I deleguari i PS-së në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj, duke folur në parlament, deklaroi se viti 2020 ishte i vështirë.
Beqaj theksoi se edhe pse kohë pandemie, qeveria është e vendosur që të çojë përpara zhvillimin e Shqipërisë, kurse shtoi se po kryhen investime në Shkodër.
“Ky ishte një vit i vështirë. Kemi bërë shumë për të rikuperuar pasojat e pandemisë. Sot financojmë 120 milionë euro për të zhvilluar vendin. Jemi të vendosur të çojmë përpara zhvillimin e Shqipërisë.
Parashihet ristaurim i Kalasë së Rozafës, parashihet rikualifikim urban në disa zona të Shkodrës.
Po filluam punimet në Velipojë. të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama dhe qeveria e tij e ka inat Shkodrën, janë këta projekte që dëshmojnë të kundërtën”, u shpreh Beqaj.
Bravo Z Beqaj vepra jo fjale ,Ka kohe qe qe nuk jane bere restaurime ne kalane e Rozafes si dhe nuk asht mihe ne lumin e Bunes… Flm. ty dhe z.Rama per kujdesin qe keni tregue per Shkodren.Per Sa i perket Velipojes edhe ajo asht zhvillue fale projekteve te zhvillimit te Jugut. perfitimet jane ne kripe.kot nuk thote populli Bane ne det se e gjen ne kripe.
Mjer ky popull ne duart dhe mendjen e kujt ka rene. “Nuk e ka inat Shkodren” thote deputeti mjeran me xhepat plot. Rrofte kalaja Rozafat qe po u restauronka. Ne kohe te Enverit eshte restauruar me vite e se ka permende kush.
Edi Rama nuk e ka inat Shkodren por Shkodra ka inat vehten.