Ervin Salianji vijon të zhvillojë takime me simpatizantë të PD-së, pavarësisht se ishte skualifikuar nga lista e kandidatëve për deputetë.
Ai ka sfiduar në mënyrë të hapur komisionin e Vlerësimit në PD të mbiquajtur “Ruli”, teksa
sot, në kuadër dhe të ditës së rinisë, 8 Dhjetori, ishte në Korçë ku ka zhvilluar një takim me disa simpatizantë pranë stadiumit të skuadrës së Skënderbeut.
Mbështetësit e PD-së kishin ardhur të gjithë me makina duke respektuar dhe masat e distancimit social, ndërkohë që vetë Salianji qëndronte në një karroceri makine me mikrofon në dorë!.
Salianji shprehet se PD po u jep qytetarëve një alternativë për ata të cilët presin reagim dhe sakrificë.
“Është i jashtëzakonshëm ky komunikim në një formë ndryshe, duke respektuar të gjithë rregullat e pandemisë por duke kërkuar dhe duke vendosur në plan lëvizjen, qëndresën dhe guximin e çdo të riu.
Jo vetëm për të përkujtuar këtë datë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për të përcjellë një mesazh që të rinjtë e sotëm, që qytetarët e sotëm anëembanë vendit presin reagim, presin sakrificë dhe ne po jua japim atë në mënyrë të përditshme.
Largimi i qytetarëve dhe shfryrja e dufit duke u larguar nga ky vend janë armët e vetme që ka kjo qeveri sot.
Armët që ne kemi sot së bashku me, janë armë të guximit dhe armë të qëndresës për të larguar një orë e më parë një qeveri e cila po i pi gjaku qytetarëve shqiptarë vetëm për të majmur dhe shëndoshur një grusht njerëzish” – tha Salianji.
Nderkohe qe ne rrjetin social ai ka ka paraprire takimin duke thene se “Sot në Korcë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia!
8 Dhjetori 90 sakrifica e të rinjve ishte sublime,ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa!
Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.
E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë!
Për Shqiperine
si gjithe Europa!”.
Po kjo eshte qesharake,
Vendoset ne krye te vleresimit te figurave nje i koruptuar dhe sharlatan i neveriteshem si Rruli, dhe ky heq nga lista kete djalin Salianji, i cili eshte shume inteligjent dhe i afte ne te folur, por edhe i ndershem ne Partine e tij
Kjo eshte njelloj qe nje prostitute te vleresoj per ndershmeri nje vajze te re , keshtu eshte edhe komisioni Rruli ndaj Salianjit
..
C’jane keto menyra te pista per te vleresuar ndershmerine e politikaneve
i vendosim para nje te koruptuari si Rruli
Kjo eshte skandaloze si koncept
Si u vajti puna e regjisorit të serialit” Babale”?
Kur do ta kryej dënimin?
Duhet menduar për nj qeli dyshe me Grifshën Duma,
që mos të kalojë në depresion.?
Te gjitha me makina qenkan keq te varferit. Cfare demostroni sa te kamur jeni . Prit nga keta te sjellin ndryshim
Perse nuk ben një parti tjetër ?
Emrit ta kam gjetur unë,”Banditët e Misrave të Vjedhur”.
Ose BMV.Nuk eshte trendy ?
Ky do ju kete thene qe do vije Grida ndaj jane mbledhur Korçaret..ose farefisi ketij langos..sa per Rulin mor Ray..vertet eshte tip prostitute..por ky Salianji eshte kurvicke e lindur..karagjoz videosh e montazhesh..ndaj…nje M*t jane te dy.
Të gjithë ata që janë në makina po ti kontrollosh janë gjithë njerëz të pistë se një njeri me mënd nuk i shkon mbrapa një gomari nga trutë ekokës…
Ky Salianj nuk eshte korcar. Cfare pune ka ne Korce ai . Ai eshte nga fshatrat malore Lozhan Moglice . Keta nje here ne 6 muaj zbrisnin ne Korce
SI TEK FILMI KONCERT NE VITIN 36 KUR BEU I FSHATIT KISHTE MBLEDHUR CINGIJET QE KERCENIN PER TE PRISHUR KONCERTIN EDHE BABI I KETI DEBILIT KA MBLEDHUR CA FSHATAR QE TE BEJ PRESION LULIT KA QEFE TA BEJE DJALKEN KOKE TE MADHE PO KY KA LINDUR KARAGJOZ DUHET TE REGJISTROHET TEK KURSET E ERMAL MAMAQIT SE LEKE KA PO E KA KOSHEREN BOSH
Më ngjaka si LENINI, kur u kthye nga mërgimi.
A more kokeshtremberi i Lozhanit , po mbeti Korça ne doren tende …sa per ata qe ke mbledhur cte thuash? te gjithe me mercedeza e bmw dhe kerkojne ndryshim….
Si u be ajo puna e filmit me Babalen Kur do cfaqet me tv se nuk kemi leke per ta pare nr kinema!