Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të Qamil Çelës nga Elbasani, i njohur ndryshe edhe si Qamil Çelirama, ish-sekretar i Fan Nolit në qeverinë e ’24-ës dhe më pas një nga komunistët e parë në Shqipëri me Ali Kelmendin etj., i cili me kthimin e Zogut në pushtet u largua nga vëndi dhe qëndroi në emigracion si antizogist, ku bashkëpunoi ngushtë me KONARE-në. Kthimi i tij në Shqipëri në vitin 1945 ku fillimisht u emërua si Kryetar i Kryqit të Kuq në Tiranë e më pas si Drejtor i Bibliotekës së qytetit të Elbasanit, nga ku e larguan pasi nuk pranoi që në maketin e librit të Historisë së Shqipërisë, Haxhi Qamili të konsiderohej si patriot. Nxjerrja e tij në pension të parakohshëm dhe abandonimi nga regjimi komunist, pasi ai nuk pranoi që të shkruante për “aktivitetin revolucionar të Enver Hoxhës në Francë”, duke thënë se: ‘nuk e njihte për të tillë’?!
Nga Bukurosh Dylgjeri
Shumë nga ne i mbajnë mend mirë njëzet vitet e fundit të shekullit që lamë pas, kur që në mëngjes herët turmat e puntorëve me bukën (ushqimin) e mbështjellë me gazetë nën sqetull, rendnin gati me vrap për të marrë autobusët që do t’i dërgonin për punë në metalurgji, fabrikë e çimentos, kombinati i drurit etj. Në këtë mori laramane puntorësh veshur njëlloj, me kombinoshe ose blu xhins gjithë njolla grasoje, binte në sy një burrë i vjetër mbi të 70-at, me trup të gjatë e të hajthshëm dhe pak i kërrusur. Vishej mjaft hijshëm, me kostum dhe jelek ngjyrë gri të errët, këmishë të bardhë borë dhe kollare, në kokë mbante vazhdimisht borsalinë, ndërsa këpucët i kishte gjithmonë të llustruara.
Dukej (dhe ishte në të vërtetë)një fisnik elegant që s’dihet pse kishte ngelur gjallë në atë realitet tragjik dhe surealist. Ai nuk nxitonte si të tjerët, ecte ngadalë me çapa të lehtë dhe ritmikë. Kokën e mbante pak ulur dhe nuk fliste me askënd, nuk e përshëndeste askush. Ndiqte ritualin e tij prej shumë vitesh të shëtitjes mëngjesore nga Gurabardhja ku kishte shtëpinë, e deri në ullishtë. Tek Qoshja ndalonte pak, lexonte lajmërimet e afishuara që njoftonin për bashkëqytetarët që kishin ndërruar jetë, psherëtinte lehtë dhe vijonte rrugën e tij djathtas. Me të njëjtin hap, pa folur dhe pa e përshëndetur kush, ndiqte udhën deri tek Ura e Zaranikës dhe prej aty ngjitej ullishtës për tek Teqja. Atje ndalonte, ulej pak e pushonte për disa minuta duke vështruar qytetin e tij që shtrihej atje poshtë.
Kthimi për në shtëpi ishte i njëjtë, me atë hap, pa folur dhe pa përshëndetje me të njohurit. Futej në shtëpi dhe nuk dilte më. Askush nuk e vizitonte. Ishte absolutisht i nëmur prej asaj kohe. Kisha fatin ta njihja nga afër këtë burrë sepse i kishim shtëpitë ngjitur. Ishte jo vetëm fqinj, por edhe mik dhe kushëri i largët me babain tim. Ai quhej Qamil Çela, i njohur edhe si Qamil Çelirama. Vinte rrallë tek ne pasditeve dhe llafosej bashkë me tim atë. Ai nuk u martua kurrë dhe për të kujdesej e motra Razije dhe nipërit Hysni e Behije Sefa.
Qamil Çela në Elbasan ishte ndoshta rilindasi i fundit që kishte mbetur gjallë në epokën e pasluftës. Tipar kryesor kishte atdhetarinë të kombinuar shkëlqyeshëm me prejardhjen, kultivimin, aktivitetin dhe mbi të gjitha ndershmërinë. Me karakter të hekurt, stoik, kryengritës, i komplikuar dhe konseguent në idealet e tij. Komunist human dhe idealist, atdhetar i palëkundur dhe armik I vendosur I ndarjes së padrejtë të pasurisë.
Lindi në Elbasan në vitin 1896 në një familje me traditë patriotike. Që 13 vjeç drejton protestën e nxënësve të shkollës “Ruzhdije” kundër mësimit të turqishtes. Regjistrohet menjëherë në Normalen e çelur rishtas dhe aty njihet me pedagogët Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Ahmet Gashi, studentin Avni Rustemin nga Libohova etj. Miqësia me ta dhe formimi familjar zgjuan tek Qamili genin rebel ndaj padrejtësive. Në vitin 1910 nëpër Elbasan u derdhën ekspeditat ndëshkuese të Dërgut Pashës kundër veprimtarëve të mëvetsisë e të gjuhës shqipe.
Qamili vetëm 15 vjeç bashkë me Abedin Çaushin dhe Shefki Xhanin do të jenë në ndihmë të qytetarëve të torturuar. Merr pjesë në çetat kryengritëse të Martaneshit dhe Bushekut të udhëhequra nga kapedanë trima si Sheh Hysen Sulavari, Isuf Qosja në Shpat, Dalip Tabaku në Pajovë dhe Sulë Kurti në Shalës. Ky aktivitet ishte koordinuar më së miri me drejtuesit politikë Aqif Pashë Elbasanin, Ahmet Daklin, Lef Nossin, Papa Jorgji Theohari, Emin Haxhiademi (plaku), Hysen Ceka etj. Shpallja e Pavarsisë më 28 Nëntor 1912 ishte festa më e madhe për të dhe do të përjetohet nga Qamili me shumë veprimtari të ndryshme.
Në çdo ngjarje në Elbasanin e atyre viteve do të ishte aktiv edhe Qamil Çela. Ai është ideatori dhe drejtuesi i të parave shoqatave patriotike të djelmurisë elbasanase si “Bashkimi”, “Afërdita”, “Vëllazëria”, “Dielli”, “Drita”. Në vitin 1913 ngren në këmbë gjithë popullin e Elbasanit për të përzënë prej këndej një renegat të quajtur Efrem Gjini, hierarki kishës ortodokse dhe kodosh i Patriarkanës greke. Qamili mbante kontakte të vazhdueshme me Shtabin Qendror të Lëvizjes Patriotike Shqiptare me seli në Elbasan të drejtuar nga atdhetarë si Grigor Cilka, Hilë Mosi, Mit’hat Frashëri, Dervish Hima etj.
Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjës merr pjesë në kabinetin qeveritar të Sulejman Delvinës dhe vendoset në Tiranë. Ishte pjestar i Ministrisë së Punëve të Brendshme bashkë me Ahmet Zogun titullar dhe Haki Stërmillin. Mori pjesë aktive në pastrimin e agjentëve serbë në të ashtuquajturën “Republika e Mirditës”, si dhe në jug të vendit kundër bandave greke. Si “zog i lirë” që ishte, nuk i duroi dot makinacionet politike në kabinetin qeveritar dhe lidhet me opozitarët e organizatës “Bashkimi”.
E përkrahën plot djem nga Elbasani, si Rrapush Bumçi, Ahmet Burburija, Sulë Gjevori, Shefqet Stringa, vëllezërit Abedin e Ali Çaushi etj. Vrasja e Avni Rustemit e trondit pamasë dhe atëherë ngjesh armët dhe shkon në Vlorë, ku bashkë me garnizonin e këtij qyteti, niset drejt Tiranës duke përshkuar Fierin, Lushnjën, Rrogozhinën dhe që nga malësia e Pezës zbresin në kryeqytet. Në qeverinë 6-mujore të Nolit ishte sekretar i tij.
Me triumfin e Legalitetit largohet nga vendi dhe fillimviti 1925 e gjen në Bari të Italisë. Në trazirat politike të vendit fqinj, Qamili merr anën e socialistëve të Antonio Gramsci-t. Në Bari ishte mik shtëpie i Bahri Omarit. Largohet nga Italia pa mbushur vitin dhe shkon në Moskë bashkë me Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Fetah Ekmekçiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Këlliçi, Reshit Daçi, Sejfulla Malëshova, Selim Shpuza dhe Haki Stërmilli, ku ndjekin kurse filozofie dhe të ekonomisë politike.
Klima ruse e dëmtoi shëndetin e Qamilit dhe shkon për kurë në Odesa. Kthehet sërish në Itali dhe grupohet me emigracionin politik shqiptar të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, duke u bërë propagandues i zjarrtë i ideve të majta. Gjithashtu Qamil Çela ishte organizuar dhe në KONARE (Komiteti Nacional-Revolicionar) që drejtohej nga KOMINTERN-i. Tendencat e fshehta të Moskës për të kapur drejtimin e KONARE-s dhe largimi nga politika i Nolit që u zhvendos në Amerikë, e bënë Qamilin të rigjykojë mbi mendimet e majta.
Pak vite më pas u largua nga Italia dhe ngulet në Lion, Francë. Me ndihmën e miqve boton gazetën “Sazani” dhe shkruan artikuj socialë e politikë me pseudonimin “Ullini”. Gjatë Luftës Civile në Spanjë 1936-1939, do të ndikojë që vullnetarët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të inkuadrohen në brigadën internacionaliste italiane “Garibaldi” dhe jo në atë jugosllave (veçanërisht për vullnetarët nga Kosova që ishin shtetas të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene).
Qamil Çela ishte kundër idesë sovjetike për një “Ballkan Sovjetik”, nën drejtimin e Beogradit. Pushtimi fashist italian i vendit e hidhëron Qamilin. Nuk rri indiferent dhe bashkë me Bedri Pejanin, studentët dhe emigrantët ekonomikë shqiptarë të atjeshëm (Mahir Domi, Kolë Paparisto, Dhimitër S. Shuteriqi, Ptoleme Xhuvani, Shefqet Ndroqi, vëllezërit Gogo e Kozma Nushi etj), si dhe me njohjet dhe ndikimin e vet tek strukturat e partive dhe sindikatave të majta franceze (Justin Godard, Leon Perret, Maurice Rolland e të tjerë), organizon demonstrata të fuqishme antifashiste në Lion, Paris, Grenoble e deri në Zvicër.
Po në këtë vit, takohet në Francë me armikun e tij të betuar Mbretin Zog në ekzil dhe bashkëpunojnë për të ndihmuar financiarisht vullnetarët shqiptarë që largohen nga përfundimi i konfliktit në Spanjë, për t’u riatdhesuar. Në fjalimin e varrimit të Ali Kelmendit, Qamili do të shprehet hapur që shqiptarët “revolucionarë” do të luftojnë fashizmin dhe shovinizmin. Pas pushtimit gjerman të Francës, ai antarësohet në Partinë Komuniste Franceze dhe bëhet pjestar i Rezistencës.
Mbante lidhje me Internacionalen -III- Komuniste dhe me vetë Gjergj Dimitrovin në organizimin e bashkëatdhetarëve antifashistë dhe antizogistë, si Ymer Dishnica, Sejfulla Malëshova, Thanas Ziko, Kozma Nushi, Manol Konomi, Masar Shehu etj. Kjo degë e të majtës shqiptare në emigracion ishte e vendosur për bashkim kombtar pas luftës, ç’ka nuk shihej mirë nga internacionalistët jugosllavë. Ky aktivitet politik i Qamilit në Lionin e qeverisë së Vishisë, nuk pëlqehej dhe sipas kujtimeve të tij, tentuan dy herë për ta internuar në kampet e punës në Poloni, por që në të dy rastet e shpëtoi një oficer gjerman që simpatizonte kombin tonë.
Në fund të vitit 1942, Qamili u përpoq të kthehej në Shqipëri për shkak të gjendjes së padurueshme në Francë. Megjithëse ndërmjetsoi tek Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, baba Ali Rizai, ish kryeministri Mustafa Kruja nuk e lejoi. Vazhdoi aktivitetin në Francë deri në përfundim të luftës. Me ndërmjetsinë e mikut të tij Marsel Kashen, që ishte shefi i komunistëve francezë, ndikoi që qeveria franceze të jetë e para qeveri perëndimore që njeh Shqipërinë e lirë dhe sovrane. Në këtë periudhë Qamili organizoi pritjen e delegacioneve shqiptare në Konferencën e Paqes dhe u takua me Enver Hoxhën, Hysni Kapon, Tuk Jakovën etj.
Me ta pati përplasjen e parë për çështjen e Kosovës së ngelur nën Jugosllavi. Me ndërmjetsinë e Ymer Dishnicës, bën kërkesë dhe kthehet në atdhe në tetor të vitit 1945, pas 20 vjetësh larguar. Kthimi i tij u prit në dukje me pompozitet, por dallohej ftohtësia e pushtetarëve të rinj. Aktiviteti i gjatë patriotik, formimi, ndikimi dhe miqtë e tij në nëpër botë ishin edhe fatkeqsia e tij, që ai e dalloi shumë shpejt. Ky kthim la të shtangur shumë njerëz që ai i njihte shumë mirë dhe ia dinte “vlerat”.
Gati sa nuk i thonin “ç’dreqin deshe që u ktheve”?! E caktojnë në punë kryetar të Kryqit të Kuq Shqiptar në Tiranë në një ndërtesë të shkatërruar nga lufta, pa fonde, pa mjete dhe me personel modest. Kushtet e njerzve të thjeshtë të dalë gjallë nga lufta ishin të mjerueshme. I drejtohet me letra për ndihmë miqve dhe mërgimtarëve shqiptarë nëpër botë të cilët u përgjigjën menjëherë. Ngriti menca popullore për ushqim falas deri në krahinat e thella, si dhe organizoi shërbimin mjeksor në ato kohë kur malarja bënte kërdinë.
Ishte ideja e tij për ngritjen e farmacisë së Kryqit të Kuq në rrugën e Barrikadave në Tiranë. Të gjitha me ndihmat e miqve nga jashtë. I thjeshte, human dhe i kudondodhur deri në sakrificë. Nuk ishte për luftë klasash dhe në personelin e tij kishte edhe Dervish bej Biçakun me përvojë në punët e Kryqit të Kuq. Por më keq e ndjente veten kur shihte si u batërdisën nga lufta e klasave shokët dhe miqtë, atdhetarë dhe luftëtarë, intelektualë dhe fshatarë bujarë, ndër të cilët Sejfulla Malëshova, dr. Enver Zazani, Petro Marko, Van Filipi, Ymer Dishnica, Kolë Tromara, Sejfi Vllamasi, Bahri Omari etj., etj.
Gjithë kjo punë e vyer e Qamil Çelës nuk u pëlqente drejtuesve të kohës sepse reputacioni i tij (që më parë i madh), tash po merrte përmasa të frikshme për ta. Tentuan dy herë ta helmojnë por shpëtoi mrekullisht. Në vitin 1950, e thërret Enver Hoxha dhe i jep “sihariqin, se ‘Koçi Xoxe i kishte përgatitur gijotinën, por partia i tregoi vendin faqeziut Xoxe dhe tash e tutje Qamilin do ta pranojë në gjirin e saj”. Siç duket, dikatatorit i intersonte formati perëndimor i Qamil Çelës.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe pas një viti e shkulin nga Tirana dhe e caktojnë drejtor të Bibliotekes publike në qytetin e lindjes, Elbasan. Qyteti mbarë i shkoi në shtëpi për ta takuar dhe uruar mirëserdhjen. Ashtu i urtë e fjalëpak, i priste të gjithë, i dëgjonte me vëmendje dhe u jepte këshilla. Të trembur nga admirimi që njerëzit e thjeshtë kishin për të, pushtetarët nxituan dhe e nxjerrin në pension, si dhe e caktojnë edhe deputet. Në vitin 1958, drejtuesit e shtetit komunist nxitën “një nismë nga poshtë’ për krijimin e një maketi të historisë së Shqipërisë.
Në këtë maket, të pranishmëve u servirej që lëvizja e Haxhi Qamilit në vitin 1913 të cilësohej si lëvizje e armatosur fshatare dhe antifeudale, e njëjtë me lëvizjen e Purgaçovit në Rusi. Në të vërtetë Haxhi Qamili nga fshati Sharrë I Tiranës ishte veç një rebel, injorant dhe obskur që nuk njihte kombin shqiptar dhe flamurin kombëtar. Atij “i kishte ngelur ora” tek baba Dovleti dhe luftoi e përndoqi çdo atdhetar e veprimtar të gjuhës shqipe në ato kohë të turbullta. (bandat e tij në Elbasan burgosën e torturuan shumë patriotë elbasanas, si dhe dogjën shtëpinë e Aqif Pashë Elbasanit e cila ndodhej aty ku sot është Drejtoria e Arsimit në lagjen “Dyli Haxhire”).
Ta cilësoje Haxhi Qamilin patriot, ishte fyerje kombëtare. Ideja në fjalë përkrahej nga disa historianë të afërt me regjimin. Kundër kësaj rryme të mbrapshtë u ngritën tre kolosë, të quajtur: Skënder Luarasi, Abedin Çaushi dhe Qamil Çela. Kjo e tërboi regjimin dhe kuptohet, nuk do kalonte pa pasoja për ata tre trima shqiptarë. Maketi historik bashkë me Haxhi Qamilin, u la për t’u ripunuar më pas.
Me rastin e 60 vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës, në shtëpinë e Qamil Çelës shkuan me porosi disa kineastë të ardhur nga Tirana dhe i kërkuan që ai të dëshmonte mbi “aktivitetin revolucionar” të Enverit, kur ishte student në Francë. Qamil Çela u përgjigj shkurt se nuk e ka njohur për të tillë. Kjo përgjigje e mbushi kupën dhe me urdhër nga lart i ndërprenë pagesën e pensionit. Organizata e Frontit demokratik të lagjes “Partizani” ku banonte Qamili, klithte deri në kupë të qiellit kundër “armikut dhe tradhtarit” Qamil Çela.
Megjithatë nuk e burgosën, ndoshta nga mosha e thyer ose ndikimi i tij brenda e jashtë vendit. Pas vitit 1975 Enver Hoxha përpiqet ta zbusë pak qëndrimin ndaj Qamil Çelës duke e paraqitur situatën kundër tij si një akt personal të Mehmet Shehut. Më pas, në një nga librat e tij (Baraka e Nushajve) aktivitetin e Qamil Çelës në Francë e prezenton shkarazi, duke e denigruar si “revolucionar kafenesh”. Ca vite më vonë sajuan diçka tjetër sikur fajin për goditjet ndaj Qamil Çelës “rezultuan” se ‘na i paska pasur Komiteti i Partisë së Elbasanit’!?
Qamil Çela vdiq më 5 prill 1988 dhe u përcoll në nga të afërmit, miqtë dhe fqinjët e tij. Ishte një varrim i thjeshtë e me pjesëmarrje modeste. Ndoshta njerëzit ndiheshin ende të frikësuar. Duke parë këtë pjesëmarrje që në fakt linte për të dëshiruar, një mik i familjes time i quajtur Mehmet Shqerra, që ishte edhe komunist i antarësuar, tha si nëpër dhëmbë: “Këtu sot në këtë varrim duhej të ishte gjithë Elbasani, sepse Qamil Çela që u dergj për atdhe, e meritonte”.
Në përfundim, mendoj se ky shkrim mund të ngjallë edhe polemika, por parimi im është që duhet të respektojmë cilindo që punon e lufton për vendin, pavarsisht se mendimet politike mund t’i kemi ndryshe. Shpesh ne duartrokasim njerëz që më shumë kanë marrë se kanë dhënë, ndërsa jane njerëzit e thjeshtë ata qe japin shumë dhe nuk kërkojnë asgjë
Ik ore trap. Shkrim paçavure dhe tendencioz.
ik mor fanatik enverist, trap
bythqimi, spiuni i serbise, me i mire qe ka pas serbia ne shqiperi, kurva enver hoxha, pederasti i miladin popovicit vrau, preu te gjithe patriotet, nacionalistet dhe antisllavet ne ket ven…
dhe i fali kosoven serbise
bythqim burre nuk i vje me ketij kombi
na la trashegim faren e keqe te ketyre politikaneve qe drejtojne ketu per 30 vjet
Otrapi “nacionalist”,qe je i pjerdhur nga trute!
Tani eshte bere mode qe te gjithye armiqte e socializmit i beni atdhetare,por ne fakt kane punuar kunder Shqiperise!
Ato qe beri PPSH dhe Enver Hoxha jane gjalle akoma,me hidrocentralet e asaj kohe po ndricohemi,se ndryshe do ishim me kandil si ne kohen e merhumit Zogolli!
Ju qe mbroni bejleret e agallaret e kohes se Turqise,nuk keni hallin e popullit ,por te pasurive tuaja!
Shpifnni sa te doni por askush nuk ju beson!
Ne se doni t
i mbushni mendjen popullit se kush jeni ju,atehere bejeni popullin sot te jetoje me mire se ne kohen e Enverit,por KURRE NUK DO ARRINI TA BENI DOT!
Mun deni Enver Hoxhen me mireqenie e jo me sharje,o qelbesira tuberkulare,o kellira osmane,o injorante kobezinj!
O nacionalist. Shko kontrollo ADN-në, se je bir i ndonjë operativi zone. Se ashtu shkapërdheheshin mamakat tuaja. Dhe pasi të mësosh të vërtetën, vrit veten, që të mos na harxhosh oksigjenin kot ne të tjerëve.
o moisi
adn kontrolloje ti, se une jom le e rrit ne tirone, 20 metra larg skenderbeut. kuptove ti koqe kanari, zari i enverit
rrot kari
Nacionalist. Mbake erë tirOns. Pra, zhuls otoman, fshatar që të ra për hise të bëhesh kryeqytetar, por që në fakt, ADN-ja të ka ngelur siç ka qenë. ADN halldupi, kokëtrashi, zdralsi dhe dylberi pri TirOne.
po bythshpumi enverit
ere tirone maj dhe e kom per nder
jo ere FARE KUQE TE NDYRE
buce sigurimi
C’ka per tendencioz ky shkrim apo se ishte person i tille qe s’iu perul Enverit
Vete Nexhmija ne nje interviste te dhene ne tv pas 92 e ngrinte lart figuren e Qamilit si revolucionar dhe i drejte e I ndershem. Ishte burre nga te rrallet
Sa per foton e vendosur ne artikull eshte e mesuesit Sami Domni mesues i merituar
Tendecioz, sepse tipa si ky Dylberi dhe mentori i tij, Kaloçi, që të dy ish-tornitorë dhe spiunë lagjesh, as që e kanë idenë e trajtimit historik të figurave. Përziejnë tym, fakte, zhurmë, i venë të rregullin dhe drejtimin që duan ata. Dhe përfundimi është një p*rdhë e madhe, si ky artikull e shumë të tjerë të këtyre. Dhe gomerët, as edhe fotografinë s’e kanë vënë dot të saktë.
Shkrimi nuk eshte tendencioz –
-Shkrimi eshte i ndershem dhe flet per nje njeri patriot dhe me karakter ,
qe nuk ju perkul servilave te Enverit dhe vete Enverit .,
dhe qe duhet te respektohet nga brezat e rinj, sepse ai ishte nje njeri Patriot dhe me integritet
E kam pas njohur këtë Zotëri, edhe ngaqë e kisha shtëpinë në atë lagje, e shikoja shpesh kur dilte nga dera e vogël e shtëpisë së tij (ngjitur me banesën e familjes Dylgjeri) dhe kalonte rrugëve të gurta të mëhallës tamam me pamjen siç e përshkruan autori i shkrimit. Dhe e kam në mendje po ashtu, edhe tashti që shkruaj. Figura e tij “fshihte” një të shkuar të admirueshme, edhe pse jo të qartë për mua asokohe adoleshent. Përgëzime për autorin e këtij shkrimi-memorial, që i njeh veprimtarinë një patrioti të kulluar dhe i bën mirë historisë së Elbasanit.
Si gjithmon ,ju mbeteni mashtrues propogandiste te menxyres “demokratike” qe ka pllakosur vendin . Nuk mund te justifikohen as droga masive, as prostitucioni, as trafiku i qenjeve njerzore, as vrasjet dhe vetvrasjet sistematike, as krimi galopant qe ka perfshire gjithe vendin, fenomene keto qe ose nuk njiheshin ne kohen e Enverit ose ishin ne minimum, me nje propagande qe arrine apsolutisht ne mosbesuseshmeri.Jane shume te pakte njerzit ne Shqiperi qe i besojne dokrave te tilla kur shikojne qe politikejt e sotshem dhe mafja e medias pasurohen ne rruge te etheshme koruptive dhe shpesh here te lidhur me bandat e frikshme te krimit te organizuar.Jane keta ,se bashku me ju,qe i kane krijuar sot shqiptarit te ndershem nje jete ne skajet e pasigurise,situate qe nxit braktisjen masive te vendit dhe moskthimin e tyre mbrapsh.Ky eshte krimi me i madh me permasa kombetare te cilit ju i sherbeni qe prej diteve kur shkateruat dhe grabitet pasurite kombetare te krijuara ma aq mund e sakrifica nga mbare populli shqiptar.
Posi pra na e mbushe mendjen. Po te internosh njerezit per shkak se kane lindur me nje mbiemer te caktuar nuk eshte trafikim qeniesh njerezore?
Sot Shqiperia eshte pak me mire se c’ka qene. Nuk eshte parajse kapitaliste, por te pakten ikin njerezit me avion per nje jete me te mire e nuk arratisen neper male e shkurre te ndjekur nga kufitaret syshqiponja.
I nderuar qofte atdhetare komunist i oreve te pata Qamilit Cela. Shkrimin teper I ndjere dhe real Per keta njerez idealists atdhetare.
I nderuar! Qamil Çela ishte një figurë e madhe, shumë e nderuar, njeri i ndershëm dhe i drejtë. Në një nga librat e tij, edhe Enver Hoxha, që e njihte nga miqësia e qamil Çelës me Bahri Omarin, të dy antarë të shoqatës “Bashkimi”, kanë edhe një foto të publikiuar, e pranon se atij i thonin kuqalash, po ishte njeri i ndershëm.
Qamil Çela kishte miqës të madhe me Fan Nolin dhe u caktua kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar në një periudhë të vështirë dhe vetëm emri i tij mund të mblidhte ndihma kudo që jetonin shqiptarët.
U largua nga Tirana pikërisht për Haxhi Qamilin, pasi në Konferenën Kombëtare, pikërisht për lëvizjen haxhiqamiliste, kur Enveri kërkonte paralele es tij dhe Pugaçovit, Qamil Çela e cilësoi si ishte; një turkoshak, antihqiptar, kundër gjuhës shqipe dhe qeverisjes kombëtare.
Enver Hoxha e thirri dhe i kërkoi të reflektonte, pasi nuk kishte qenë ashtu, duke i thënë, ” Cfarë na bëre dajë Qamili”, sepse edhe ai e thërriste dajë, por Qamil Çela nuk u terhoq. I të njëjtët mendi me të kishte qenë para konferencës edhe një figurë tjetër e shquar e historisë sonë, por ai u tërhoq nga presioni i Enverit.
Në Elbasan është luftuar nga Katina Starja, sekretare e dytë e Komitetit të Partisë, ajo u ba sebep me e përjashtue nga partia, por me urdhër nga lart, e me ja pre pensionin. Nga instituti i ML kanë qenë edhe pas përjashtimit të tij nga partia disa herë, por ai nuk e pranonte se Enveri kishte qenë pjesë e PK franceze. Thonte në rrethe të ngushta se ” Enveri nuk është komunist, sepse nuk është i ndershëm “, pasi ai kishte ende bindjen se duhet të ishin njerëzit si vetë ai.
Shtëpia e tij e vogël afër qendrës, ku jetonte me nipin, Hysniun, i cili punonte në teatër si ndërtues dekoresh dhe të motrën, Ijen, është ende, ka ka ardhur koha q bashkia e Elbasanit të vendosë një përmendore për këtë figurë të shquar. Ai ka qenë , bashkë me Lef Nosin, drejtues i partisë ” As i pashës, as i beut”, pra as me Aqif Pashë Elbasanin dhe as me Shefqet Vërlacin. Është nga të paktë emigrantë që nuk pranoi ndihmë ekonomike as nga shteti serb dhe as nga shteti italian, si vepruan shumë të tjerë. Duke ia njohur këtë qëndrim Mustafa Kruja, që merrte rrogë nga italianët kur ishte emigrant në Zarë, nuk pranoi kthimin e tij në Shqipëri.
Baba im pastë ndjesë, e ka njoftë mirë, se ka qenë shumë vite shofer në komitetin ekzekutiv dhe thonte gjithmonë se burrë ma të ndershëm nuk ka me pasë ma gjithë nahija e Elbasanit.
Eshte interesant perfundimi se te gjithe Ishkomunistet, ishpatriotet, ishkuadrot… e ka really tepee te veshtire qe ta shfaqin individualitetin e vet komunist, qytetar, patriotik te pavarur, te palidhur, te shkeputur nga Enver Hoxha.
Pse ndodh kjo?
Pse ndodh kjo edhe me Berishen, Nanon, Ramen, Meten etj., zgjatime te pushteteve???!!!
Ndodhi, po ndodh edhe me Kosovaret e cdo kallepi???!!!
Nuk ndodh me Arbereshet, Arvanitasit, Arnavutet???!!!
Te gjithe keta jane, apo jo, shqiptare???
Te gjithe kriminelet, si te tille pas lindjes te Enverit, e bejne kete te fundit shkaktar te krimeve te tyre. Po te mos kishte lindur Enveri, cili do te mund te ishte ai shqiptar qe do kishte fatim e Enverit???…..
Deri kur do mbetemi Idiote te Dobishem te Politikaneve… ???
Nderim per kete figur ptriotike
Turp per komentusin e par
keta jane modelet e nenpuneseve qe duhet te perbejne intitucionet e reja shqiptare sot. Urime autorit per shkrimin qe na meson se kemi modele pozitive per te mesuar nga historia jone e lene ne harrese me qellim nga propagandistete militante dje dhe sot.
Ky Bukurroshi dylgjeri eshte nje hajdut dhe ka vjedhur botimin e shkrimtarit Hyjni Ceka per Qamil Celiramen te cilin e ka pasur te aferm dhe fqinj.
Qamil Celirama nuk bisedonte,nuk e fuste ne shtepi Zija Dylgjerin. Prandaj ky genjen kur thote se bisedonte ne shtepi me Zija Dylgjerin.Qamil Celirama i njihte spiunat e Lagjes.
Miqte e Qamil Celirames ishin Shemsi Totozani,Hasan Tyrxhiu,Zenel Islami(kur ishte kryetar komiteti) e ndonje tjeter qe per momentin s`po me kujtohet. Per denimin e Qamil Celirames nga Komiteti i Partise se Elbasanit ngaterron epokat dhe ja fut Frontit te Lagjes.
Bukuroshi kujton se kane vdekur gjithe deshmitaret qe e kane njohur Qamil Celiramken dhe hajde se u be deti kos.
Kane mbetur ca gjalle,or hajdut,qe te mos lene ty te shesesh pordhe syfyri.
Dy gjera ka une, sipas mejtimit tim; Shikoj qe shkruajne shume per gjitonet, kuptohet qe gjitonin ne kohen e Enverit e njifje, jepje e merrje, bile kishte dhe nje shprehje: gjitoni eshte ne vend te vellait. Ate ke afer per te mire e per te keqe dhe fjalen e popullit jane xhevahir kush di ti vleresoj, por mos e teproni duke na bere heronj njerez, kuptohet te ditur e te zgjuar qe po ti radhisis, mbase s’ka vend ne gazeta apo faqet oninje per ti vendosur. Ajo kohe edhe ka bere te humbasin njerez me vlera, por ama sot po humbasim me shume se 50% e popullsise dhe te gjithe flasin, te gjithe ulurasin edhe ata qe i vrasin apo çfarrosin dhe….vetem fjale, e une pyes: kushe eshte me e mire , kjo kohe qe s’kemi kohe te vdesim edhe ne qe jemi gjalle, apo jo akohe qe vdisje nga natyra apo kur kryeje nje veper kunde rpushtetit? Ekuacioni ndoshta s’eshte i thjeshte, por nje gje konkrete e ka: sot vdes po s’pate per te ngrene dhe je i vdekur shpirterisht perfundimisht. Prandaj Bukuroshi te mos na tregoje shemtime se s’ja kemi kohen.
Shkrimi ka shume pasaktesi te karakteri shkencor historik, cka tregon se autori nuk eshte historian.
Duke mos qene historian nuk jep burimet shkencore se ku i ka marre informacionet qe hedh ne leter;
heq e shton emra njerezish si pa i verifikuar me dokumentet dhe deshmitaret okulare;
ne spjegimin e situatave te veshtira qe ka kaluar Qamil Cela ne jeten e tij jep mendime personale dhe jo te studiuara.
Eshte per te ardhur keq per qytetin e Elbasanit, i cili ka nxjerre historiane, gjuhetare, mbledhes e studiuese folklori,
ka nje universitet tashme 50 vjecar dhe e kane lene biografine e ketij personaliteti historik ne duart e nje diletanti.
http://www.enverhoxha.info/shqipe/libra.php
Kujtimet e Enver Hoxhes ne librin e tij “Vite te Rinise” botuar ne 1984.
Kapitulli II
DUKE KALUAR NË ITALI
“Qamil Cela, «Kuqalashi», midis emigrantëve politikU që njoha në Itali ishte njeriu më i mirë, më i thjeshti. më i ndershmi dhe më i varfri nga të gjithë. Ai, me sa di unë, s’merrte r rogë nga kurrkush, ishte i lidhur me Halim Xhelon dhe me shqiptarët komunistë të Sent-Etienit, Gogo e Kozma Nushin, Ymer Dishnicën, më vonë edhe me mua. Qamili ishte komunist vetëm me dëshirë, por jo teorikisht dhe as militant i vërtetë. I donte Bashkimin Sovjetik e Stalinin, por, me sa di unë, dhe sidomos në Itali, veprimtaria e tij ishte e paqenë. Asnjë lidhje nuk kishte me njeri brenda vendit, mundet me ndonjë si Demir Godelli ose me Selim Shpuzën. Sidoqoftë ishte njeri i mirë. Ai lidhej me shqiptarët e Amerikës dhe, siç dihet. asnjë nga ata nuk ishte komunist, qoftë edhe sa per emër. Qamili, edhe pas pushtimit të vendit nuk u kthye si të tjerët nga mërgimi, mbeti në Francë dhe nuk tregoi asnjë lloj veprimtar ie gjatë viteve të luf tës. U kthye. me sa di, pas Clir imit dhe ne e respektuam. U fut edhe në Parti «si komunist i vjetër», por Partinë ai as e njihte, as e kuptonte. Kujtonte se meqë quhej në mërgim «Kuqalash», tash që erdhi në Shqipëri duhej të ishte në krye ose të trajtohej si Ali Kelmendi. kurse ne, të tjerët, pa e shprehur hapur, por gjë që nënkuptohej, ishim «nxënësit» e tij. Më vonë filloi nga pakënaqësitë dhe nga grindjet me shokët e organizatës në Elbasan. Ne i këshilluam ata të ishin zemërgjerë me plakun patriot dhe ta trajtonin si një komunist të vjetër. pse sentimentalisht ashtu kishte qenë.”
Personalitet me integritet dhe i ndershëm !
Kryetar i Kryqit te Kuq Shqiptar qe u terhoq nga detyra shume shpejt kur pa se cfare rruge mori regjimi i Hoxhës!
Nuk eshte e vërtetë qe Enveri u perpoq ta afronte ne mesin e viteve 70 ‘ !
Ne vitin 1974, Qamil Cela u thirr ne hetuesi per te dëshmuar kundër mikut te tij Shemsi Totozanit.
Refuzoi duke ju thënë : kam lindur dhe do vdesë i ndershëm!
Hetuesit i thane qe je per burg por nuk po te dënojmë se je 80 vjec!
Si pasoje i hoqën pensionin dhe mbeti pa asnje te ardhur por jetonte me familjen e motrës.
Kujdes! Per materialin e botuar per Qamil Celiramen,Bukurosh Dylgjeri nuk ka asnje reference,sepse i gjithe materiali eshte vjedhur nga Vepra e shkrimtarit dhe studiuesit elbasanas Hyjni Ceka.Kur i referohet vepres se Enver Hoxhes,duhet thene se Qamil Celirama ishte anetar i KONARE-se,ishte vene ne sherbim te PKBRSS dhe ashtu si Ali Kelmendi,Zai Fundo etj,merrte njefare pensioni nga Moska.
Une kam nje experience te hidhur nme kete hajdut te studimeve historike,te quajtur Bukurosh Dylgjeri,sepse i kam botuar ketij ne gazeten Albania
nje shkrim per Esnafet e Elbasanit. Disa dite pas botimit erdhi ne adrese te gazetes nje ankese e firmosur nga Punonjesit e Muzeut Etnografik te qytetit te Elbasanit te kryesuar nga Historiani Kreshnik Belegu, I GJITHE MATERIALI I Z.DYLGJERI ISHTE PLAGJATURE E STUDIMIT TE PUNONJESVE SHKENCORE TE MUZEUT ETNOGRAFIK,BAZUAR NE ARKIVAT QE RUAN MUZEU I ELBASANIT.
Kerkova falje z.Belegu,pasi u binda qe origjinali i Berthames shkencore te Muzeut,perputhej me PLAGJATUREN e Dylgjerit.
Prandaj kujdes!I I zgjoj redaktoret dhe gazetaret e gazetes Tema,te bejne kujdes nga shkrimet qe ju dergon Dylgjeri.
Me sa di une,ky person eshte punonjes i SHIKUT,me pare ka qene tornitor dhe as ka as ka pasur njivel intelektual te merret me studime.
Edhe foto me lart nuk eshte e Qamil Celirames,por e mesuesit elbasanas Sami Domni.
Nuk e kuptova ,u ndeshkua duke e bere deputet!!!!