FOTOT/ 51-vjeçarja Jennifer Lopez zbulon sekretin: S'kam bërë kurrë botoks, nuk dua që të përdor gjilpëra

5 Dhjetor 2020, 13:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ 51-vjeçarja Jennifer Lopez zbulon sekretin: S'kam

Pa asnjë dyshim, Jennifer Lopez është një ndër gratë më të bukura në botë. Ajo është bërë gjithashtu një ikonë bukurie për shkak të lëkurës së saj të përsosur.

51-vjeçarja ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë, ndërkohë që po lançon linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, JLo Beauty.

Ajo ka deklaruar se ajo kurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.

“Unë preferoj shumë një qasje natyrale ndaj kujdesit të lëkurës, prandaj dua që produktet e mia të funksionojnë. Dua produkte që me të vërtetë ndihmojnë, sepse nuk dua që në ndonjë moment të përdor gjilpëra. Nuk jam duke thënë se një ditë mund të mos e mendoj, por tani për tani nuk e kam menduar kurrë”, ka shtuar ajo.

1 komente në “FOTOT/ 51-vjeçarja Jennifer Lopez zbulon sekretin: S’kam bërë kurrë botoks, nuk dua që të përdor gjilpëra”

  1. Z says:

    Nuk besoj qe Jlo eshte shembull per gruan ne Bote!Nuk eshte perdorimi i botoksit si tregues per femren sot ne kete kohe!Exstremizmat jane jo aq te deshiruara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje