Çfarë po ndodh me SPAK dhe a është ky vetëm fillimi?

9 Dhjetor 2020, 09:39Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Mbas sekuestrimit të pasurisë së ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, SPAK filloi arrestimin e krerëve të krimit të organizuar ordiner, që, në vite, kanë blerë drejtësinë e korruptuar.

Çfarë po ndodh?

Asgjë që nuk pritej, gjithçka, që pas ngritjes së SPAK-ut, ishte e pritshme në hapësirën antikrim në Shqipëri.

Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, i parashikon si struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse, vetë korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar, ajo e paravendos juridikisht si një strukturë të veçantë kriminale.

Askush nuk e kuptoi qartë kur SPAK-u u ngrit, dhe, edhe deri tani kishte dyshim se përse duheshin lidhur bashkë institucionalisht këta dy aspekte të strukturës antikrim në Shqipëri.

Në çdo shoqëri, të pushtuar me sundim nga krimi, funksionon fuqishëm një strukturë kriminale. Kështu funksionon edhe në Shqipërinë e sotme: Shqipëria sot, është e provuar që rezulton si një shtet me strukturë kriminale.

Tani, gjithsecili beson, se e kupton qartë këtë gjykim: krimi i organizuar, si ai i krerëve të këtij krimi që u arrestuan dje, është i lidhur me politikln e lartë shqiptare.

Dhe arsyeja del shumë thjeshtë nga kjo pyetje: pse nuk janë akuzuar për krime konkrete deri më sot këta individë, por është bërë gjithmonë sikur?

Dhe përgjigjja është e thjeshtë: kjo tegon që këta kanë qenë të mbrojtur nga dy kolona të tjera: nga korrupsioni masiv në pushtetin gjyqësor; dhe nga korrupsioni i lartë shtetëror.

Atëherë, shumë e thjeshte: kjo tregon se këto tri kolona kanë qenë dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Në fakt, ky është realisht vetë spektri i krimi shqiptar, dhe kjo është edhe struktura e tij esenciale.

Si është e sistemuar kjo strukturë kriminale ?

Struktura kriminale në Shqipëri ka pasur dhe ka këtë sistem: Prokuroria nuk hetonte, gjykata e lironte edhe ndonjë të kapur në flagrancë, kurse politika e lartë e korruptuar, ndihmësja e përgjithshme e krimit, punonte me krimin e organizuar për të pastruar rrugën, sepse e ka pasur dhe dhe e ka krahun e vet të forcës, ngaqë, po këtë, korrupsioni e mban edhe si klientelën e vet ekonomike.

Me këtë klientelë kriminale,  korrupsioni i lartë shtetëror pushton territoret, pastron paranë që e kalon në bankat ofshore, vret kundërshtarët në treg që janë biznesmenë të pavarur dhe, kërcënon policinë e ndjekjes penale, gjithmonë në mbrojtje të të tria kolonave kriminale.

Atëherë gjykimi është ky: krimi i organizuar, si falangë force me eksponentët e terrorit, në mbi 20 vjet, ishte dhe është krahu i forcës i korrupsionit të lartë shtetëror.

Ja, këtë krah force kriminal ka goditur SPAK dje.

Në fakt, arsyeja e re antikrim, nuk kishte mundësi tjetër: goditja antikrim duhej të fillonte kundrejt krahut të forcës që përdor korrupsioni i lartë shtetërorë  në Shqipëri.

Dhe kjo tregon se vetë SPAK-u po drejtohet realisht nga ekspertë perëndimorë që sot kuptohet se janë prezent në Shqipëri. Kjo u pa qartë pikërisht dje që, menjëherë pas goditjes antikrim, doli në media dhe u shpreh ambadadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Dhe, në funksion të kësaj daljeje, arsyeja sigurisht që mbështet po me një fakt: dalja e ambasadores aty për aty në mbështetje të arrestimit të krerëve kriminalë në Shqipëri, sigurisht që e provon mendimin se, në këtë çështje shumë delikate, ekspertiza drejtohet nga ndërkombëtarët e rëndësishëm.

Sipas kësaj, na duhet të presim çdo ditë goditje të reja në krahun e forcës së korrupsionit të lartë shtetëror.

Nuk kam dyshim se, ky krah force i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri duhet të eliminohet përpara se sa të fillojë goditja penale kundër të korruptuarve të mëdhenj, sepse kështu neutralizohet çdo orvatje për terror kundër SPAK-ut. Duhet të theksojmë se, falanga goditëse e krimit të organizuar, këtë lloj terrori e ka natyrën e saj parësore.

17 komente në “Çfarë po ndodh me SPAK dhe a është ky vetëm fillimi?”

  1. arabet nuk bejne shtet...... says:

    Pordhe me rigone,i tredhuri (atheos) Ngjela shikon endrra me si hapur,ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA.

    1. Edkari says:

      SPAK duhet te hetoj Dosjet e Durresit e Dibres.

  2. Predatori says:

    Avokat unë kam qenë nga ata që mendoja se SPAK është shpresa e vetme e këtij vendi dhe ashtu sikurse Ju kisha pritshmëri të mëdha. Në fakt deri tani çështja më e bujshme e SPAK është ajo e një gjyhnaqari që tenoi të korruptojë me 5.000 Lek një polic trafiku që për fatin e tij të keq rezultoi me kamer në trup.
    U bë më shumë se 1 vit që SPAK është ngritur, por deri tani asnjë politikan i rrangut të ulet ose të mesëm (se për ata të nivelit të lartë jo e jo) nuk është rregjistruar asnjë procedim penal.
    SPAK po rezulton një flluskë sapuni. Deri në momentin që do arrestohen ministra, ish ministra, kryeminstra, ish kryeminista e kësisoj hajdutësh do vazhdoj të mendoj këtë.

    1. nacionalisti says:

      SPAK nuk merret me politikanet, e ke gabim
      spak merret vetem me krim
      BKH e ka detyre te posacme korrupsionin ne politike
      Arsyeja pse u ngrit e fundit BKH shpjegon dhe te gjitha tentativat per lufte ne shqiperi, nga politika jone e ndyre…

      1. Bureto says:

        SPAK nuk merret me politikanet? Në ç’kuptim? Qe nuk merret per veprimtarine politike, apo duhet te merret me korrupsionin dhe krimin e kryer prej ndonjerit prej tyre? Jo, SPAK u krijua se pari per keta, sepse pandeshkueshmeria tek ne nuk ka qene problem per korrupsionin e vogel, perkundrazi me se shumti me ta burgjet jane plot, por per ate të madh. Ne fakt vete SPAK, nuk ben hetime per çeshtje te vecanta, ate do ta beje BKH. Mbi bazen e dosjeve te hartuara prej oficereve te BKH, SPAK mbasi e verifikon dhe e gjen ne perputhje me legjislacionin penal dhe te mirekopsitur, e referon çeshtjen per gjykim Gjykates respektive të Posaçme. besojse shume dosje jane pothuajse gati. Ato vetem se jane mbajtur ne sirtar po per arsye politike. Shpresojme te rihapen. Pra na mbetet vetem te filloje nga puna BKH. Nese dhe me kete strukture, SPAK etj do ecin me hapin e breshkes dhe per me teper pa u marre me objektivin kryesor te asaj se pse u ngrit, goditjen e krimit dhe korrupsionit ne nivelet e larta, qe do te sjelle gradualisht dhe pastrimin e politikes nga te korruptuarit, shpresa ka vdekur. Me besim tek amerikanet kryesisht, qe mesa duket e kane seriozisht, urojme te mos ndodhe.

  3. Shkreli-ZvMin i mbjelljes së qimeve says:

    Këto ditë SPAK ( KAPS FUNKSIONAL) ne nje aksion spektakolar ku do te perdoren holograma dhe dronë, do të arrestojë Spartak Ngjelën për krimin:
    Vjedhje e tezave të provimit në gjimnaz.
    Yuri Kim është angazhuar personalisht në këtë aksion thelbësor në fatin e Delestanit. Ajo po ndjek imazhet e aksionit ne real time nga zyra e Edvin SumeLlapës.

  4. Z says:

    Po edhe Taku eshte si Tos Lubonja,Andi i Kapove,bushati,Zheji dhe nje sere trimash llafazane te rritur ne socializmin e Enverit!

