Sondazhet për zgjedhjet 2021! Parashikimet e para: Shqiptarët vlerësojnë qeverinë Rama për rindërtimin e menaxhimin e Covid! 63% mbështetje

8 Dhjetor 2020, 22:29Politika TEMA
Sondazhet për zgjedhjet 2021! Parashikimet e para: Shqiptarët

 

 

Sondazhi i parë do të transmetohet sonte gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga Denis Minga. Temat mbi të cilat do të përqendrohet ky sondazh i parë, i përkasin opinionit të shqiptarëve mbi sjelljet e qeverisë Rama si në reagimin ndaj tërmetit, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë, por edhe për tema thelbësore për punën e një qeverie si: lufta ndaj korrupsionit, reforma e Drejtësisë, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, marrëdhënia me mediat etj.

Instituti Piepoli ka testuar opinionin e shqiptarëve edhe mbi qëndrimet e opozitës dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Një pjesë e sondazhit i dedikohet natyrisht parashikimit të votimeve 4 muaj para ditës së zgjedhjeve. Këto janë zgjedhjet e katërta që Report TV ndjek me sondazhet e Institutit Piepoli pas atyre të 2013, 2015 dhe në 2017 kur parashikuan saktësisht shumë muaj më parë rezultatet finale.

Kampioni i të pyeturve është 500 persona, nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Përfaqësues të mendimit të të gjithë shqiptarve. Kampioni që përfaqëson popullsinë shqiptare.

Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë! Shqiptarët të ndarë për lirinë e shtypit

Dialogu me opozitën është pika më e dobët sipas shqiptarëve për Qeverinë me vetëm 33% të shqiptarëve që thonë punë të mirë ose shumë të mirë.

Menaxhimi i emergjencës COVID/ 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria ka bërë punë të shkëlqyer

7 komente në “Sondazhet për zgjedhjet 2021! Parashikimet e para: Shqiptarët vlerësojnë qeverinë Rama për rindërtimin e menaxhimin e Covid! 63% mbështetje”

  1. Tani says:

    Pra 61% e shqiptarëve ja paskan ngarkuar vetvetes përgjegjësinë e përhapjes së virusit. Paskan bërë autokritikë kundrejt partisë më pak fjalë. Faleminderit për këtë perlë sondazh ,?

  2. Shefkiu says:

    Nga sa mund te lexohet nga shifrat, duket sikur raporti ne zgjedhjet e ardhshme ne kete moment vleresohet 60-65% per mazhorancen aktuale dhe 35-40% per opoziten. Eshte i veshtire te permbyset ky raport, per faktin se shqiptaret ndjejne turp nga ndryshimi i opinionit. Ata e perjetojne situaten politike me teper si tifoz tradicional per skuadren e zemres, sesa te gjykojne gjakftohtesisht arsyet politike ne vleresimin qe bejne. Por, per te thene te verteten, nuk eshte ndonje ndryshim i dukshem ne raport me boten, kudo perafersisht njesoj veprohet nga zgjedhesit.

  3. shih e shkuraj says:

    nga do ta rrutullosh opozita nuk e ndryshon poziten e saj, ngelet ne vend numero dhe trendi tregon se nuk ka per te ardhur ndonjehere ne pushtet.

  4. F.Y says:

    Kjo do te thote qe propaganda ka qene e frytshme. Pergezime edhe per kontributin tuaj si redaksi!

  5. SON says:

    Po cmanaxhim zeza….po e shikojme…e ka lene renie te lire…….

  6. Publius Varus says:

    Sondazhe qesharake teresisht te Bolinos qe ja ka kalu edhe Shqiptareve per bythlepirje ndaj Rames.

    Sidomos ajo pjesa e vleresimit te mandatit te 2te te Rames….

  7. Albert says:

    Ps i fiton prap zgjedhjet edhe se nuk jam dakort, por edhe Pd nuk dua te fitoj ne asnje mynyr se esht e keqa e madhe e vendit. Duhet te votojm per Murrizin se vetem ai esht ne te vertet i drejtperdrejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje