Publikoi videon ku krenohet me prejardhjen shqiptare, Kim Kardashian shpërndan Bebe Rexhën në Instagram

5 Dhjetor 2020, 12:22Lifestyle TEMA

Bebe Rexha, është lindur e rritur në New York të Shteteve të Bashkuara, por nuk e ka harruar asnjëherë kulturën dhe origjinën e saj.

Në një rrëfim të sinqertë të bërë për fansat e saj në InstaStory, Rexha ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të që të rritet si një shqiptare në një vend si Amerika.

Kështu, të rritesh në Amerikë, unë zbulova se: Unë isha një fanse e madhe e Britney Spears, Christina Aquilera dhe bjondeve me sy të kaltër, gjithashtu Marily Monroe, ikonës, të gjitha këtyre ikonave bionde me sy të kaltër. Unë mendoja se unë duhet të bëhesha kështu që të isha e pranueshme në industri dhe të mos shfaqja kulturën time, se prej nga vij,sepse në të vërtetë nuk është askush që vjen nga Shqipëria dhe që ka pushtuar botën. Dhe nuk e di, unë kërkoja shumë për artistët tjerë në media dhe më dukej bukur që të shfaqësh kulturën tënde dhe kjo është ajo që ngatërroi mendjen time”, është shprehur fillimisht 31-vjeçarja

“Kjo është arsyeja pse unë jam falënderuese ndaj Kim Kardashianit sepse të rritesh duke parë Marilyn Monroe si një ikonë bionde me sy të kaltër dhe ti ke një vajzë si Kim Kardashian që është armene dhe ndryshon trajektoren dhe të kesh një kulturë dhe të shfaqësh një kulturë dhe të kesh bashkëpunime të ndryshme është vërtetë interesante.

Ajo çfarë po përpiqem të them është se unë dua të shpërndaj kulturën time me ju sepse më ka ndryshuar mua.

Kultura e Shqipërisë më ka frymëzuar mua si artiste dhe më ka formuar mua si grua dhe jam krenare për këtë. Kështu, kjo është ajo e gjitha çfarë doja të thoja, faleminderit që më dëgjua djema”, ka përfunduar Bebe Rexha.

Me të parë këtë rrëfim të saj, Kim Kardashian e ka rishpërndarë videon e Rexhës në profilin e saj, ku ndiqet nga mbi 192 milionë ndjekë.

9 komente në “Publikoi videon ku krenohet me prejardhjen shqiptare, Kim Kardashian shpërndan Bebe Rexhën në Instagram”

  1. çimi pika says:

    po edhe Kimetja shqiptare do jete me origjine. vetem emri ta thote te gjithe. por per mendimin tim duhet te nderroje mbiemrin. nga K**dashi, ta beje Bythlopjan

    1. Qinon Bumqi says:

      Mbiemnin e ka tamam goca…s ka pse e ndrron se humbet origjinen shqiptare masanej.
      Ndërkaq, shkenctaret shqiptar te gjuhes shqipo pellazge duhet te merren me etimologjin e mbiemrit te Kimetes,e cila duhet te rikthej veç emrin ne origjinal.
      Kurse kjo Bebja,qe ka emer qe e shpjegon etimologjikisht gjuha shqipe,kjo duhet te fusi kulturen ton syzez flokzez zhapzeshket,ne boten e lir pa brek,cullak n mes t hajdarve…se,nuk jan vetem bjonde sykaltrat ato qe ngadhnjejn mbi hajdar si flamuri ne shkop,
      Jan edhe shqiptaret syzeza flokzeza qe si flamur ngadhnjimtar po valviten nga huri n hu ngulur..
      ..shtrengo hurin,o flamur !
      ..mbaje fort si qyshqëkur..

    2. Anadoll ne Tiranë says:

      Or ti djalë.
      Eshte forumi i gabuar ketu, per te shprehur problemet e tua seksuale.
      Nuk ta ka fajin as Bebe Rexha, as Kim Kardashian qe je martuar me burrë.

      1. ben says:

        Emri i vertet i Bebe Rexhes eshte Bleta Rexha. Ne mos gaboj, gjyshja dhe gjyshi nga nena jane respektivisht nga Kosova dhe Maqedonia qe kane jetuar ne New Jersey. Nga ana e babait nuk e njoh familjen e saj.

        1. Siktir git mr.Erdogan... says:

          Haneme Rexha duhet te ndjehet e dhjere qe paraardhesi i saj turk Kemal Ataturk vrau miliona armene paraardhes te Kim Kardashian.
          Kur te mesoi Kim se cila eshte origjina e rexhes ndoshta nuk do te degjoi me per kete te fundit…..

          1. GREY WOLF says:

            1. ATATURKU ME ERDOGANIN NUK KANE ASGJE TE PERBASHKET. E KE PARE NDONJEHERE ATATURKUN FUTU NE GOOGLE IMAGE AND BEJ NJE SEARCH. ISHTE BJOND ME SY TE BARDHE, LINDUR NE SELANIK ME BABA SHQIPTAR.
            2. JEMI NE 2020 JO NE 1920 DHE KIM KARDASHJA JETON NE AMERIKE JO NE PROVICEN KOMUNISTE TE NDERGJEGJJES TENDE QE KA MBETUR 30 VJET MBRAPA NE KOHE. NE AMERIKE NUK SHIKON NJERI BIOGRAFITE E PEMES FAMILJARE APO TE ORIGJINES ETNIKE, SE PO TE QE ASHTU NUK DO KISHTE ARRITUR KU KA ARRITUR.

            SIKTIR O KOMUNIST I MBRUJTUR ME LUFTEN E KLASAVE STALINISTE!

      2. Ray says:

        Anadolli Tirane , ja the shume mire

        Po c’jane keto sharje pa asnje arsye ,
        ndaj dikujt qe eshte krenari e Shqiptareve ne Bote

  2. katarakti says:

    Bebe Rexha, Ava Max, Rita Ora, Dua Lipa – në majë të muzikës së sotme botërore. Iu lumtë çikave. Sidomos qê janë krenare dhe nuk e fshehin origjinën e tyre. Ndryshe nga disa lango hiçkërrkushër që kanë turp të thonë se janë me origjinë shqiptare. Krenarinë e të qënit një komb i veçantë nuk duhet tua lejmë vetëm llumit dhe banditëve. Sidomos shqiptarët e sukseshëm dhe të ndershëm duhet ta proklamojnë me krenari prejardhjen e tyre. Ndryshe do biem në kurthin e atyre që duan të na detyrojnê, apo bindin, që duhet të na vijë turp nga qënia jonë!

  3. NyC says:

    Kjo Bebja ka kopjuar nigerianen Chimamanda Ngozi Adichie: The danger of a single story. Na postoni edhe ndonje kenge ose veper tjeter arti ku kjo bebe na tregon se si e perçon ose ruan kulturen shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje