Poetja Mimoza Ahmeti është revoltuar gjatë një interviste, pasi gazetarja i ndërpreu fjalën për të kaluar në reklama.
Ahmeti ishte e ftuar në programin “Pasdite e Kuqe” në RTSH me gazetaren Gerta Gixhari për të folur për librin e saj. Por kur Gixhari i tha se ishte koha e tranmetimit të reklamave, poetja u irritua.
“Po ç’ështe kjo ftesë moj më qafsh, pash Zotin, ç’a janë këto emisione? Drejtpërdrejt je?! A më fal, të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama apo erdhi tjetra”, tha ajo.
Gazetarja i përgjigjet poetes qetësisht se ky është mendimi i saj, ndërsa më vonë bëri një postim në rrjetet sociale ku shprehej se Ahmeti ishte mëse e informuar se ndodhej në transmetim live dhe se i dinte po ashtu edhe rregullat e një tranmetimi televiziv. Ku përfshihen edhe reklamat.
“Mimoza e dinte shumë mirë që ishim ‘Live’. Mimoza është pjesë e stafit të programacionit në RTSH dhe ajo e di mjaft mirë se si funksionon një transmetim televiziv.”– shkruan Gixhari.
E dime e dime edhe ne si funksionojne televizionet ne Shqiperi. Per t´i dhjere me mut jane te gjitha.
Hahaha… me kenaqi me shume emri qe i ke vene vetes ne kete koment. Bravo!
E ndiej poezine Tuaj. Por, ketu pak e kuptojne poezine. Ketu ka interes te madh per stomakun, jo per mendjen e shpirtin. Ju flm.
Moza psikopatja
Keto gjera ndodhin neper televizione sepse shume pak si ju ftohen znj Moza , dhe , edhe me pak akoma flasin keshtu sinqerisht ! Tani jane mbushur me perputhen e percahen , kane dale teper poezite dhe edukimi .
Eh moj Moza, qenke plakur ca , pa keto te tjerat ikin e vijne….
Është turp kur del kryeminsitëri .ministri apo dikush tjetër që ka diçka të rëndësishme për të thënë e ndërpresin për të parë reklamat plerat që mashtrojnë njërzit.Këtu në Athinë ka reth 40 kanale dhe pothuajse nuk shikon asgjë që të të shërbeje dhe gjithë ditën 24 orë shikojmë reklama që kemi 30 vjet që i shohim…Paguajmë edhe ne për këto paçaure që shikojmë…Reklamat gjërat më të shëmtuar.Për çdo sëmundje i gjen ilaçet në reklama dhe kur e pyet doktorin të thotë:”nuk të këshilloj ta blesh atë ilaç”Atëhere pse lejohen të reklamohen kur nuk bëjnë?