ANALIZA: Lëvizja gjeniale e Joe Biden

3 Dhjetor 2020, 13:14Bota TEMA

Nga Frida Ghitis, CNN

Ndërsa presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zbuluar zgjedhjet e tij për vendet më të larta në administratën e tij, amerikanët  janë të ndarë në 2 kampe, ata që janë të zhgënjyer, që kritikojnë zgjedhjet e Biden dhe pjesa tjetër  e cila ka mbështetur dhe lavdëruar zgjedhjet e tij përfshirë  politikanë dhe ekspertë.

Nuk është e lehtë të kënaqësh çdo fraksion,  përfshirë edhe Partinë Demokratike të dëmtuar ideologjikisht.

Megjithatë, një nga zgjedhjet e Biden-it është zgjedhja e një gjeniu. Përzgjedhja e Janet Yellen si e nominuara për sekretaren e Thesarit, është lidhja midis demokratëve dhe republikanëve, progresistëve dhe centristëve, të Wall Street dhe Main Street.

Nëse dikush tjetër përveç Donald Trump do të ishte president sot, Yellen ka të ngjarë të ishte ende kryetarja e Rezervave Federale. Ajo ishte në punë kur ai u bë president, por Trump, i cili pëlqen të punësojë njerëz që duken si versioni hollivudian i rolit të tyre, prishi traditën dhe nuk e riemëroj  kur skadoi mandati i saj i parë.

Kjo ndodhi pjesërisht, sepse ( sipas një njoftimi të Washington Post ) ai mendoi se ajo ishte shumë e shkurtër.

Ajo është 1.6 m e gjatë. 74-vjeçarja nuk kërkon të tërheqë vëmendjen, por kërkon ta gjejë atë.

Zgjedhjet e Biden kanë tërhequr shumë vëmendje për larmishmërinë e tyre. Vëzhguesit kanë vënë re përvojën  e madhe dhe kualifikimet e kandidatëve; të tjerët kanë theksuar sfondin interesant të ekipit të tij të ri.

Por përtej bashkimit të grave, burrave, latinëve, afro-amerikanëve, aziatiko-amerikanëve dhe njerëzve të një game të gjerë moshash, Biden po formon qeverinë me një nivel ekspertize dhe përvojë – duke rritur shanset për  rezultate pozitive, transmeton abcnews.al

Ka një arsye pse kur lajmi se Yellen do të emërohej në krye të Thesarit të shtetit u prit kaq mirë.

Kjo ka të ngjarë sepse Yellen është pjesë e një brezi ekonomistësh. Ajo është gjithashtu nënë e një ekonomisti dhe gruaja e George Akerlof, i cili fitoi çmimin Nobel në Ekonomi.

Ajo gjithashtu ka qenë në krye të Këshillit të  Këshilltarëve Ekonomikë të Bill Clinton.  Asnjë ekonomist nuk ka arritur të jetë në krye të tre vendeve të para të ekonomisë në vend.

Funksioni i Fed (Sistemi i Rezervave Federale) është të nxisë kushtet e duhura për rritje ekonomike me inflacion të ulët. Por Yelle, si një ekonomiste është përqendruar në ndikimin që ka pasur ekonomia në jetën e individëve.

Yellen është një ekonomiste e punës, e cila ka studiuar faktorët që ndikojnë në papunësinë dhe pagat, duke i dhënë vëmendje çështjeve si diskriminimi, pabarazia në të ardhura dhe mangësitë e tregjeve të lira.

Në Fed, ajo udhëhoqi politikën monetare, një proces i mbështetur kryesisht nga vendimet nëse dhe kur do t’i ulnin apo rrisnin normat e interesit, lëvizjet në tregje. Ata që dyshuan në zgjedhjet e saj, u hasën me dikë, që ishte i hapur për të diskutuar pikëpamje të ndryshme.

Por në fund të fundit, ajo është më e zgjuara, më e përgatitura nga të gjithë. Në 2013, një analizë e Wall Street Journal e kurorëzoi atë udhëheqësen më të lartë të Fed.

Në krizën aktuale, Fed ka bërë pothuajse gjithçka që ka pasur në dorë për sa i përket normave të  interesit. Tani është koha për veprime fiskale, që do të thotë shpenzime qeveritare për të rritur ekonominë. Është pikërisht ky momenti, ku do të zhvillohet debati për madhësinë e borxhit kombëtar.

Por Fed dhe Thesari duhet të punojnë së bashku; këto ditë, nën administrimin e Trump, ata janë në mosmarrëveshje me njeri-tjetrin.

Yellen, do të jetë në pozicionin e  përkryer për të harmonizuar atë marrëdhënie.

Kur bëhet fjalë për rritjen e borxhit gjatë pandemisë, Yellen tashmë e ka bërë të qartë se do të mbështesë anën e shpenzimeve stimuluese për të ndihmuar ekonominë të ringjallet.

“Ndërsa pandemia ende po tregon efektet e saj të forta në ekonomi, ne duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje politikës fiskale,” i tha Yellen Bloomberg në tetor.

Ajo është pjesë e bordit të Komitetit për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm, një grup i dalluar jo-partiak që e përshkruan veten si “të përkushtuar ndaj përgjegjësisë fiskale”. Nuk është rastësisht fakti që ajo është gjithashtu presidente e Shoqatës Ekonomike Amerikane.

Me ekonominë në krizë, nuk ka zgjedhje më të mirë. Yellen do të ketë shumë liri veprimi, por, për gjithë ekspertizën dhe vetë-ndikimin e saj, ajo është e sigurt se do të hasë në pengesa në Kongres, ku republikanët priren të bëhen “skifterë të deficitit”( zhargon politik për njerëzit që i kushtojnë shumë rëndësi mbajtjes së buxhetit nën kontroll nga qeveria) sa herë që ka një president demokrat në krye. Përplasjet politike janë pika e saj e dobët në marrjen e detyrës.

Ajo është zgjedhja e duhur.  Bëhuni gati, Yellen është shpëtimtarja. Përktheu Sonila Backa-abc

31 komente në “ANALIZA: Lëvizja gjeniale e Joe Biden”

  1. american16al says:

    America nuk eshte ne krize ekonomike qe kjo do t’a shpetoje nga kolapsi pavaresisht se eshte me nje kualifikim te larte ne kete pozicion.
    Per cfare shpetimi te behemi gati..!!!???? Entuziazem feminor.

    1. ??Usa says:

      Sulltan american katundar shqipfoles. Amerika ka deficit 3.3 trilion dollare nga 585 miliarde qe ishte ne 2017. Bej llogarine o hajvan dhe shiko para se te na flasesh per ekonomine sikur po flet Kim Yongu. As arithmetike nuk di mor debil?

      1. Jurgen Klopp says:

        Po ti mor hajvan qe komenton cdo lajm qe flet per Ameriken, fyen e uleret si i semure mendor ndaj komentuesve qe nuk te pelqen cfare e ke kete militantizem te semure? Po c’te duhe ty Amerika e c’bejne amerikanet o derdimen i semure ?

      2. Dyli says:

        Gjalle qenke ti, nuk po shkruam me emrin e vertete tani o xhe-DICK ?

        Po welfare kush ta pagoi kur ishe ne shtepi o fatkeqesi e natyres – ishte gjithe vendi i mbyllur per 8 muaj me rradhe dhe megjitheate ekonomia u rrit me 33 % ne tremujorin e trete.

        Te menduarit eshte proces i veshtire dhe i komplikuar per te majtet – merru me ate qe di te besh PISLLIK, TRAPLLIK, MASKARALLIK se dukesh dhe origjinal.

        1. ??Usa says:

          Dylsymshqym talibani. U ringjalle ti hale? Ku i ke premtimet qe beje per lolin qe mbron ti mir pjatalares deficient? O kokrra e karanushit. Ti mbron ate qe te shkerdhen vrinen e mutit mir pusht. Nuk i gjen gje trumpets nga corona. Nuk bie rrufeja ne hale. ?????????

      3. Piro says:

        As ti nuk e ke idene. Ne vitin 2017 borxhi i Amerikes ishte 27 here me i madh nga sa thua ti (585 miliard).
        Kontributori me i madh ne rritjen e borxhit te Amerikes ishte Barak Obama.
        Borxhi i Amerikes sot eshte mbi 20 trilione, por edhe kjo nuk eshte shume per nje vend qe borxhin e ka kryesisht te brendshem dhe kur ka nje GDP prej 19 trilionesh.

    2. shqiptari says:

      ja edhe nje tjeter koke e madhe qe ka mesuar aq shume nga ekonomia amerikane duke lare pjatat ne Manhatan, qe duhet te ishte perfshire ne ekipin e Biden …

    3. Blendi Fevziu says:

      Ore kelysh trumpist putinist t’i hash te gjatin Presidentit Joe Biden

      1. Xho gelbaza says:

        Ha ha ha
        Ca te “gjati” ti hash bides !!!!
        Ati eshte bere si palafike, as shuren nuk bene dote , dhe kur e bene njom breket , prandaj qarkullon me benelino.
        Ne janar hapet nje vend pune ne shtepin e bardhe, per ti ndruar bebelinot me m.t te xhos !!
        Duke u nisur nga nick name qe ke vene ti ke kualifikimin e duhur, se dhe fevziu kete ka bere 30 vjet lepin bythra.

    4. Injo says:

      Qenke Injorant per fat te keq, edhe pse te ka rene llotaria am.

  2. Bimi says:

    CNN=FAKE NEWS. FILLUAN TE NA BEJE MATUFIN BIDEN QE MEZI MBARON MJE FJALI GJIGAND TANI.SA TURP

    1. ??Usa says:

      U Laku oturaku, dole me tjeter nickname tani? Nuk te dalin Laky kaka, Ilir, Lul trapi etj? Sa gjynah. Fshiheni si kurvat tani pas humbjes spejtakolare te katundarise. ??????

  3. demokrati says:

    Media po mundohet te krijoje nje realitet te tremendous.Dhe kjo nuk eshte banalitet por pjese e planit kriminal per Vjedhjen dhe Tjetersimin e rezultatit te zgjedhjeve.Perball manipulimit industrial kllounet dhe agjitatoret po mundohen te tjetersojne edhe nje realitet ekonomik te cilin nepermjet guvernatoreve te cilet mbyllen plotesisht jeten civile dhe ekonomike me qellim thellimin e veshtiresive ekonomike dhe rritjen e papunesise.Realiteti eshte krejt ndryshe por edhe ate agjitatoret e cnn nuk mund ta pranojne.Biden ne boten e tij as mund te kete nje mendim ekonomik, qofte per arsye te eksperiences ne senat per politike te jashtme apo ne momentet e tanishme kur per shkak te pleqerise se thelle te perkeqesuar nga dementia thjesht nuk ka nje vizion te tij aq me teper te jete gje Niall.Eshte njesoj si lubonja te thote qe basha do ta nxjerre Shqiperine nga kriza pasi jo vetem ben zgjedhje gjeniale por ka edhe nje formim ekonimik dhe financiar. Gjithesesi Zjonja Yellen nuk do ta kete rastin te shpetoje ekonimine amerikane sipas agjitatores se pravdes se SHBA pasi Presidenti i zgjedhur nga Populli amerikan per nje mandat te dyte 4 vjecar eshte Trump.

    1. bjeri qemanes says:

      Ore mire amerikanet se e dime qe gjysma jane te cmendur dhe nje herene muaj dalin me mitraloz e palosin sa t’ju haje tyta, po ju shqiptareve si puna jote si jua ka hedhur trute e gomarit Trampi kaq bukur ore? Po ai Barr qe tha se nuk ka vjedhje vote ja futi kot? Doli agjitator i Pravdes edhe ai?
      E meqe ra fjala te Pravda, thuaji Trampit t’i beje te fala Putinit. Mbase fiton azil ne Rusi, ku i dihet

      1. Jurgen Klopp says:

        Po ty cfare te duhet se cfare bejn amerikanet, edhe ti si ai me larjte je, vetem ana tjeter. Shihni punen tuaj o te mjere, boll bete militantin e botes nga 10mije km larg. Tufe idiotesh.

        1. bjeri qemanes edhe ti tjetri says:

          I shkreti Klopp, ne duart te kujt ka rene emri i tij. I ke marre leje te pakten?

          1. Jurgen Klopp says:

            Nga spitali i Elbasanit po shkruan o koqe? Ik shiko e bej ndonje gje te hajrit per veten, lere Ameriken Barrin dhe Kerrin, humbamen derdimen.

            1. bjeri qemanes e mos pusho says:

              Get a job, get a life, se shkalla jote e inteligjences duket nga emri qe ke zgjedhur, debil katastrofik

    2. Tartufi says:

      Levizija e Bidese nga e djathta ne te majte te halese eshte vertete per ta patur zili. Si gjithmone kur te prezantuarit e nje lajmi qendron mashtrusi ,reptili pa shtille kurizore do te degjohet dhe lexohet ndyresira. Qe eshte kaqe e deshtuar kjo USA ne kuptimin e te vertetave eshte: se media e ketij vendi te madh e te pasur eshte mbeturina e klases se shkolluar ,ose me mire eshte pleha qe qendron pas bythes te atij qe e paguan ,,,pas miliarderit .

      1. Col kaubojsi says:

        Nje vend qe nuk ka klase te shkolluar ne qeveri ka marre fund. Ja, shiko Shqiperine. Po edhe Amerika, si po e shohim, rruges eshte.

      2. Shpetimi Debatik says:

        Lopqaret kaubojs amerdiCane dhe ¢obanet albanistanas jane specie te se njejtes vathe .

        1. Per shpetim debatiQun says:

          O Shpetim, cfare do te thote ne shqip LOPQARET se nuk po e kuptoj?!

    3. Me thene te verteten: says:

      Gjakprishur filosllav dhe filoneogrek mos u lodhni kot me propagande pro Tramp ne Shqiperi sepse perkthet si pro Like, pro Sali, pro Basha dhe pro Mona!

    4. Col kaubojsi says:

      Ore demokrati, po me kete emer qe i ke vene vetes i bie te jesh tifoz i Bidenit. Sa vjet ke ne Amerike ore qyuqar dhe me trute e Shqiperise ke mbetur? Nderroje more emrin, beje Republikani dhe degjome mua, lere politiken, se zgjedhjet mbaruan, gjykatat i certifikuan, Trumpi la nam ne gjithe boten dhe e diskreditoi aq keq Ameriken, sa tani nuk e merr njeri seriozisht, po shiko ruhu nga Covid-i se po vdesin nga 3000 koke ne dite, me keq se delet kur ju bie flama. Ik bej vaksinen aty sa te dale dhe shiko shendetin (mendor dhe fizik), lerja Pravden Putinit, se ai e ka zanat ate pune.

      1. Iceland says:

        Tij Col Kaubosji, je nga lushnja ta marrim vesh apo nga ndonje vend i humbur i Shqiperise ta marrim vesh ne, nuk ke faj ore i shkrete se ne Shqiperi ka ikur mendja e lire, ndiqni vetem politikanet, se po te kishe pak mend nuk do flisje keshtu, eshte turp te vesh pas nje plaku te rrjedhur si bideni dhe te duash obama se ai eshte pas kesaj. Per te gjithe ju te mjeret ne Shqiperi, qe u lini te tjereve problemet tua zgjidhni, shikoni njehere shtepine tuaj pastaj diskutoni te tjeret

      2. Iceland says:

        Tij Col Kaubosji, je nga lushnja ta marrim vesh apo nga ndonje vend i humbur i Shqiperise ta marrim vesh ne, nuk ke faj ore i shkrete se ne Shqiperi ka ikur mendja e lire, ndiqni vetem politikanet, se po te kishe pak mend nuk do flisje keshtu, eshte turp te vesh pas nje plaku te rrjedhur si bideni dhe te duash obama se ai eshte pas kesaj. Per te gjithe ju te mjeret ne Shqiperi, qe u lini te tjereve problemet tua zgjidhni, shikoni njehere shtepine tuaj pastaj diskutoni te tjeret

  4. Refiku i gjate 1 meter e 1 qebabe ose 1.64 says:

    Dy levizje gjeniale te Joe Biden E para hapja e nje llogarie ne Instagram per Major dhe Champ, dhe riemrimimi ne FED i 74 vjecares me prespektive per Stom Golem dhe ky eshte vetem fillimi….

  5. Mary Trump says:

    DONALD TRUMP- PRESIDENTI ME I KEQ I SHBA-SE NE SHEKULLIN E FUNDIT

    – “ …Njeriu me i rrezikshem ne Bote “ Mary Trump

    “ Familja ime polli njeriun me te rrezikshem ne Bote” eshte mesazhi kryesor i librit te mbeses se tij Gjykateses se nderuar Fedérale Mary Trump per xhaxhain e saj Donald Trump.
    Humbja e tij katastrofike me mbi 7 milione vota te popullit amerikan eshre fitorja me e madhe e demokracise amerikane ne 75 vjetet e fundit.
    E megjithate ai vazhdon mashtrimet, spekullimet, rrenat, shantazhet pa fund tash e 30 dite pas zgjedhjeve te 3 Nentorit..
    “ Donald Trump eshte thellesisht i paafte.Ai nuk ka aftesine as te pranoje humbjen e tij”’ shkruan biógrafi-
    jeteshkruesi i tij.
    Ai tashme eshte futur e do te mbetet ne histori si presidenti me i keq qe ka pase SHBA gjate shekullit te fundit.

  6. Piro says:

    Gjeniale!!!!!!
    Ah, ne qe jetojme ketu ne SHBA, keto fjale e madje ne shkalle me te larte ne i kemi degjuar
    me pare per Ministrin e meparshem te Thesarit, Allen Greenspan, qe punoi si i tille per tre administrata republikane dhe demokrate, qe e hyjnizuan e ngriten ne qiell, shkruan libra dhe derdhen tonelata me boje per te treguar gjenialitetin e tij dhe solli krizen e madhe boterore te 2008 me politiken e tij ekstreme per uljen e perqindejeve bankare gjoja per te bere te mundur qe edhe te varfrit e zezaket te kishin shtepite e tyre. Poste edhe ne Amerike nuk zihen me merite por mbi bazen e atyre qe ketu quhen “connections” dhe grupeve financiare te cileve u perket.
    Amerika nuk eshte meritokraci.
    Lavdet per qeveritaret thurren nga vete qeveritaret dhe media ne sherbim te tyre dhe nuk eshte e thene qe pasqyron cdo here te verteten.

  7. Laku says:

    OOO DOLI PRAP KOKE KUQI USA QE JEP DHE BYTHEN PER PARTINE.PSE TE SHAJNE TE GJITHE TY O KLLUF I CPUAR?

  8. rem says:

    thjesht fare FORCA TRUMP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje