Zgjedhjet e para të 2 dhjetorit 1945: Kur kryeministri Enver Hoxha, mori më shumë vota kundër, nga 106 kandidatët e Frontit Demokratik

2 Dhjetor 2020, 09:42Politika TEMA

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945 kur nga 106 kandidatë për deputetë që konkuruan në emër të Frontit Demokratik për 11 qarqet që kishte Shqipëria asokohe, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimitare, gjeneral-kolonel Enver Hoxha që mbante postin e kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes Popullore, ministrit të  Punëve të Jashtëme, Kryetarit të Kryesisë së Frontit Demokratik, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Shqipërisë, rezultoi të kishte marrë numrin më të madh të votave kundër, pas Ollga Plumbit, pasi nga 17. 564 zgjedhës të zonës së tij në Tiranë, 2. 151 votuan kundër tij. Të gjitha rezultatet e atyre zgjedhjeve që u mbajtën nën drejtimin e një Komisjoni Qëndror të Zgjedhjeve, i cili përbëhej nga Kryetari Andrea Sahatçi, Sekretari Andrea Nathanaili, dhe antarët Vasil Avrami, Halim Budo, Spiro Stringa, Faik Dishnica dhe Xhavit Gjata, ku nga 603.566 zgjedhës që ishin të regjistruar në listat e votimit, morën pjesë në votime 543.354 zgjedhës, që përbënin 90, 02 %. Nga këta zgjedhës 506.319 votuan për kandidatët e Frontit Demokratik dhe 36.758 vota u hodhën në kutinë pa kandidat, kurse 227 vota u hodhën në favor të një kandidati të pavarur. Kështu për kandidatët e Frontit votuan 93.18 %, kundër tyre 6.77 % dhe 007 % për kandidatin e pavarur.

Nga Dashnor Kaloçi

Një vit e tre ditë pas mbarimit të Luftës, më 2 dhjetor të vitit 1945, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare të pasluftës. Për qeverinë e kryeministrit Enver Hoxha, i cili gjithashtu mbante edhe postet e Ministrit të Punëve të Jashtëme, të Mbrojtjes Popullore, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Shqipërisë-së, Kryetarit të Frontit Demokratik dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, caktimi i datës së zgjedhjeve në fillim të dhjetorit, u pa si më i përshtatshëm, për vetë situatën e brendëshme që po kalonte vendi, pasi pothuaj i gjithë viti 1945, kaloi me gjyqe të shumta politike, ku u ekzekutuan apo u burgosën pjesa më e madhe e ish funksionarëve të lartë, politikaneve, deputetëve dhe ushtarakëve të gjitha qeverive shqiptare, duke filluar nga ajo e Ismail Qemalit e deri tek ato nën pushtimin nazi-fashist.

Debatet për ligjin elektoral

Nga fillimi i muajit nëntor të atij viti Kryesia e “Frontit Demokratik” që në fakt ishte Partia Komuniste Shqiptare, shpalli zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale nëpërmjet organit të saj gazetës “Bashkimi” dhe Radio-Tiranës, duke caktuar dhe 2 dhjetorin, si datën e zgjedhjeve. Projektligji elektoral i zgjedhjeve u miratua nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar (KANÇ) që kryesohej nga Enver Hoxha dhe gjatë miratimit që i’u bë atij ligji, pati debate të ashpëra, ku shumë antarë të KANÇ-it, kryesisë së Frontit dhe kandidatë për deputetë, si: Shefqet Beja, Suat Asllani, Sami Qeribashi, Gjergj Kokoshi, Riza Dani, Selaudin Toto etj., e kundërshtuan ligjin e zgjedhjeve, pasi ai ‘de facto’ ishte vetëm me kandidatët e Frontit dhe nuk linte asnjë shteg për opozitë. Në atë mbledhje, Gjergj Kokoshi që ishte nga kundërshtarët më të rreptë të atij projekt-ligji, në shenjë proteste doli nga rradhët e Fronti Demokratik dhe shpalli kandidaturën si i pavarur, duke qenë kandidati i vetëm jashtë Frontit në zgjedhjet e 2 dhjetorit.

Dy krerët e misioneve anglo-amerikane, Hodgson dhe Fultz: Krijoni opozitën

Që përpara miratimit të ligjit elektoral, qeveritë amerikane dhe britanike, nëpërmjet përfaqsuesëve të tyre në Shqipëri gjeneralëve Xheikobs dhe Hodgson i kërkuan kryeministrit Enver Hoxha, zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të lira, si kusht për njohjen e qeverisë shqiptare. Këtë gjë amerikanët ja kërkuan përsëri zyrtarisht Enver Hoxhës më 10 nëntor 1945, tashmë me anë të kreut të misionit të SHBA-ve, Harry Fultzit dhe atij britanik, Hodgson, të cilët i përsëritën Enverit (në cilësinë e Kryeministrit dhe Kryetarit të Frontit Demokratik), kërkesën e qeverisë së tyre, që në këmbim të vendosjes së përfaqësive diplomatike në dy vëndet, qeveria shqiptare duhet të siguronte zgjedhje të lira dhe të fshehta, shtypin e lirë dhe ndjekjen e zgjedhjeve nga gazetarët e huaj. Lidhur me këtë në kujtimet e tij, midis të tjerash Enveri shkruan: “Anglo-amerikanët e përqëndruan vëmëndjen te krijimi i Opozitës. Kjo ishte e domosdoshme për ta, se po afronte koha e fushatës elektorale. Ata u lidhën me elementë reaksionarë dhe tradhëtarë të maskuar në Frontin Demokratik, si: Shefqet Beja, Riza Dani, Gjergj Kokoshi, Selaudin Toto, Sami Qeribashi, Suat Asllani e ndonjë tjetër. Disa nga këta do t`i udhëzonin të dilnin hapur në momentet e përshtatëshme, ndërsa të tjerët do të vazhdonin të qëndronin si njerzit e fshehur në “Kalin e Trojës”, që në momentin oportun, t`i lëshonin për të minuar nga brenda Frontin dhe për ta na goditur befasisht pas shpine. Ky ishte një plan i gjërë i hartuar nga Londra dhe aleatja e saj përtej Atllantikut. Dëgjonim zëra se reaksioni po përpiqej që të krijonte një parti, që do të dilte kundër programit të Frontit. Dhe siç thotë populli, ku ka zë, s`është pa gjë. Nuk ishin pa domethënie pyetjet e gjeneralit Hodgson në bisedën që patëm kur erdhi në Shqipëri. Ai më pyeti se: a do të merrte pjesë ndonjë grup në zgjedhje jashtë Frontit? Këtë gja ai ma kërkoi pas asaj për partitë politike, që ne nuk kishim lejuar të formoheshin. Unë ju përgjigja atij: ‘Sipas shenjave të deritanishme zoti gjeneral, nuk ka dhe s` ka pse të ketë. Dhe a e dini pse? Sepse është lufta e popullit shqiptar që e zgjidhi këtë çështje. Opozitën e hoqi qafe lufta, revolucioni popullor, sepse ajo ra në prehërin e pushtuesëve dhe u kompromentua’. Mbas përgjigjies sime, ai më pyeti: ‘Mirpo zoti Hoxha, nuk paska të paktën kandidatë indipendentë që të konkurojnë në fushatën elektorale?! Unë ju përgjigja: ‘Individë që nuk ju pëlqen politika e pushtetit popullor, mund të ketë zoti gjeneral dhe kjo është e llogjikëshme. Fronti te ne përfshin shumicën dërmuese të popullit shqiptar. Kjo është fitore e madhe për demokracinë. Nuk është e thënë se po s`pati opozitë, nuk ka demokraci. Bile kjo është demokraci më e gjërë, është demokraci e shumicës. Pas kësaj, gjenerali më tha: ‘E kisha fjalën për kandidatët indipendentë’. Unë ju përgjigja, se ligji elektoral i lejonte kujtdo që të vinte kandidaturën dhe s`do ishte faji ynë në rast se ata nuk do gjenin 20 vetë që të ishin pro tyre për t`i përkrahur në zgjedhje. Pas kësaj, gjenerali Hodgson më tha: ‘Te ju nuk ka shtyp tjetër, përveç se atij zyrtar’?! Unë ju përgjigja, se ishte e vërtetë se tek ne nuk kishte shtyp tjetër përveç atij zyrtar, por ama aty kishte të drejtë të shkruante kush të donte, përveç armiqëve të popullit shqiptar. Këtë që po më thoshte me diplomaci ky përaqsues i reaksionit të jashtëm, s` kaloi kohë dhe po i dëgjonim në forma të tjera, por tepër agresive, nga reaksioni i brendshëm”, përfundon dëshminë e tij Enver Hoxha, lidhur me bisedën që ai zhvilloi me gjeneralin britanik Hodgson, i cili së bashku me përfaqsuesin e qeverisë amerikane në Shqipëri, Harry Fultz, i kërkuan Enverit zgjedhje të lira dhe demokratike, ku të përfaqsohej dhe opozita. Deri në atë kohë qeverinë shqiptare e kishin njohur vetëm Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia dhe Polonia. Por fatkeqësisht, megjithë presionet e përfaqsuesëve të qeverive anglo-amerikane për ligjin elektoral dhe zgjedhjet e lira e të fshehta, Enver Hoxha nuk bëri asnjë hap në këtë drejtim, pasi më 19 nëntor 1945, qeveria sovjetike nëpërmjet kolonelit Sokolov, i ofroi atij përfaqsinë diplomatike në Tiranë. Ndonëse ligji elektoral formalisht nuk e ndalonte kandidimin e deputetëve të pavarur, ajo pothuaj ishte e pamundur. Kështu avokati i njohur Koço Dilo, që tentoi të dilte si i tillë, pas një presioni dhe kërcënimesh që ju bënë nga ana e Sigurimit të shtetit dhe njerëzve të Frontit, u detyrua të jepte dorehëqjen.

Kush ishin kandidatët e Frontit?

Ligji elektoral i miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar (KANÇ), vendosi që Parlamenti i parë shqiptar i pasluftës që do të dilte nga zgjedhjet e 2 dhjetorit, do të përbëhej nga 106 deputetë që do dilnin nga Qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Beratit, Peshkopisë, Kukësit, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit e Vlorës. Lista e kandidatëve të Frontit përbëhej kryesisht nga personalitetet e Luftës që kryesohej nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, gjeneral-leitnant Koci Xoxe dhe tre gjeneralët-majorët: Spiro Mojsiu, Myslym Peza dhe Dali Ndreu. Pas këtyre kishte dhe ushtarëkë të tjerë që përbënin numrin më të madh të deputetëvetë, si kolonelët: Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Kristo Themelko, Islam Radovicka, Shefqet Peçi, si dhe disa nënkolonelë. Përveç ushtarakëve, në listën e kandidatëve ishin dhe disa intelektualë të njohur, si: Prof. Skënder Luarasi, Prof. Kol Prela. Prof Aleksandër Xhuvani, Prof. Sali Mborja, Prof. Sejfulla Malëshova. Prof. Siri Shapllo, Prof. Kadri Baboçi dhe Dr. Ymer Dishnica, Dr. Enver Sazani, Dr. Petraq Popa dhe Dr. Medar Shtylla. Në listën e kandidatëve binin në sy dhe një numër nacionalistësh që nuk ishin komunistë, por që kishin luftuar apo kishin përkrahur Frontin, siç ishin: Kolonel Baba Faja Martaneshi, Sheh Karbunara, Baba Fejzo Dervishi, Myslym Peza, Mestan Ujaniku, Hysen Zaloshnja etj. Nga 106 kandidatët e Frontit Demokratik, ishin vetëm dy gra, Ollga Plumbi që kandidonte në Tiranë dhe Liri Gega në Vlorë. Në listën e kandidatëve potencialë, binte në sy mungesa e Mehmet Shehut, i cili asokohe studjonte në Bashkimin Sovjetik në Akademinë e Shtatmadhorisë. Shumica e kandidatëve të Frontit, duke përjashtuar Enver Hoxhën që kandidoi në Tiranë, kandiduan nëpër qytetet e tyre. Kështu në Tiranë, përveç Hoxhës ishin dhe: Abdyl Këllezi, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Hasan Reçi dhe Ollga Plumbi. Në Korçë kandidonin Koci Xoxe, Pilo Peristeri, Koço Tashko, Kristo Themelko etj., në Durrës, Nako Spiro, Dr. Enver Sazani, Spiro Mojsiu etj., në Vlorë Hysni Kapo, Spiro Koleka, Liri Gega, Bilbil Klosi, Shefqet Musaraj etj., në Gjirokastër, Omer Nishani, Bedri Spahiu, Sejfulla Malëshova., në Shkodër Tuk Jakova, Mark Ndoja, Zef Malaj e Gjovalin Luka.

Si u zhvillua fushata elektorale dhe zgjedhjet?

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 2 dhjetorit u hap që në fillimin e majit nëntor. Kandidatëve të vetëm të Frontit ju bëhej një propagandë e madhe në Radio-Tirana dhe në gazetën “Bashkimi” e cila çdo ditë publikonte me foto dhe shkrime kandidatët e saj. Po kështu të gjithë kandidatët e Frontit hapën zyrat e tyre elektorale me shtabe të caktura më parë që përbëheshin kryesisht prej dhjetë personash që ishin publikuar në gazetën “Bashkimi”. Përveç Radio-Tiranës dhe gazetës “Bashkimit” për kandidatët e Frontit, ishte i angazhuar i gjithë shteti komunist me gjithë arsenalin propagandistik që kishte në dispozicion, duke mbajtur mitingje të shumta dhe duke bërë presione nga më të ndryshmet, për t`i detyruar njerzit që të votonin për kandidatët e Frontit. Nisur nga presioni i anglo-amerikanëve, Enver Hoxha u detyrua që të lejonte disa gazetarë të huaj nga vëndet perëndimore për të ndjekur zgjdhjet, siç ishte korespodenti i “Deli-Telegraf”, e ndonjë tjetër, për të cilët, me cilësinë e Kryeministrit, ai dha një konferencë shtypi në Hotel “Dajti”, ku kishte dhe rezidencën qeveria. Në atë konferencë, pasi falenderoj gazetarët për pjesmarrjen e tyre, Enver Hoxha i bëri një rezyme Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të zhvilluar prej Frontit, pa thënë asnjë fjalë për ligjin elektoral dhe Partinë Komuniste që kandidonte e vetme nën maskën e Frontit. Ndonëse atmosfera para zgjedhore ishte e gjitha e kontrolluar nga ana e Frontit, në shumë qytete dhe qarqe të vendit, pati reagime të ndryshme, kundra politikës që po ndiqte qeveria komuniste e Enver Hoxhës. Kështu në qytetin e Shkodrës, një grup të rinjsh gjimnazistë dhe seminaristë të Kolegjit Françeskan, krijuan grupimin antikomunist “Bashkimi Shqiptar” të cilët shpërndanin trakte me përmbajtje antikomuniste. Pjestarët e këtij grupi u arrestuan pothuaj të gjithë, pak ditë para zgjedhjeve dhe 5 prej tyre u pushkatuan. Po kështu disa nacionalistë që ishin të arratisur në male, si kolonel i Monarkisë së Zogut, Muharrem Bajraktari dhe gjenerali Prenk Previzi, (ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare në vitet 1943-‘44), i shkruan disa letra proteste, përfaqsive perendimore që ishin në Tiranë. Më 2 dhjetor u zhvillua proçesi zgjedhor, nën një situatë që kontrollohej plotësisht nga qeveria në fuqi. Në qëndrat e votimit ishin të vendosura dy kuti, ku njëra përfaqsonte Frontin Demokratik, kurse tjetra kundërsharët e saj. Votimi u bë me gogla gome dhe votuesit i hidhnin goglat në atë kuti që dëshironin. Në atë proçes zgjedhor pati shumë abuzime nga që komisionet ishin vetëm me përfaqsues të Frontit dhe numrimin e votave e bënë pa prezencën e ndonjë opozite. Kështu, në shumë qendra votimi kryesisht të zonave të Veriut që quheshin reaksionare, kutitë e kandidatëve të Frontit që mbetën bosh, gjatë numërimit u mbushën me ato që ishin kundër tyre.

Rezultati i zgjedhjeve

Disa ditë pas proçesit zgjedhor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i përbërë nga Kryetari Andrea Sahatçi, Sekretari Andrea Nathanaili, dhe antarët Vasil Avrami, Halim Budo, Spiro Stringa, Faik Dishnica dhe Xhavit Gjata, shpallën rezultatet e votimeve. Kështu sipas këtij komisjoni nga 603.566 zgjedhës që ishin të regjistruar në listat e votimit, morën pjesë në votime 543.354 zgjedhës që përbënin 90,02 %. Nga këta zgjedhës 506319 votuan për kandidatët e Frontit Demokratik dhe 36.758 vota u hodhën në kutinë pa kandidat, kurse 227 vota u hodhën në favor të një kandidati të pavarur. Kështu për kandidatët e Frontit votuan 93.18 %, kundër tyre 6.77 % dhe 007 % për kandidatin e pavarur. Nga 106  kandidatët e Frontit Demokratik numërin më të madh të votave kundra e kishte Ollga Plumbi në Tiranë, e cila nga 18.242 votues 2.269 votuan kundër saj. Pas Ollga Plumbit më shumë vota kundër mori Enver Hoxha. Kështu nga 17564 votues, 2.151 votuan kundër tij. Sidoqoftë këtyre rezultateve, Fronti Demokratik shpalli zyrtarisht zgjedhjet e fituara dhe nga ata deputetë u zgjodh një Asamble Kushtetuese e cila rreth 40 ditë më vonë më 11 janar 1946 në sallën ku sot është Akademia e Arteve, shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.

22 komente në “Zgjedhjet e para të 2 dhjetorit 1945: Kur kryeministri Enver Hoxha, mori më shumë vota kundër, nga 106 kandidatët e Frontit Demokratik”

  1. k says:

    E keqja dhe shpërbërja morale (sipas Kantit),
    e ka rezidencën në zemen e shqiptarit,si dje aq më tepër sot.

    1. Like Floriri says:

      Fakti qe, pas Ollga pellumbit, ishte E.Hoxha qe mori numrin me te madh te votave kunder verteton katerciperisht qe numrimi i votave ishte korrekt dhe lehjet e kaloqeve te sotme jane lehje qensh te zgjebosur.

  2. LARG says:

    Shume bukur; po tani Shqiperi pa me thuej si je? Po si nje lis i rrezuem perdhé; Shkon bota persiper e me kembe te shklet; E nje fjale te mre kurrekush s’te flet…

  3. F. Pazoku says:

    Çfarë ka për t’u çuditur apo bërë “analizë” në këtë shkrim tendezioz? Nga 17564 votues të marrësh pro 15413 vota, ose 87.75 % qënka sikur të kesh humbur? Ky votim, në radhë të parë tregon demokraci; në radhë të dytë tregon se në Shqipërinë e pas luftës as çereku i votonjësve nuk donte socializmin. Pra, Enver Hoxha ishte udhëheqësi absolut në sajë të kësaj mbështetje të madhe të popullit të vet, i cili përfitoi revolucionarizimin e të gjithë jetës politiko-shoqërore-ekonomike të cilat i ndryshuan faqen Shqipërisë nga një vend pothuajse mesjetar në një vend me faqe të re zhvillimi ekonomiko-shoqëror duke rritur vit pas viti parametra që shqiptarët nuk i kishin parë as në ëndërr. Pas këtyre rezultateve të publikuara në shkrimin e mësipërm arrin të kuptosh ese Enver Hoxha ushtronte pushtetin e shumicës së shqiptarëve në favor të ndryshimeve të mëdha, ndryshime të cilat rritën edhe prestigjin e dinjitetin e Shqipërisë të nëpërkëmbur në shekuj. Respekt idealistëve të mëdhenj!

  4. Maldini says:

    Hani mut hani : ai ju boni njerez o kafsh se ishit mesjetar, i thoni falimnerit qe erdhi ai ne pushtet beri baballaret tuaj njerez europian te vertet me shkolla profesione te edukuar , ju beri bashk se ishit te ndar ne dy pjes kaurr e myslymon , ju martoj bashk ju beri njerez shqiptar o kokrrat e legenave o kafsh para historike , se sa pa ardh ai ne pushtet dhe buk hanit si kafsh me duar ne nje tepsi me sover si mesjetar , ai ju msoi te hanit ne tavolin me pjata e lug si njerez, ju edukoj ju mbrujti me dashurin per kombin me dhun , se ne te vertet kta dobiça qe jeni sot jeni ne te vertet , gjysma me serbin e gjysma me grekun si sot , keni 30t vjet qe deshet te pirdhnit fort dhjet ne brek dolet bark , deshet shkollen ndryshe nga ajo e PPShs e çuat ne pidh te semes , nuk dini as histori gjeografi as mbledhje shumzim dhe jeni me diplloma , njerez komplet pa vler , larguat edukaten se ishte e diktatures , sollet prostitucionin drogen mashttimin dhe hajduterin po palloni njeri tjetrin neper familje na meruat se çfar po degjojm kto 30t vjet ne ket ven , jeni kthyer 100t vjet pas per kultur dije edukat ka tridhjet vjet qe rriten vetem mashtrusa hajdut degjenerata , njerez pa kurr far morali se per ju sot ndershmeria dhe drejtesia esht injoranc , imagjinoni kto mostra qe jan sot tju kishin mar ne 45 sen , fill mas lufte siç ishtit te mbuluar me morra dhe nuk dinit as te hidhnit firmen por e vinit me gisht , edhe sot e ksaj dite po ke gishti do ishit vetem popull e komb nuk do quheshim , leqe kta matrapaz mostra politikan antishqiptar do e kishin shitur kte vend qe ne vitin e par te çlirimit , ne ate rrumpallhane qe ishte bota atehere nuk do ta rruante njeri per ne , dhe si gjithmon kta xhambazet do shisnin territore tek greku e serbi , kta desh e ndan vendin ne dy pjes ne 97ten , po nuk i lan shtetet e BEs dhe konvetat qe kopsiti PPShja per panvarsin e sovranitetin ne kombet e bashkuara , kta i penguan antishsiptaret hajmutet dhe pisat e politikes sot , se te ish koha kur Erdhi xhaxhi mas lufte do ishit harruar , shani burrin me te madh te historis se kti kombi se e pruri perendia ne kohen e duhur qe te egeistonte ky komb per hir te gjakut te miliona patriotve qe kan luftuar per kto troje , Enveri ishte me i miri dhe deri sot nuk i afroet kerkush per konkurec , nuk thon kot ran malet u ngriten halet , lavdi atij burri shteti qe dha xhdo gje per kombin ton, lavdi Enver Hoxhes , se çfar thon morrat dhe alabaket jashtqitja komtare sot kto jan shou per te xhvatur prehen e rradhes.

    1. Shenjestra says:

      Miladin,bravo.

  5. Shqiptari says:

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n’hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.
    Ke pasë shumë t’mira e begati,
    Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
    Gja e vend shumë, ara e bashtina,
    Me armë të bardha, me pushkë ltina,
    Me burra trima, me gra të dlira;
    Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
    Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
    E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
    Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
    Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
    Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s’të ka mbetun as em’n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
    Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
    E s’i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
    Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
    Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
    Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
    Para se t’hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
    Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t’tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit. /

  6. Shenjestra says:

    Kaloqi! Ju thoni ne kete artikull se gjate fushates elektorale,kandidatet e frontit demokratik benin presion kundra asaj opozite qe ishte ne ate kohe.Pse thua presion dhe jo nje propagande e zakoshme siç behet edhe sot,ku jo vetem bejn presion, PD-ke kundra PS-te ,por edhe sharje e ofrendime pa fund.Po kjo ty dhe atyre qe u pelqen shkrimi yt,jane normale?.Ju nuk kini parasysh aspak kohen e atehershem qe, populli dhe shqiperia ishte porsa dal nga nje lufte shkatrrimtare me nje popullsi injorante se, Ahmet Zogu ashtu i kishte lene pa shkolla,te varfer ne kulm.PKSH i dilte per detyre te sqaronte dhe t’a udhehiqte popullin ne nje rruge te re demokratike qe, populli shqipetar nuk e kishte pare kurre ne historine e tij.Hera e pare qe populli thirrej per te votuar,hera e pare qe i jepej e drejta per te votuar dhe nuk e njehet votimin.Pra sipas kushteve beheshin edhe ato lloj votimesh me kuti,ku njera ishte e frontit drmokratik dhe tjetra e kundrshtarit.Kjo menyre ishte nje foerme demokratike te zgjedhjeve,ne ate kohe.

  7. llaman says:

    Eshte per tu permendur ne kete kontekst se ne Himare u votua kunder frontit Demokratik ne shumice absolute. Me mekanizma e njohura te regjimit qe po paraprinte hyrjen ne diktaure, u shenjestruan dhe u burgosen, ekzekutan dhe internuan kundershtaret me te spikatur te partise komuniste (qe fshihej nen mantelin e frontit demokratik)-

    1. LG says:

      Sepse Dajkua I kishte trazuar urat.

  8. Pokeristi says:

    Komentues te verbër Hoxhistë!!!
    Mundohuni t’a kuptoni drejt demokracinë!!!!! ….
    Hiqni lakrat nga koka dhe lerini hapesire trurit te gjykoje e te arsyetoje.

  9. Per maldinin me shoke , ju jeni jashteqitja e kombit bashke me kjofte largun, se sa i suksesshem ka ken ai bashke me ju me tru te pjerllurit u pa ne vitin 1990 , e te tjera pa mbarim krime te asai kohe te perenduar , por po perseris ma te keqen qe e ka ai vend , qe jeni ju njeriu i ri qe vetem njerez nuk jeni , kjo eshte ma e keqja qe na la kjofte largu ……………………………………………………nuk ja vlen te shkruash ma shume mbasi ju do te sheroheni vetem ne boten tjeter nga virusi bolshevik…

    1. loni says:

      nje gje beri gabim ai qofte largu jote,qe nuk jua qiu motren deri ne embrion juve kulakeve ballisteve dhe tradhetareve te ketij kombi,qe mos ekzistojne moter qira si ty kulak te shash dhe te ofendosh shqiptaret qe e mbrojten kete vend,ju moter qirat e treguaj se kush ishit mor plera kulak ballista dhe tradhetare ne vitin 1997,ishit po baballaret tuaj qe bene te njejtat gjera edhe gjat luftes,edhe njehere,i vetmi faj i dulles kur nuk jua qiu motren ropt deri ne embrijon mor pushta ballista kulak dhe tradhetaret e ketij kombi qe qenka e pamundur te shfaroseni mbeturinat e shqiperise.

      1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        Rrofte Enver Mugosha!

  10. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Sikur te mos ishte vendos soc(me gjithe te keqijat e tij),te gjithe keta qe sot drejtojne Shqiperine(ose me mire me thene qe vjedhin Shqiperine) do te ishin neper male duke ruajtur dhite qe nga sali komunisti e deri te ilir koktuli.
    Te gjithe ne qe shkruajme e shajme soc,sot do ishim analfabete dhe Shqiperija nuk do ishte me shume se 1 milion banore.

  11. Toni says:

    Llamon : edhe sot himara per grekun voton , sot mos jan kunder demokracis liberale tek ne himarjotet , apo jan halet ku menderosin greket sa her dalin bark per vorjo epirin , kush e pirdhte himaren ne at koh , himara mas lufte ishte katund , si votuan si nuk votuan as ulte as ngrinte pesh himara , ate qeveri te dal nga lufta e donin te ter Shqiptaret.

  12. Berti says:

    Genjeshter shkrim sy per sy. 543.354 zgjedhes, nga keto 506.319 vota per Frontin Demokratik (E.Hoxha ) . Titulli i Shkrimit : “….. E.Hoxha mori me shume vota kunder. …”

  13. Enver H. sa ishte gjalle, rrojti e beri palle. Kur vdiq, dolen njerezit e ligj! says:

    O ju komentues ballistozogist, antienverist te betuar, sahanlepiresit e nazifashizmit. Ore tru shplare e tru thare neper burgjet e Enver Hoxhes. Nuk jua ka njeri fajin se nuk keni zbatuar ligjin. Ai qe e kruajti e vuajti. Prandaj mos u gricni me shume!

  14. Shqipe-free says:

    O Dashnor KUlaci-debil:Shkrimin e keni Fallsifikuar dhe shume keq, aq sa njuk eshte i Besueshem;Kur thoni, se Zgjedhjet Megjithse nuk kishin KUndershtar u “Manipuluan” nga Antaret e Frontit?????????Genjshter e Madhe:kur dime se nuk ka Opozzite ku qendron Manipulimi??
    1-:Sa per Preng Previzi, pasi Bashkepunoj me Okupatorin, u Arratise Maleve Kacak, dhe kerkonte Nderhyrjen e Anglo-Amerikaneve per te Qeverisur, pra per te qene Kapedan, dhe i Pari..
    Ku i ke Ballsistat??Dhe Zogistat qe “Betohen” se “NUK kane Bashkepunur” me okupatorin??????Shumica Derrmuese u Arratisen me Okupatorin Gjerman, sepse kishin Lyer duar dhe kembe me Gjake Shqipetari…Turpe per Ballistet, qe mbegten duke i Rene Teneqese se Mukjes, qe denoncoj Enver Hoxha..Mire beri nese Balli do te kishte Luftuar kunder Gjermaneve DO te ishte Njohur si POzite dhe Opozite..por ja mbathen..
    Zgjedhjet me duken Plotesishte Demokratike ,kur kemi edhe Kandidate te pavarur..lol

  15. Sharjet jane arma e legenave , shiko sa te semure prej kjofte largut komentojne ketu , kush tha se sa kje gjalle kjofte largu nuk beri palle , por ju harroni se Shiperine e pati kthyer ne nje burg te madh te rrethuar me tela me gjemba , e per nji fjale goje mund te perfundoshe ne nje burg ma te vogel ku nuk i dihej a mund te dalesh gjalle nga ferri komunist , simas jush more te pa fytyre kjo ishte normale se keshtu e pati vendos ai Djalli juaj . Ju thoni Shqiperia nuk shkon si duhet ok , a nuk jeni ju njeriu i ri qe moret pushtetin edhe mas vitit 1990 . Lind pyetja çfare fituam ne qe e kemi urryer edhe e urrejme Djallin, fituame shume ma teper se ju , fituame gjane me te shtrejte ne bote Lirine , kurse komondantit tuaj jo vetem qe ja prishen edhe varrin por ja paten pshu…ur , pse ? kjo ishte urrejtja e popullit . Ai qe shan sharjet tja dergojne motrave ose vaszave te tij ….. …. Kurr nuk eshte vone ta mendoni e ta kuptoni se po te jetonte ma gjate edhe ju me tru , ose ju pa tru mund te perfundoshi nje dite ne Spaç ose Bulqize , mbase nje here do tju rreshqiste goja nje fjale do te mjaftonte , si pershembull sa mire jetoje ne Itali , e keshtu ne baze te ligjit te Anti Krishtit do ta fillonit jeten e re me minimumi 7 vjet heqje lirie , normale simas jush fare e poshter …

  16. Pensionist says:

    @Maldini
    Pershendetje, ”Maldini”!
    Meriton nder dhe respekt per fjalet plot aresye per ish gjendjen e Shqiperise para se te vinte ne pushtet Enver Hoxha, gjate qeverisjes se tij dhe per 30 vjetet e fundit, nen regjimin e horrave, qe therresin si kurvat nga maja e Parlamentit e kudo, qe shfaqen.
    Ne Shqiperi sot nuk behet fjale per edukim shkollor, familjar dhe social, perkundrazi brutaliteti, kercenimi, perdhunimi, te bertiturit dhe sharjet jane ne mode. Nese nuk shan, nuk bertet, nuk ofendon. Le te jesh i ditur, askush nuk te degjon. Ky eshte mjerimi i nje kombi, qe dikur ishte me emer ne Ballkan dhe me tej. Te gjithe ata, qe e mohuan nderin e madh, qe Enver Hoxha i beri popullit shqiptar dhe Shqiperise, po vuajne dhe do te vuajne edhe me shume ne te ardhmen.
    Nje vend nuk mund te perparoje, kur bie ne doren e horrave, qe shkaterrojne drejtesine, normat morale, zakonet e mira dhe kultivojne rrumpallen…
    Qe te restaurohen krimet e bera gjate ketyre 30 vjeteve dhe vendi ne futet ne rrugen e mbare te zhvillimit, duhen mend, sakrifica, pune dhe kohe dhe t’i besh te gjithe keta faktore bashke nuk eshte e lehte, por as edhe e pamundur.
    Shendet e te mira, i nderuar ”Maldini”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje