“Ndikimi i pandemisë është jashtëzakonisht i madh, për rikthimin në normalitet do të duhen vite të tëra”

4 Dhjetor 2020, 09:08Bota TEMA

Ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është jashtëzakonisht i madh dhe në rritje dhe për rikthimin në normalitet do të duhen vite të tëra me radhë.

Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një seancë të posaçme të nivelit të lartë të Asamblesë për vlerësimin e masave aktuale globale ndaj pandemisë së koronavirusit.

Sipas organizatës rreth 32 milionë njerëz mund të shtyhen në varfëri ekstreme këtë vit. Midis udhëheqësve që folën në samit ishte edhe presidenti i Bashkimit Evropian, Charles Michel, i cili sugjeroi që vendet të nënshkruanin një traktat pandemie për të përmirësuar përgjigjen ndaj pandemive globale në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje