Lulzim Berisha, drejtuesi i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim të martën nga SPAK, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave në dy ngjarje, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.
SPAK publikoi njoftimin në faqen e vet të internetit, në të cilin thuhet se hetimi për vrasjen e Lamajt dhe Arsit ishin pezulluar shumë vite më parë dhe janë rihapur në vitin 2020. Në 2 dhjetor, gjykata ka vendosur masë sigurie arrest me burg për shtetasit Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe L. Reçi, të akuzuar për vrasjen e Lamajt dhe Arsit. Por dy të dyshuarit, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj nuk janë arrestuar, pasi rezultojnë në arrati.
Krahas Berishës dhe Dervishajt, nën akuzë për vrasjen e Lamajt e Arsit janë vënë edhe Emiljano Shullazi e të tjerë. Shullazi është aktualisht nën gjykim për akuza krimesh të tjera.
Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.
Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli.
Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.
Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016. Në tre vendime të veçanta, Berisha përfitoi uljen e më shumë se 2 viteve burg, ndërsa një vendim i katërt i amnistoi atij edhe 1 vit e 6 muaj burg për shkak të amnistisë së vitit 2012.
Kunati i tij Plarent Dervishi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.
Ata akuzohen dhe për ngjarjen e ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur shtetasi K. Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.
Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm.
Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve:
L.Berisha, P. Dervishaj, I. Taulla dhe L. Reci, të dyshuar për veprat penale të të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Ymeri (Imeraj), E. Shullazi për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 07.12.2020 ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit V. Ymeri. Gjithashtu në datën 06.12.2020 falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit shtetasi I. Taulla. Për këtë shtetas kanë filluar procedurat e ekstradimit të tij nga Republika e Kosovës.
Ndërsa në datën 08.12.2020, Policia Gjyqësore ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit E. Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).
Nisur nga dinamika e hetimeve, në datën 07.12.2020 Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e shtetasit I. Rusi, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Hetimet dhe ekzekutimi i masave të sigurimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë dhe shumë efikas me Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Zbulimi dhe përballja me ligjin e autorëve të veprave penale të rënda dhe akoma të pazbuluara ngelet një ndër prioritetet e Prokurorisë së Posaçme. Të gjithë qytetarët që kanë dijeni në lidhje me këto ngjarje kriminale janë të lutur që të deklarojnë në Prokurori duke i garantuar ata për seriozitetin dhe gatishmërinë e Prokurorisë së Posaçme për ti shkuar deri në fund të hetimit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
Bravo…shteti kur don funksionon edhe ne diten e vet me te keqe,por kane qene drejtues police dhe drejtesise te korruptuar.
Po 4 protestusit 21 janarit kur do arestoi Spak
Edhe ata Nena I ka bere
Duhet drejtesi
Ky eshte nje lajem i Mir shpresojme se do zbardhen edhe krime qe kane bere politikanet si Gerdeci rruga e kombit vrasjet e 21 janarit vjedhja e floririt e te tjera
Po per vrasjet e Sali Berishes kur do te flasi SPAK….
Nje her u presim krahet Saliut e Likes
pastaj radha e tyre te dyve se keta diversanta i ka pas gjithnje ne mbeshtetje…….. por denimi i kupoles dihet ne dhoma gazi
kjo do ishte e shpejt me pak kosto dhe me e lehte per liken saliun,bashen monike
e vazhdon lista
Moterqirat e Shqiperise bajne si te fort ju Qi…..a. M…….n ne Pi……..e. legena haleja
po kur i kishit brenda ne burg pse i nxorret jasht?
Qe te thone tani gjoja SPAK po ben pune.
Sepse nuk i liroi SPAK-u, por gjykatesit e korruptuar qe nuk kishin kaluar Vettingun dhe po benin kerdine duke pritur fundin e tyre. Nuk eshte me gjoja puna e SPAK-ut. SPAK-u nuk ka lidhje me gjykatat e tjera, eshte Institucion qe u krijua nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja. Prit edhe BKH-ne, agjentet hetues pa te cilet Prokuroria e posaçme nuk mund te funksionoje, dhe do ta shihni sesa kendeze do te kendojne. Nuk eshte Teater dhe nuk eshte me gjoja puna.
