Historia: Kush është i penduari që “tradhtoi” Shullazin dhe Lul Berishën

9 Dhjetor 2020, 09:06Politika TEMA

Emiliano Shullazi, Lul Berisha dhe pesë persona të tjerë janë tradhëtuar nga një dëshmitar i penduar, i cili ka marrë një dënim të gjatë në burg dhe i cili me sa duket ka vendosur të flasë, pasi disa herë kanë dashur ti bëjnë atentat aty ku po kryen dënimin.

Është pikërisht ky i penduar që ka lolur për SPAK dhe i cili ka lidhur së bashku dy vrasjet atë të Klodian Spahiut më 26 shkurt 2005 dhe një ditë më pas vrasjen e Vajdin Lamaj të cilit i shpërthu ashansori i pallatit të tij.

“SPAK pretendon se ka një dëshmitar të penduar që ka rrëfyer dy ngjarjet e lidhura mes tyre. Unë e kam intervistuar atë para disa vitesh në një burg të sigurisë së lartë por nuk e kam transmetuar, sepse në pamje të parë dëshmia që ai jeptenuk bazohej në asnjë dokument zyrtar.

Më pas personi i penduar është shoqëruar të paktën 10 herë në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe është marr edhe në mbrojtje brenda ambienteve të burgut”, tha në Opinion gazetarja Klodi Lala.

Ndërsa Artan Hoxha bëri të ditur dhe emrin e tij. Ai tha se dëshmitari kyç në arrestimet e lidhura me vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu është Luftar Reçi.

“Personi dëshmitar kyç, është një i dënuar me 25 vite burg, Luftar Reçi. I dënuar për vrasjen e Maks Lalës një vrasje e vitit 2009 në urën e Shkopetit.

Luftar Reçi dhe Taulant Elezi e kishin mik Maks Lalën. I është thënë që do çojmë një ngarkesë me armë. E kanë vrarë fillimisht në makinën e tij, e ka lënë atje, është kthyer në Tiranë, ka marr bidona  me benzinë është kthyer prapë në vendin e ngjarjes dhe ka djegur kufomën e Maks Lalës”, tha ai.

Sipas Hoxhës, ka qenë nfrika se mund ta eleminonnin në burg që e ka bërë të penduarin të flasë.

“Ai dëshmonte se ishte paguar 200 mijë euro për të bërë një vrasje brenda në burg dhe që ai ishte transferuar disa herë. Nga pas i vinte edhe ekzekutuesi.

Në momentin që ai e kuptoi, atëherë ky reagoi, u tremb dhe kërkoi të fliste me prokurorinë”.

Por me sa duket askush s’ka dashur ti prekë këto patate të nxehta para ngritjes së SPAK.

“Problemi i të dhënave të tij ishte sepse Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas. Kjo është hera e parë që mbi dëshminë e tij u ngrit një akuzë. Dy herë ka shkuar me helikopter drejtori i krimeve për t’i marr dëshminë”, u shpreh Hoxha.

8 komente në “Historia: Kush është i penduari që “tradhtoi” Shullazin dhe Lul Berishën”

  1. lefteri says:

    Mjafton se dhe familja LALA e paska nje vrases
    klodiana te merret me fisin se saj se eshte bere aq e brzdiseshme neper ekrane deri sa nuk mban me
    eshte totalisht jashte profilit,ec vetem me thashetheme, e celb studion e paedukat,
    me vjen per te vjelle kure pershtyhet dhe i dalin karger nga buzet
    hiqeni se na bezdis kjo femer pa karakter

  2. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Nëntoka shqiptare e krimit po tundet keq.
    Këto lloj tërmetesh paralajmërojnë vullkane.
    Në rastin normal,poooor çfarë është normale në Albanistan?
    Ka vetëm një normalitet:
    Në Albanistan asgjë nuk është normale.
    Aty jetohet sipas motos,të vejë ku të vejë,të dali ku të dali.
    Janë ngatëruar ngjarje dhe fenomene,kriminelë dhe politikanë
    në një farë derexheje,sa nuk e njeh qëni të zotin.
    Të gjitha fijet të çojnë te përbindëshi i” Viçit që doli”
    Për sa kohë do kemi një katrahurë të tillë,
    Doktor Mortja fërkon duart dhe zgërdhihet.??

  3. Li says:

    Po mir pse Ka Ben emrin public KY bq,apo qe to vrasin familjen.
    Per te shkodres I Thot me iniciale Ku trimi Hoxha.
    Legen burre

  4. xhemal says:

    hoxha eshte nje gazetar mediokerr nje gjobaxhi .tregoh vetem histori te stisura e te modifikuara kur pjesa me e madhe e shqipetareve i njohin me mire ngjarjet kriminale perse ndodhin ,ku ndodhin ku mbeshteten .keta gazetare nga ana tjeter abuzojne me lirine e fjales e vene nen akuze istitucione te tera pa fakte duke nxitur ne publik mosbesim ndaj shtetit thjesht per motive militantizmi politik .keta gazetare vetem te.pavarur nuk jane.iformacioni i sakte kerkon fakte te shumta per ta bere lajmin e besushem e ti sherbeje mbrojtjes se jetes njerezeve..keta gazetare shpesh here i sherbejne edhe nxitjeve te konflikteve midis qytetareve,familjeve,fiseve duke dhene informacione jo te sigurta

  5. Cakarindo says:

    Zhdukeni kete Lalen nga ekrani se na vjen per te vjelle. Nje gore shpirtzeze e politizuarqe vetem llap. Eshte bere prroi psiqik,qe vetem flet e fantazon.
    Ne fund fare e tregon edhe nga vitrina se cka dyqani brenda.

  6. Bureto says:

    Ky Reçi, sipas ketyre mender gazetareve investigative, ka qene i kercenuar dhe kete e dinin strukturat e burgut, te cilat herpas here e transferonin, por ai qe do ta ekzekutonte dhe qe kishte marre 200.000 Euro, i shkonte nga pas. Pra atentatori njihej. Atehere nese eshte e gjitha kjo e vertet, pse ia çonin ate nga pas, dhe nuk e izolonin ate ne sistemin BIS 41? Mbushni emisionin me keto se mese do merreni tjeter. Drejtesia dhe burgjet aty i kane te gjithe le te veprojne dhe mos shesin copa copa informacionet tek keto ushunjza gazetareske gjoja investigative. Gjithmone mbushin rrjetet mediatike me supozime, konspiracion pa fakte e dokumenta te marra ne rruget e njihura te gaetarise investigative. Shembulli me i ire ka qene Roberto saviano, qe shpartalloi Comorren e Kalabrise dhe sot mbrohet nonstop nga shteti me 6 bodyguarde, kurse keta kokpaçet e gojeshqyerat tane livadhisin ne mes te dites. E mendje te shkon keq qe ne nje menyre jane pjese e lojes politike-krim-media. Keq shume keq po qe keshtu!

  7. jonuz novruzi says:

    Altan derri llafazan duhet te mesohet ti vere fre gojes

  8. Taulant says:

    Nga gjithe keto fakte qe jepen duket qarte qe aktet kriminale kane lene shume fakte rruges. Pyetja eshte me gjithe keto fakte neper biseda telefonash qe jane bere nepermjet krimineleve policia ku ishte . A mbaheshin nen vezhgim keta element ??? Dyshimi eshte qe policia 99% te krimeve i di cilet element i kane kryer. Por keta element e shume te tjere kane korruptuar me para shume segmente te policis/drejtesis/politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje