Bilushi i Metës i pakënaqur me raportin për lajmet fallco. Nuk kanë vlerësuar 'qytetarin digital'

6 Dhjetor 2020, 19:09Antena TEMA

Një Raport i disa ekspertëve të huaj mbi lajmet e rreme në Ballkan ka trazuar Kosovën dhe Shqipërinë. Bilushi i Metës është i pakënaqur nga raporti. Pas reagimit të Doktorit, reagoi dhe Bilushi.

Të dashur miq!

Raporti vlerëson me vërtetësi situatën e medias në Shqipëri. Ai vlerëson se shumë media të mëdha kanë raportuar lajme fallco për COVID, por raporti ka një mangësi serioze. 

Ai nuk ka vlerësuar si duhet rolin e ‘qytetarit digital’, që është agjensia e lajmeve më e madhe në vend, e drejtuar nga Doktori. Fjala vjen raporti thotë që Zeni.net ka publikuar lajme fallco kurse nuk thotë që ‘qytetari digital’ ka publikuar vetëm lajme të vërteta.

Si mund t’ia mohojë Doktorit ky raport që zbuloi bashkë me LSI dhe Ilir Metën, aferën më të madhe që ka ndodhur në vend, futjen e 1500 kamionëve me lëndë helmuese nga Bari në Shqipëri. 

Doktori i dokumentoi, i filmoi në portin e Durrësit e zbuloi se i kishin varrosur në Pukë. Raporti nuk thotë asnjë fjalë. 

Ai hedh poshtë mundin dhe djersën e ‘Zeni.net’ dhe Doktorit si dhe e Presidentit Meta. Ai hedh poshtë mundimin e këshilltarit të Presidentit që shkoi disa herë deri në Itali për ta zbuluar këtë lajm për të cilin i kanë dhënë vetëm 25 mijë euro. Fakti që raporti nuk e përmend do të thotë që ata fshehin të vërtetën.

Mos ti zë me radhë pastaj lajmet e përditshme të ‘qytetarit digital’ që kanë tronditur vendin.

Raporti vetëm vlerëson Top Chanel si media opozitare, Klanin si media qeveritare, dhe gazetën ‘TemA’ dhe “Jeta osht qejf” si të pavarura. Kjo është gënjeshtër. Këtë nuk e pranojmë kurrë. Po të jetë për “Jeta osht qejf” Lolita ka më shumë lajme me seks se ajo, pse të vlerësohet vetëm “Jeta osht qejf”. 

Po ashtu raporti e quan “Ora News” si televizion të financuar nga droga. Këto janë shpifjet e Edvin Ramës. Por sidoqoftë ne do vazhdojmë betejën tonë. 

Edhe pse përpiqen ta injorojnë rolin e Doktorit në këtë histori, ai mbetet prodhuesi më i madh i lajmeve të vërteta në vend, kurse gjithë mediet e tjera gënjejnë.

Ne do ti drejtohemi me një ankesë Parlametit Europian ku ti kërkojmë të shtojë në Raport rolin e “qytetarit digital” si media më e vërtetë në vend që ka zbuluar dhe aferën më të madhe që tentoi të helmonte shqiptarët, futjen e 1500 kamionëve me lëndë helmuese në Shqipëri.

Pas kësaj do kërkojmë që hartuesit  e Raportit të kërkojnë ndjesë që konsiderojnë “Temën” si gazetën e vetme investigative në Shqipëri dhe “Jeta osht qejf” si medie serioze.

Për këtë do japin llogari një ditë.

 

3 komente në “Bilushi i Metës i pakënaqur me raportin për lajmet fallco. Nuk kanë vlerësuar ‘qytetarin digital’”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po i them dhe un’ dy fjal
    për Qyqarin Digjisal
    shan e shpif kundër Të Gjatit
    më keq se kurvat e fshatit.
    .
    Sa herë e kan vën në lojë
    do e tallin sa të rrojë
    dhe në Qivrymas e shpunë
    dhe për kek i dhanë munë.
    .
    Ky që derrit i thotë Dajë
    prapë për djath, sapun do hajë
    gjallë do jemi e do shikojmë
    si me gisht do e tregojmë.
    .
    Kur të ngordhë, të vijë haberi
    më shumë se kur vdiq Enveri
    Shqipëtarët do gëzojnë
    këngë e valle do këndojnë.
    .
    Te varri i tij do shkojnë
    rripat, brezat do lirojnë
    në mënyrë paqësore
    do e kenë si nevojtore.

    1. Na myten debilet qe e hane sapunin per djathe, perfshi edhe ket goje-gopin ketu says:

      E gopo, te eshte sheruar bytha apo akoma vuan nga majaselli. Thuaj sat shoqe te bleje pak krem “Bytha e Njome” tek farmacia “Bytheqiret e NSHRAK-ut”. Motra jote me tha qe i kishe bere mire burrit te vet.

  2. Vl says:

    E ke qare, te lumte goja!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje