Deputeti i opozites se re dale nga lista e PD Korab Lita foli me tone të ashpra ndaj akuzave që janë hedhur ditët e fundit ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili akuzohet se ka fshehur prova për krimet në luftën e Kosovës nga njerëz që flasin me të vdekur.
Lita theksoi se lufta e UÇK-së është e pastër, kurse shtoi se Komisioni Hetimor i Dick Martyt është një marrëzi, duke qene ne te njejten linje me PD dhe duke marre ne mbrojtje Lulzim Bashen ne mes te parlamentit.
“Lufta e UÇK ka qenë e pastër. Qeveria ka miratuar një Komision, për raportin e një senatori, emri i së cilit tingëllon keq në anglisht. Duke e bërë pjesë të parlamentit këtë komision, ne dëmtojmë Kosovën.
Po luhet me procesin shtet-formues të Kosovës. Lideri i opozitës akuzohet nga persona që flasin me të vdekur. Ramush Haradinaj, një hero i gjallë, akuzoi Ramën. Të fusim edhe këto akuza në proces”, tha Lita.
Më tej, Lita deklaroi se qeveria po merr vetëm borxhe, duke bërë që shqiptarët të zhyten përditë e më shumë në krizë ekonomike.
“Unë gjithmonë kam votuar pro për gjithçka që është e rëndësishme. Çdo ditë e më shumë Shqipëria po futet në borxhe tek ndërkombëtarët. Qeveria i bën taksat e shqiptarëve rrush e kumbulla dhe merr borxhe nëpër botë. Qeveria futi krizën ekonomike, futen në borxhe, duke luajtur me fatet e njerëzve”, u shpreh Lita.
Tradhetari i kombit bash surrat bytha,
mundet m’u kthy npidh tkurves por
Kurr mo mKuvendin e Shqiptareve
Ne Hale e ka venin esadisti pshtir