Robert Ndrenika këshilla për Altin Bashën: Mos i jep rol as vëllait dhe as çunit të xhajës nëse s'e meriton

5 Dhjetor 2020, 19:53Kulturë TEMA

Në një status në “Facebook”, përmes metaforës së një pjese të Shekspirit, aktori i madh, Robert Ndrenika, këshillon Altin Bashën, i cili pak ditë më parë mori postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental.

Ndrenika përcolli disa këshilla se si duhet të drejtojë teatrin, duke i sugjeruar të vërë në skenë më shume pjesë shqiptare.

Ai po ashtu i këshillon të ngjisë në skenë të rinjtë dhe të mos u japë role familjarëve.

“Kur Laerti u emërua drejtor teatri Polloni ( i jati) i dha këto këshilla: Në radhë të parë bëj çmos që salla të jetë plot me spektatorë sepse kur ka spektatorë sido që të jetë shfaqja nuk kanë shumë për të folur Josif Papagjoni me Përparim Kabon qoftë (ndëlesë paçin) Kudreti me Adriatikun…

Në radhë të dytë repertori të jetë më tepër i vëndit (bio) duke alternuar elementë dramatikë me ato humoristikë (ashtu siç është vetë jeta)…

Së treti aktivzo elementin e ri të talentuar…

Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës…dhe së fundi mos e nën vlerëso anën profesionale !!!”, thekson Ndrenika.

2 komente në “Robert Ndrenika këshilla për Altin Bashën: Mos i jep rol as vëllait dhe as çunit të xhajës nëse s’e meriton”

  1. poli says:

    Robert Ndrenika eshte Robert Deniro i Shqiperise, o Zot sa gjigand qe eshte. Sa per keshillat qe jep jeni shum i sakte. Kico Londo e ktheu ate teater ne nje mediokritet me artiste ordine provincial. Kam bindje qe i madhi Altin Basha do ta coi shum perpara kete teater dhe na ndimofte Zoti qe kjo pantemi te zhduket. Jete te gjate Zoti Ndrenika dhe mezi presim qe te behet salla e re e teatrit kombetar dhe aty te shikojme Deniron e Shqiperise.

  2. vang says:

    Shpresojme te degjohen keshillat e talentit dhe te urtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje