Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përdori takimin e fundit të NATO-s këtë javë për të kritikuar Turqinë, duke deklaruar se blerja e S-400 nga Rusia është një “dhuratë” për Moskën.
Kjo u konfirmua nga deri në pesë diplomatë dhe zyrtarë, pa dhënë emra, duke deklaruar se Pompeo e tha këtë në një video-konferencë të ministrave të Jashtëm të Martën, e cila nuk ishte e hapur për publikun. Aty, ai ka pohuar se Turqia po minonte sigurinë e NATO-s dhe po krijonte paqëndrueshmëri në mosmarrëveshjen e Mesdheut Lindor me Greqinë dhe Qipron, mbi rezervat nënujore të gazit.
Pompeo, i cili do ta lërë postin e Sekretarit të Shtetit në janar 2021, i tha homologut turk Mevlüt Cavusoglu se Turqia kishte bërë gabim me dërgimin e mercenarëve sirianë në Libi, si dhe në konfliktin për Nago-Karabakun.
Ky qëndrim i Pompeos, sipas rrëfimit të diplomatëve, nxiti kritika të ashpra ndaj aleatëve kundër Turqisë gjatë takimit, kryesisht Francës, Greqisë dhe Luksemburgut, si dhe kundër-akuzat e Çavusoglusë.
Toni në të cilin u zhvillua takimi u përshkrua si “i moderuar”, por me më shumë fërkime se zakonisht kur bëhet fjalë për NATO-n.
Një zyrtar amerikan tha se ishte “një diskutim i sinqertë pas dyerve të mbyllura”, por ai nuk pranoi të fliste për detajet.
Ankaraja: Pompeo bëri akuza të padrejta
“Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Turqisë për të zgjidhur çështjen e S-400, për të ndaluar përdorimin e luftëtarëve sirianë në konfliktet e huaja dhe për të ndaluar veprimet provokuese në Mesdheun lindor,” tha zyrtari.
Çavusoglu tha të enjten se nuk mund të komentonte takimin, i cili ishte konfidencial.
“Ne duhej të blinim (sistemin S-4000) nga Rusia, sepse nuk mundëm ta bënim këtë nga aleatët tanë,” tha Cavusoglu, duke shtuar se ai vuri në dukje dallimet midis dy vendeve dhe çështjet e hapura në takim.
Burime pa emër nga Turqia, të cilët ishin të njohur me takimin, thanë se Pompeo bëri “akuza të padrejta” dhe se nuk kishte asnjë “front të bashkuar” kundër Turqisë.
Siç deklaruan ata, Turqia është e hapur për negociata me Greqinë në Mesdheun lindor, pa parakushte.
Kujtojmë se më 10 dhjetor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të mosmarrëveshjes mbi gazin në Detin Mesdhe.
Z.Pompeo je kujtuar vone, apo s’kishe gje ne dore, pasi duhej ndjekur linja e bjontit bizmesmen, qe i dha ca valute putinit, ne shenje mirnjohje per zgjedhjet e 2016. Tani s’kane me vlere kritikat, ju ( dmth Trump) deshet ta shperbenit aleancen e NATOS, tani u kujtuat se turqia demtoi NATON me blerjen e S400.
Arben , gjithmone USA ka qene kritike ndaj Turqise per blerjen e raketave ruse s-400, mos e kerko fajin te amerikanet , por te aroganti turk qe kujtonte dhe kujton se ne NATO eshte teper i rendesishem .
Senati dhe shume kongresmene i kane ndaluar Turqise blerjen e metejshme te armeve amerikane duke filluar nga blerja e aeroplaneve te famshem f-35 viper…….kjo e para , dhe e dyta asnje nuk deshte te shperbente NATO , thjesht Presidenti Trump tregohej here pas here se qe jo vetem nje president por dhe nje biznesmen , duke ju kerkuar qene fillim te 4 vjecarit te tij qe europianet , partneret e tij ta fusnin me thelle doren ne xhep per shpenzimet e NATO-s , qe sipas kontratave duhet te paguajn 2%bruto te fondit te tyre kombetar , dhe keshtu priste pergjigjen epartnereve per kete propozim , pergjigje qe nuk erdhi kurre ………duke nxjere pengesa si fracezi Macron , por dhe Gjermania qe gjithmone ka luajtur rol te djallezuar dhe interesaxhi teper personal ……te gjitha keto duken sikur USA dhe personalisht presidenti Trump duken sikur donte te shperbente NATO-n , jo , nuk eshte e drejte …….thjesht deshte te vinte kushte dhe te drejta te barabarta per sa i perket shpenzimeve , paguante Shqiperia e varfer 2% -shin dhe nuk e paguante Gjermania , gjithmonene krahasim me te ardhurat vjetore te cdo shteti ……..kurse sa permbeshtetjen e administrates se tij nga ruset eshte nje gje tjeter qe veshtire se mund ti neneshtrohet nje investigimi ……koha do ta tregoje ………
Dmth, se konflikti greko-turk nuk u gjykua nga BE se kush nga palet ka te drejte. por kjo e fundit u vendos ne krah te Greqise apriori pa e gjykuar kush ka te drejte. Te krijohet pershtypja se ne realitet konflikti eshte ekonomik BE- Turqi, ndersa Greqia perdoret me teper se per interesat e saj, per interesat e BE. Aleanca e NATOS per BE-ne si aleance strategjike, kalon prapa interesve ekonomike!