Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Cakaj telefonon sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës

3 Dhjetor 2020, 13:16Rajoni TEMA

Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video telefonatë me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj.

Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

4 komente në “Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Cakaj telefonon sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës”

  1. kaci zi says:

    brravo, me ne fund po leviz pak per te merituar rrogen qe te japin

  2. nacionalisti says:

    ky cuni, qe e shajne keta “vip-at” e politikes ne tirane, per mu eshte robi me konkret qe puno sic duhet…
    lloj lloj zagari me pashaporta diplomatike i hoqi
    lloj lloj zari me tituj konsunj nderi i hoqi
    lloj lloj zdromsash qe ishi neper konsullata i hoqi
    dhe mbi te gjitha konstat ne ceshtjet kombetare, jo si zarat, zagaret e zdromsat qe kane qene me pare minister te jashtem

  3. Doktor Mortja says:

    Fshijne adresat ne Lugine!
    Mbajne te pushtuar Mitrovicen!
    Shqiptaret gjykohen ne Hage!
    Serbet e Tiranes( PD PS LSI) lehin kush na grabit me shume!
    Rrofte llumi shqipfoles!
    Rrofte tallavaja!

  4. Zaho says:

    Kane cte mesojne nga jevgu grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje