. Sekseret e likes qendronin ne ministri deri sa te merrej vendimi sic kerkonte likja), vjedhjet ne CEZ (qe akoma nuk po hetohet), vjedhjet me pranimet ne universitete (i ka harruar mona), vjedhja e viles ne gjirin e lalezit. Po keshtu secili drejtor i lesh e lise eshte vendosur ne post vetem per te vjedhur. Po a ka me skandal se kur del Luan Rama dhe deklaron se ka edhe drejtore te lsi qe nuk sjellin ne parti parate e caktuara!!! A thua e kishte fjalen per para nga paga. Keto vjedhje, si dhe shume te tjera sigurisht kane ndikuar dhe akoma po ndikojne ne nivelin e jetes tone, investimeve publike, pagave dhe pensioneve.