Banditet do pergjigjen per vrasje banditesh.
Nuk pyetet për sali kërmën për krimet që ka bërë, por unë them që edhe në krimet për larje hesapesh ka dorë sali kërma, sepse ka dashur dhe vazhdon të zhdukë gjurmët e krimeve dhe kriminelëve që i kanë shërbyer më përpara.
Po per krimet e Diktatures 30 vjecare, kur fillon SPAK?!
Ermir, pse nuk thua se Rama liroi Lulzim Berishen, po merresh me Berishen qe e futi ne burg ate?
SPAK.
JU LUTEMI BEHUNI REALIST DHE VERENI GISHTIN NE PLAGE. NESE NUK HIQET QENDRA E TUMORIT METASTAZAT PUSHTOJNE TE GJITHE TRUPIN.
KETA EMRA QE JUVE PO SHPALLNI JANE E KEQJA ME E VOGEL NE ATE VEND, E KEQJA ME E MADHE JANE PROKURORET DHE GJYKATESIT QE PER VITE ME RRADHE KANE SHKATERRUAR SISTEMIN DHE KANE BERE SHQIPERINE VENDIN ME TE PASIGURTE DHE ME TE KORRUPTUAR NE BOTE. ATA PERSONA JANE THJESHTE VIKTIMA DHE VEGLA TE MAFIAS NE PROKURORI DHE GJYKATA TE CILET PUNOJNE PRR LLOGARI TE KRIMIT NE DREJTESI.
DONI EMRA.
PEOKUROR JULIAN ZONJA.
GJYQTAR ARTAN GJERMENI.
GJYQTAR ALBERT MECE.
KETA DHE SHUME E SHUME TE TJERE JANE GANGRENA E GANGRENIZUAR E FATALITETIT NE SHQIPERI.
Merret altini filloi lifts.
Bravo te pznduarit,se per policin e Rames ishte e vdenjr dosja.
Atij Berishës, e kujtdo tjetër si ai që, akuzohen për krime të ndryshme , së bashku me anëtarë të sistemit të Pa Drejtësisë , Krerë të Policisë e OPGJ të korruptuar deri në fyt , si dhe pjestarët ( aktorët ) kryesorë të PUSHT-TETIT e POLITIKES , SPAKU, dhe me u çu prej vorrit dhe i jati i SPAKUT, e të bëhen bashkë edhe me ato që sajuan SPAKU-n , i vijnë anash dhe as kanë guximin me i prek .
Vendimi i Gjykatës është marrë me dt. 2 Dhjetor . SPAKU e kërkon Lul Berishën me internet me dt. 8 Dhjetor ( Pushim Zyrtar !! ) , mbasi e kanë lajmëru të tjerë , jo që me 2 Dhjetor, por ndoshta dhe ma përpara .
Kush e lajmëroi ? PARJA .
Kush ja hoqi dënimin me burgim të përjetshëm ? PARJA .
Kush ja reduktoi një nga një të gjitha dënimet dhe e nxorri nga burgu, për ta punësuar si burrë i mirë tek Bashkia e Vangjush DAKOS ? PARJA .
Kush e boni si me sustë porsa doli nga burgu, përveç shumë bizneseve , dhe një nga biznesmenët e fuqishëm të Hidrokarbureve me potencë në Porto ROMANO ? PARJA
Ju sul shteti me OFL me ja marrë, dhe, kush ja anulloi e ktheu mbrapsht gjithë vendosjen e sekuestrove po me shtet ( me vendime Gjykatash ) ? PARJA .
Ju alias SPAK- ista po pregatitnit alamet dosje ka dy-tre muaj minimumi ( se nuk bohet e shkreta as për dy -tre javë e jo më ditë ) kur OFL e qeverrisë po luante : Çil e mbyll o Qazim bej .
Kush u tall me ju , apo , me cilin kujton se tallet SPAKU ?
Me popullin jo , por duke i nxjerrë bojën vehtes , po .
Me ato vendime gjykatash , ti SPAK s’ke të drejtë me ju afru më .
Aaaaa . Don ndonjë Patriark e Oligark ta heqi nga skena e ti marri pronat e po kujtohet me fut në lojë SPAK-un .
Po , pse , budallenj janë ato të SPAKUT që t’ju hiki kaptina e t’i kërcënohen e vriten fëmijët e familjarët duke ndjek e luftu me kriminelë , oligarkë e pushtetarë të krimbur në pare nga korrupsioni , grabitjet e krimi .
Jo lum miku . Absolutisht nuk mundet me vepru as SPAKU e, as ai që shpiku SPAKU-n , për pa me i çu në ZERO njëherë këta kriminelë, duke i heq nga duart fuqinë ekonomike shkatërruese e vrasëse për këdo .
Dhe nuk është aspak e vështirë , sepse , me Ligjin e VETTINGUT, të plotësuar vetëm me 1 NEN shtesë, JO më shumë , detyrohen të gjithë këta kriminelë ( Duke fillu nga i pari i SHTETIT ) t’i deklarojnë e dorëzojnë vetë or vetë , pa #ak e pa bam , një për një të gjitha paret e pronat e abuzimeve , korrupsionit e krimit të organizuar e të pa organizuar .
Vetëm ky NEN shtesë, tek Ligji i VETTINGUT , me vetë deklarimet, do i nxjerri nga Sistemi i Drejtësisë pa kthim mbrapa të gjithë abuzuesit e të korruptuarit duke i hapur rrugë dy gjërave thelbësore , mbushjes së sistemit me vajza e djem të rinj të pa përlyer, me shkollë e nivel gjuhësh e teknollogjish të reja, si dhe sanksionimin e RREGULLIT e të funksionimit sipas RREGULLIT të këtij sistemi , rregull, që nuk lejon pa ndëshkuar abuzimin e shpërdorimin ma të vogël me detyrën e shenjtë të anëtarit të sistemit të DREJTESISE , pa patur aspak frikë, se do kërcënohen, nga ato, që s’do kenë më, as edhe një gram fuqi ekonomike .
Po kështu , ky NEN shtesë tek Ligji i VETTINGUT , duke u aplikuar tek e gjithë piramida e shtetit, si dhe tek ata, që kanë grabit paret e pupullit në bashkëpunim me punonjës të shtetit, jo vetëm do ta pastrojë pramidën shtetërore dhe abuzuesit bashkpunëtorë , por do vendosi e sanksionojë RREGULLIN dhe vepfrimin e RREGULLIT në çdo hallkë të pushtetit , administratës shtetërore e deri tek pastrimi i procesit të votimit nga vjedhja , shi-blerja e abuzimi me votën duke degjeneruar të drejtën thgemelore kushtetuese të shtetasve : Zgjedhjen e lirë e të ndershme .
NENI i domosdoshëm SHTESE në Ligjiin limonatë të VETTINGUT
Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .
Ky LIGJ vlen jo vetëm edhe për gjithë politikanët e ato që kanë qenë në pushtet qendror e lokal përgjatë këtyre 25 viteve , por dhe për mjekët abuzues ( shefa kryesisht ) , Policë me detyra të larta e të ndryshme e deri ai polici i burgut , që u bo telef duke rruajt jo vetëm të burgosurit por dhe familjarët e tyre .
Vajdin Lamaj ishte gjobaxhi dhe e pesoi. Donte me i vene gjoba bizneseve te pjaca. Tani kane mbet zagaret kok katrore te pabythe te Domjes qe vijne kot verdalle, e hane e pine te Juvenilja. Mblidhet fisi nga Domja e pijne vere qe as nuk e kane haberin e veres. Futja kot, lapangjoza hesapi bashke me Lul Berishen e soj e sorollop. Kta te gjithe duhen qerru me ca metoda te tjera
Po mire more SPAK.
Po prokuroret dhe gjykatesit qe ulen denimet dhe nxoren nga burgu keto kriminel a kane pergjegjesi?