  5. vlora says:

    Avokat vertet nuk e kupton qe ketu duhet plug i thelle qe te nxjere rrenjet? Kete plug mos e prit.Politikanet tane nuk jane aq budallenj sa te vene me kembet e tyre ne qeli.Ata kane pergatitur plan B,plan C po qe nevoja.Kane indoktrinuar aq shume pabuksa sa jane gati ti vene zjarin shqiperise qe te shpetojne idhujt e tyre Peshqit e medhenj jane Meta,Saliu,Rama e ca ministraqe njihen si nona e korupsionit ,te tjeret jane cironka dhe me keta te fundit do meret SPAK se per te paret nuk ka bole

  6. rexha 10 says:

    Avokat,LERE SPAK ,SEPSE E MOREM VESHTE SE C’FARE BEJNE,PORE KJO BKH C ‘FARE ESHTE ,DHE C’ARE FUNKSIONI KA.?????? PERSE NUKE U NGRITE SI NJE INSTANCE LIGJORE E PARA .MEQE U MERRKA ME PESHQIT E MEDHENJE.
    A BENE PJESE SALIU ,META ,RAMA ,NE KETE BYRO ? SEPSE I BINE QE TE HETOJNE NJERI _TJETRIN ,DHE TA FUSIN NE BURGE.MEQE RA FJALA C’FARE
    U BE ME GJYGJTARIN DEPUTETE TE PD GJINE GJONIN??????djalin e XHELILIT:AHHHHHHHHHHHHHHH MORE AVOKAT ,PO NA THUA SIKUR QORRI NUKE DONE SY.

  7. loni says:

    o Ngjel na ke rrokanisur koken , vajte 5 vjete.
    Prokuroret tane jane mesuar mesuar te orjentohen ne menyre instiktive dhe te marrin urdhera, nga drejtuesi i prokurorise dhe pushtetaret, pra jane njerez te tredhur pa personalitet, pra ska per tu bere drejtesia duke duke zgjedhur me te miret e te korruptuarve.

  8. Velo says:

    Ky Taku është bërë si Donkishoti, lufton me mullinjtë e erës. Ka kaq vite që shikon ëndërra sikur po bëhet luftë e madhe e po shëmben malet. Nuk ka lënë ambasador të Amerikës pa i lëpirë bythën, me shpresën se mbase ndërhyjnë për ti dhënë ndonjë vend të rëndësishëm, që të bëj ndonjë lek për të larë borxhet e kumarit që është futur deri në grykë. U mundua shumë duke kaluar sa majtas, djathtas, por të gjithë e panë se ç’llafazan bosh është dhe i vunë drurin. Tani shpreson nga ambasadorët, nfaj ka kaq vite që u lëpin bythën. Kot e ka, e njohin edhe ata.
    Avokat që nuk ka fituar asnjë gjyq. Llafazan idiot.

    1. Publius Varus says:

      Qenka edhe ne borxhe Kumari sharlatani?

      Nuk e dija kete gje.

  9. Baba Mondi says:

    Po pasurite qe po ve Elvisi duke mashtruar dhe vjedhur do i sekuestroje SPAK?
    Kur?

  10. k says:

    Që të zhdukësh krimin dhe korrupsionin në shqipëri,duhet të zhdukësh gjithë shqiptarët.
    Kur në një pulari bie flama,digjen të gjitha pulat dhe vetëm kështu zhduket infeksioni.

  11. Zylo says:

    Ha ha ha zura nje gabe.SPAK mos te mirret me low life criminal por me sponsorin politikan qe zgerdhin dhembet ne parlament dhe jashte tij.Per te shkaterruar nje peme nuk i prihen deget por rrenjet.Po nuk pati politikane ne burg do te dalin te tjere Shullaza Berisha e te tjere.

  12. Nardi.l says:

    Nuk besoj se do vendoset dejtesia perderisa ministri i kultures inaguron hotelin e gangstereve ne qerret te kavajes nje vit e gjysem me pare!Apo e kam gabim z minister?

  13. Labi i zemeruar says:

    zoti Avokat! Ke ndonje mendim se perse Arta Vorpsi nuk eshte me ne planet e organeve kompetente per ne GJK,kur ajo eshte dhe konsiderohet ligjerisht e emeruar atje,pavaresisht nga akrobacite e Likes qe rezultuan te sukseseshme me futjen nga dritarja te Xhaferllarit,pa kaluar vetingun! Perse pas gjithe perpjekjeve te KEDit te Tushes per te skualifikuar sa me shume kandidatura kane mbetur vetem dy-tre te tilla ( nga te cilat nje eshte e preferuar e me nder presidentit) nga tre kandidatura per cdo vakance dhe emri i Vorpsit nuk paraqitet serish apo nuk emerohet zyrtarisht e automatikisht ne GJK,cfare pengese ka ketu?Akoma like floriri e ben ligjin? Cfare reforme eshte kjo kur ai vendos akoma se kush do kaloje e kush jo per ne GJK?!!!C’behet me vendimin e parlamentit per Vorpsin ketu? Eshte Nul?Keni ndonje mendim per kete dhe c’mund te behet ne kete drejtim?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje