Lulzim Basha: Klodian Rashën e vrau Rama me Sandër Lleshajn, t'i shkulim me rrënjë e t'i qerojmë nga pushteti

9 Dhjetor 2020, 20:36Politika TEMA

Lulzim Basha duke folur nga Vlora, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy net më parë. Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar.

Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes.

Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë.”, – tha Basha

64 komente në “Lulzim Basha: Klodian Rashën e vrau Rama me Sandër Lleshajn, t’i shkulim me rrënjë e t’i qerojmë nga pushteti”

  1. Astrit says:

    Po ti mor qen bir qeni pse nuk e dhe doreheqen kur vrave 4 te pafajshem ne mes te dites.

    1. Cudia says:

      Ti mor Lulezim Basha meriton nje peshtyme POPULLORE por do durosh edhe pak. Te lumte ty dhe kopese tende qe Enver kurva ua vrau burrerrine shqiptareve per 45 vjet.

    2. Lakqofti says:

      Doli Luli Morgu
      Ky Qelbesire vetem me te vrare KENAQET
      O plere do pushtet me te vrare
      Harove ata qe vrave ne bulevard me 21 JANARI

    3. Revizori says:

      Astrit, mos u nxeh o I nderuar.
      Ky Lul Basha nuk e meriton inatin tënd. As per te vrare nuk ka vrarë njeri, vetem se ka marre më qafë disa kosovare te UÇK.
      Ky vetë eshte vetëm nje “klluf”. Më trap nuk bën nëna. Eshte njeriu më kot qe ka hyrë në pitikën shqipetare. Nje Lolo i Berishës. Eshte me shume per gjynah, se sa per ta marre inst.
      Edhe ato qe ka vjedhur, i ka paguar me qindra here duke shitur karakterin dhe burrerine, sa tani nuk i ka mbetur gje per te shitur. Nuk ka as karakter, as burreri, as turp, as shtylle kurrizore, as moral, dhe ka humbur respektin per veteveten. Shume njerez ne poziten e tij vrasin veten.

  2. xhelali says:

    U ZGJOVE LUL? SHYQYR

    1. Prind says:

      E ngaterron me ata qe vrau vete me Saliun ne 21 janar

    2. Zen says:

      Jo jo nuk eshte zgjuar. Po shikon endrra me syhapur akoma ????????

    3. Alo says:

      Epo ka ardh dita per vetgjyqsi. … Se ja kan heq gjyqtaret qe donte vet. E ka humb besimin ke institucionet???

  3. Poshtë Basha!?? says:

    yyyuuuuuu!!! S’KE TURP !!

    1. Saliu says:

      Ka nje ndryshim me te tuajen ne janar z.basha.ne fund te fundit ishin ne krye te detyres polici i gjore ,ndersa ti vete me nje gjakftohtesi pushteti i atehershem i vrau me nje gjakftohtesi te paimagjinuar a thua se vetem ata ishin te tepert.ky rast per ty basha rendon shume dhe me gjakftohtesi as ne opozite nuk duhet te jesh.dhe ne te vertete ben mire keshtu.

  4. ndue doda says:

    Po ti mor kriminel kur dhe urdher te vriten 4 protestues me duar ne xhepa
    pse nuk dhe dorheqje mor hajdut
    ik mor te qifsha rracen
    do ta merr i kete pergjigje me 25 prill dhe per keto pasoja dhe dem qe po i sjellni
    takspaguesve

  5. emilio says:

    Shko mor dallkauk, njeri i paafte. Jep llogari per vrasjet e 21 Janarit dhe pasurine e pafund. Rama do t’ju shkerdheje si asnjehere tjeter ne 25 Prill.

  6. dardan says:

    E nxori koken agjentura serbe ne Shqiperi. Vrasja e djalit nga polici duhet kerkuar ne SHQUP dhe Presidence.
    Shqiperia ndodhet perpara nje Grushti Shteti!

    1. Populli says:

      Germo tek te vdekurit o vemje se ske alternative tjeter. Pusht. Po ata qe vrave ne shesh

    2. ndue doda says:

      @ dardan fix jame me mendimin tend
      UDB po leviz

      1. Nje qytetar neutral says:

        Po, po shife mire se UDB te ka hyre edhe ne shtepi e po te pallon fisin.

  7. ilirberisha says:

    O qelbanik i qelber,i ndyre,i poshter,hajdut,kriminel,genjeshtar ti ke vrare 4 njerez te pafajshem ne mes te Tiranes dhe nuk denove asnje.Tani vritet 1 djale nga nje polic dhe e paska fajin Edi Rama.Kellire e keqe,pjelle kanceroze e berishes dhe metes.

  8. Dani says:

    Kure vjen edhe Dita qe te talle me popullin shqiptare dhe te na tregoje moralitet dhe dinjitet nje vrase hajdute si Lulzim Basha por shpresoj qe nje do vije Dita qe do perbadhesh me dresin

  9. E verteta says:

    Prandaj ju do te rrini gjithmone ne opozite sepse ju kujtoni se shqiptaret jane budallenj dhe harrojne kur ti ishe minister i brendshem dhe u vrane 4 vete ne mes te bulevardit me duar ne xhepa dhe mire qe ti nuk dhe doreheqjen por nuk dorezuat as ata qe vrane. Keshtu qe njerezit votojne te keqen me te vogel. Ka shume te meta rama po me te mire se ate nuk ka. Vazhdoni te besoni se shqiptaret jane budallenj.

  10. Trotski says:

    Boll O Paliaço.Po ku ka vrases ma te ndyre se Ti Me Sale Kriminelin ????? .Po Afron Ora te Japesh Llogari per Rrugen e Kombit,Per 21 Janarin ,per Vrasjen e Olldashit e me rradhe .Jane bere kapice Dosjet me krimet Tuaja .Nuk ka Spurdhjak qe ju shpeton.

  11. Aleksander says:

    Ha mut, ha mut, lulash
    Tre vota ke pas edhe ata i ke hum
    Mjer kush voton per ty

  12. Tani says:

    He he ai e vrau ai… aq frike e keni Ramen sa edhe i vdekur te ishte po atij do ja vinit fajin..lolll
    A ksenofobe leshi ju te Pd-se.

  13. Nikolin says:

    Je vetem nje mut i qelbur me gjith ata drogaxhit se ke per rreth merde

  14. Linda says:

    Shkatërrimtari i Shqipërisë quhet Lulëzim Basha. Turp t’ju vijë ju që kërkoni pushtet me dhunë. Kurrë nuk do të bëhesh Kryeministër o Lul sepse populli nuk i do ata që nuk dinë të punojnë. Ju PD-ja vetëm shkatërroni me ca rrugeçër që mblidhni.

    1. besniku says:

      Opozita e shfrytezon politikisht kete ngjarje per te sulmuar poziten por ne ngjarjen e 21 janarit urdhrat per zjarr i jepte baba i lulit

  15. TTT says:

    Kthehu ne Rinas te punosh kamarier o beqir kronik

  16. Am says:

    Po ky mut, ky vrau kater edhe jo vetem qe sdha doreheqje por fshiu dhe provat. C’pune ka ky me keto muhabete?

  17. MALLKUAR QOFSHIN KËTA KRIMINEL!!?? says:

    SHQIPËTAR TË MËNÇUR !
    KJO ËSHTË E ARDHMJA QË OFRON OPOZITA
    BERISHA-META-BASHA .

    1. astrit shba says:

      Cfar kujton se je qe ben keto deklarata,gezohesh kur humbin jeten njerzit dhe mezi pret te nxjerresh dufin per te thene se te duhet pushteti dhe thua te qerojme ramen etj.Pse kerkon te prishes ate qe ndertohet duke perfituar nga ngjarja,prit o njeri i cmendur te thote fjalen drejtesia.Ai qe i mori jeten te riut eshte pas hekurave dhe prokuroria po heton ngjarjen duro o i pa duruar se fare do thote ajo dhe pastaj jep konsideraten qe do te jete e bazuar ne ate qe ka ka ndodhur dhe pas kesaj drejtesia do te vendose per te ndeshkuar fajtorin.Pse o i pa udhe do te te nxisesh njerzit per te bere shkatrime,degjo se cfar thote familja ajo kerkon drejtesi ne gjykimin e ngjarjes dhe jo shkatrrim e pa drejtesi.Cfar i bejn zbukurimet e festave te fund vitit kesaj ceshtje qe ska lidhje me ngjarjen.Ngjarja eshte e rende po ska lidhje me veprimet e njerezve per te shkatrruar pas fjaleve te tua qe kerrkon pushtetin me thirrje histerike.Deri tani pushtetin e ke mare dhurate nga salehu.Prit dhe provo ta marresh me votimin ne 25 prill,po te besoj populli pas ketyre qe thua dhe ben.

  18. alex says:

    e nxorri koken krimbi serb, ai polici vrau njeriun e gabuar, duhet te vriste kete qen, pastaj plakun mere dhe pastaj like floririn, ishin lare 3 hale dhe me besoni shqiperia do te ishte futur direkt ne evrope. dhe polici do e kishte vendin perballe bustit te GJERGJ KASTRIOTIT.

  19. Tonini says:

    Ti mor legen dhe baba jot politik.vrate 4 qytetar ne mes te sheshit.nuk dorzuat vrasesit.fshive kamerat e objektit te KM.plagoset me dhjetra veta.nderrove pjese te armes se krimit.ne nje proteste te ligjshme.ju jeni ata qe vrate mbi 3000 veta ne 97.vrate dhe dogjet instuticionet.vrate dhe burgoset luftetare te UCK-se.babai jot politik eleminoi bashkepuntoret e tij me te afert.qe i kishte bashkepuntore ne krim dhe akoma nuk jeni hetuar.ju sot duhet te ishit ne burg

  20. pidhar nderkombtar says:

    nje rrote kari te ketille nuk do te linde me dheu kurre.

  21. pjeter says:

    Ti mor pusht nuk shpeton nga pergjegjesia. Nen autoritetin t tend si minister i brendeshem, vrate 4 demostrues ne diten me diell,nuk mundesh te shpetosh duke u kapu fort pas kesaj vdekje.Ai djale u vra nga nje polic,dhe ai polic sot eshte i arrestuar,gje qe akoma sot viktimat e tua, presin drejtesi.Kujton se dote shpetosh? mashtrues ordiner,hajdut tradhetar,don pushtet me dhune? Je i sigurt te ta mbaje suma ate lloj loje?

  22. Ervin says:

    Qe te vish ti e te besh ca leke se ngele duke harxhuar per te rrezuar qeverine me dhune! Ej o “lulekuqe mbi mure” a mund te japesh mendimin tend te dhjere vetem pasi te kene perfunduar hetimet? Aty vriten perdite njerez e se rrun njeri trapin. Mos ndoshta ky tipi ishte i rendesishem per krahun tuaj. Ngushellime familjes… po nuk zgjidhet gje duke vrare vrasesin apo duke dhene doreheqjen qeveria!

  23. Besa says:

    Dhjemokracia ku nje kriminel,hajdut,tradhetar,ne emer te opozites ,pret te behet kryeminister.
    Keshtu eshte kur nuk ka Drejtesi…

  24. K says:

    Nesër do djegim shqipërinë kurse pasnesër do vihet kryeministër Luli me shpellarët.

  25. Veshgues says:

    Lul! Nuk mund te veme ty ne pushtet! Tashme je mut i vjeter! Ishe tek Km met mut muti dhe tu vrane 4 shqiptar! Dhe tre oret e para Sala , doktoret e mutit dhe ti genjyet shqiptaret! Edhe pse genjyet ju duheni denuar! Kot e ke! Je i perlyer per llogari te Ustait te vicidolit, dhe sigurishte per pasurimin tend te ndyre ne kurriz te popullit! Sot ardhja jote ne pushtet konsiderohet e rrezikshme! Sot ty duhesh te ishte harruar emri! Pune te mbare tek Morgu! Je mire aty! Se ke edhe eksperiencen e Shpise se Verdhe!

  26. vandalet says:

    Te tmerruar nga sondazhi i mbremshem per 25 prillin (PD – 20% dhe LSI – 2%, Saliu, luli dhe Meta nxiten nje proteste vandalesh me shprese se po marrin pushtetin.

  27. Loku says:

    Pa dhene llogari per 4 vrasjet ne bulevard nuk ke ku shkon o Lul.
    Bej gati avokatin se do shkosh patjeter ne gjyq.
    Leri pordhet se nuk tremb njeri ti.

  28. Kajo says:

    Un dyshoj !?? Po sikur polici te jet shitur tek sali krimineli per shum lek…..do bej disa vjet e del…..dhe ata shpellaret e ardhmja te gjejn shkak per te filluar prap rama ik…..dyshoj deri sa flet keshtu ky mynxyra…..

    1. pjeter says:

      A cja fusni kot tani.Polici ja shkreu kot ne erresire,e hengri kot ai i gjori,ishte djal i ri,por Saliu ka muaj qe llomotit me te vdekur,ç’do gjje eshte e mire per te bere rremuje,duan te largojne vemendjen,nje kaos i vertet ata i shpeton,kete duan ata.Mbledhin qelbesira,parazite,hajna,sa te duash, organizimet i Bejne kellicet,me pas futen keta nja 100 banditet e Saliut qe vene zjarrin e shkaterrojne.Gjeja qe me acaron me shume eshte se keta morer q.. nuk paguaj asgje nga ajo qe shkaterrojne,pa merre Kopilin e Sali Lushajt,e ke kap me filmim ,foto,duke shkaterru,perdorur dhune kunder policise?eshte edhe me precedente te tjere penale?direkt ne gjyq,dhe disa vite te mbyllur,asghe sbehet,keta terrorrizojne,nje qytet te tere,e shkaterrojne çu ze dora,dhe iç,heren tjeter perseri keta i ke ne nje rremuje tjeter,me te njejtin rezultat,police te plagosur,deme te prones publike gjithandej.Njerzit duhet ta kuptojne,kjo nuk eshte opozite,keta nuk duan te martin pushtetin sepse duan ti sherbejne popullit,keta duan te shpetojne,dhe te mbajne gjithe djersen e vjedhur te popullit,nuk ju rrujet atyre per asgje tjeter,ata per vete,te ardhmen,dmth,femijet e tyre i kan siguru jashte Shqiperise.Duan te çojne ne deshperim nderkombetaret,qe te arrihet ndonje kompromis,psh,nje amnisti i gezon te gjithe,dhe shife ti si ja mbathin te gjithe,,nga deshira e madhe per te qeverrisur,mbajeni Shqiperine tani,ska çna duhet me.

    2. TE JESH SHQIPTAR TE GJITHA I BAN…KU I DIHET…LUMI FLE..SALIU JO…JAN MARIFETE TE VHETRA KETO…SALI BASHA MARIN GJITHMON MESIME NGA UDB…

  29. GREY WOLF says:

    HAHAHA! MJESHTER I KATEGORISE SE SHTATE ESHTE PER TE BERE SHEJTAN BUDALLAIN. FATKEQI NUK ISHTE NE DEMOSTRATE DHE POLICI NUK PO MERRTE URDHERA DIREKT NGA MINISTRI I BRENDSHEM DHE KRYEMINISTRI. MADJE KRYEMINISTRI NUK ESHTE FARE NE SHQIPERI. FATKEQI U VRA NGA NJE POLIC INDIVIDUAL QE DO TE PERGJIGJET INDIVIDUALISHT PER VEPRIMET E TIJ INDIVIDUALE.
    KURSE TI MOR FASHIST E QEN FASHISTI URDHEROVE ME GOJEN TENDE GARDISTET QE TE SHTININ ME SNAIPER MBI DEMONSTRUESIT E 21 JANARIT. PO TIRR LESH TIRR SE KA PLOT BUDALLENJ QE PO NUK E HENGREN DO E MBAJNE NE GOJE.
    NGUSHELLIME TE PERZEMERTA FAMILJES PER HUMBJEN E MADHE. POLICI TE HETOHET DHE DENOHET SIPAS LIGJIT. NESE LIGJET DUHEN RISHIKUAR PER PERDORIMIN E ARMEVE NGA POLICIA ATEHERE TE RISHIKOHEN SA ME PARE. DENIMI ME VDEKJE NE SHQIPERI ESHTE HEQUR DHE KJO DUHET TE VLEJE EDHE PER KUR HETOHEN APO ARRESTOHEN NJEREZIT. DHUNA FATALE DUHET TE PERDORET VETEM PER VETEMBROJTJE NGA POLICIA.

  30. Atdheu says:

    Lulzime mirmengjes, u zgjove? A e bere gjumin mire? Rames dhe Lleshajt ti rruash bolet. Hajt shko fli prap. Shalngjitur.

  31. GRUPI ……. LGBT me vendim partie, i ben thirrje LULIT, qe ta onksha zemren o zot, qe na mungon kryekar partie?. Je 1shi TIRONES ta honkasha synin ?

  32. L says:

    Ik mor bq gru, se burre sje o basic
    Me kta vkarlliqe qe ben e saldove ramen per 30 vjet ne pushtet

  33. Xeni says:

    Ky eshte kulmi,njeri me monster se Bashka ska ne rrullezin tokesore,eshte i vetmi qe ka bere krim shteteror dike vrare 4 vete ne proteste dhe kerkon td veje shenjen e barazimit me nje veprim teresist individual te nje polici.

  34. Tironsi says:

    Basha,Berisha dhe Meta i fryjne ketij rasti se duan te harrojne vrasjen e 4 vetave ne bulevatd.Kot e keni o antishwiptare se po ju vjen fundi,SPAK e keni te dera.

  35. Lala i Lushnjes says:

    Zhduku mor pis njeri, i ati i viktimës burrë tamam thotë të “veproi drejtësia dhe nuk dua politikë më leni ne hallet e mia,, , ti more qelbësirë mbledh kurvat nga rruga për “babale,, dhe bën thirrje për gjak. Hajtzhdukuni me sojë e sorollop se u jeni ngjitur si vemje ketij populli.

  36. Albani says:

    Popull shqipetar:
    Shikojeni me kujdes reagimin e ketij super kremineli dhe super agjenti i UDB-se Jugosllave.
    E kemi thekesuare qysh shume heret se agjentura jugosllave eshte ulur kembe kryq ne Tiranen tone te dashur dhe per kete duhet te rrisim vigjilenxen per te mos na kapur ne befasi keta pushta.
    Perse more i poshter i shton dhimbjen familjes Rasha,perse more i lig do te beshe politike me nje djale qe akoma drejesija nuk ka dhene vendim,perse more hajdut i kombit shqiptar duhet te vishe ne pushtet me fatkeqesine e te tjereve,perse more agjent po trazon gjakun e gjithe shqipetareve ne keto dite te renduara nga semundja qe ka pushtuare boten ,perse more palaço deshiron te leshe Tiranen pa peme dekorative duke sulur banden kremiale dhe e dogjen,pse more i poshter keshtu duhet te jete Kryeministri i ardhshem i shqiperise ,po pse more injorant dhe i pa ditur trazon zemrat e nenave qe ja u ke nzire shamine ke me se 20 vjete,po çfar te ka bere shqiperia more palaço qe po i rri me ure zjerri ne dore per ta djegur dhe per ta bere shkrumb,po çfar te kane bere femijet shqiptare qe çdo dite dhe me shume po frikesohen nga falangat e tua more i pashpres Basha me gjithe banden tende qe me aq kujdese ta ka lene ne dore sali Berisha qe ju harrofte emri nje dite dhe me pare.
    Veprimet e tua nuk jane veprime dhe organizime qe i takojne nje force politike JO MOR JO veprimet e tua jane thjeshte zbatimi i planit ugurzi qe ty dhe Sali Berishes ja ka dhene ne dore Ramiz Alia dhe Serbia qysh ne 90-ten mor palao kur ti shperndaje kafe ne Rinas.Je ti nje kafshe qe nuk ke din e iman por me çdo mjet dhune dhe terrori do te marresh pushtetin per te vazhduare rehate planet e tua,dhe kurre nuk je dhe nuk do jeshe nje njeri qe do pushtet per te meiren e popullit veç per ta vrare ate me çdo kusht dhe me çdo çmim .Ftkeqesia e famijes Rasha qe me te drejte dhe njerezishte duhet ngushelluare te rente ty dhe mos gjeçe kurre derman se ketij populli dhe ketyre familjeve shqiptare ti ju ke nderruare veshjen dhe ju dhene per jete perçet e zeza se ti dhe partija jote familjare ate do se vetem ashtu jeton .Por populli si gjithmone ne situata te tilla e gjen vete prijsin per veten e vete dhe jo per deshiren e partive qe jane mbjelle si kerpudhat pas shiut,prandaj ti qen e bir qeni prit diten me te zeze se do te vije se s”ben, kete e ka vertetuare historia.

  37. Hyyyjjjj malokët e mutit. Rrëmuj duan .
    Njerëz të këqinj,të pa besë, politikë me të vdekur.
    Hyyyyjjjj rracë e keqe

  38. Skenderbeu says:

    Kujt I duhet nxitje e dhunen ne Shqiperi? Me siguri Beogradi dhe Moskes qe nxitur me agjenturen e tyre Sali Berisha,Ilir Meta,Lulezim Basha dhe gazetaruce e Topit, Klanit,Abs Zenit Te paguar prej tyre Per te organizuar me Anila Bashed Babalen e radhes me nje vajze te semure psiqike dhe tallavaistin Stres familje kriminel in qe zgerdhihej sepse po shkatrohej prona e Perbashket dhe digjeshin taksat e popullit. Spaku te veproje bashke me organet ligj zbatuar duke shpartalluar grusht I ne shtetit qe gatuan sllavet.

  39. .or te shkerdhefsha gruan qe po e shkerdhene gjysma e hollandes says:

    …..ata 4 te vrare ne bulevard .do te shkrine me acid o moterqirat e malokeve, ptuuuuuuuuuui fyterqener se sa me shume flisni aq me e eger behet urejtja per ju o qelbesira te PD

  40. Ç’rë thuash says:

    Ngjarja eshte teper e rende, por kur del dhe flet hipokrizia, e gjitha kthehet ne tallje.

  41. Xhejms says:

    Polic i papergjeshem. I pa pjekur.

  42. fisi says:

    Dje ishte dita e rinise qe qihet ne bythe qe ben krime qe vjedh dhe qe shkaterron vendin. KJo eshte dita juaj monstra.

  43. ⚖️⚖️⚖️ says:

    KJO ËDHTË PEDE-ja.
    KAOS DHE KRIM DO TË SJELLIN .
    MENDOJ SE ËSHTË SKENAR I OPOZITËS.

  44. rexha 10 says:

    NDERIMI I VIKTIMES ,NUKE BEHET DUKE VRARE NJERZE TE TJERE ,DHE DUKE SHKATERRUAR ATE VENDE.NE ATE VENDE JANE BERE SHUME VRASJE POLITIKE PO NGA KETA NJERZE,DHE TANI NGRIHEN ME TE MADHE PER TE ZHDUKUR ME RRENJE KRIMINELAT.PORE A E KENI SQARUAR NDONJEHERE ATE POPULL,SE KUSHE JANE KRIMINELAT E ATIJE VENDI?????
    KY LUSHA I VOGEL PO PATE KLLEQE ,DUHET TI KISHTE SHKUAR SALIUT NE ZYREN E KRYEMINISTRISE ,SE BASHKU ME RAMEN KURE U VRANE 4 PERSONA TE PAFAJESHEM ME DUARTE NE XHEPA.KETE VRASJE SALIU E PRANOI ,DUKE E QUAJTUR NJE KRIME SHTETI.MINISER I MBRENDESHEM ISHTE PO KJO KURVA QE HERE SILLET SI HOLLANDEZ,HERE SI KOSOVARE ,DHE PAKE HERE SI SHQIPTARE ,PORE KURE ESHTE NEVOJA PER TE BERE KEQE. MALLKIMI DO TI ZERE SEPSE NUKE JANE THARE AKOMA LOTET E ATYRE NENAVE QE KERKOJNE BIJTE E TYRE PER TI GJETUR VARRET SE KU JANE PREHUR NE PAQE.KETYRE MANGOLOMANEVE U JANE ERRESUAR SYTE NGA LAKMIA E MADHE ,DHE NUKE I INTERESON VUAJTJET E NJERZEVE ,APO JETA E TYRE.C’DO GJE E BEJNE PER KARRIKET E TYRE. E KEQJA KA 30 VJETE QE PO JU TROKET NE DERE.KETE HERE KURE TIU TROKASIN NE DEREN E SHTEPISE ,MOSE JA HAPNI DEREN ,SEPSE JANE PO ATA NJERZE QE NDRYSHOJNE VETEM KOSTUMIN ,PORE KANE TE NJEJTIN QELLIM ,ATE TE PASURIMIT ME VEPRIMTARINE KRIMINALE ,DHE MAFIOZE.JANE PO KETA QE TE VRASIN NATEN ,DHE TE QAJNE DITEN.KJO QE NDODHI ISHTE NJE INCIDENTE ,PORE ME NJE DHIMBJE TE MADHE ..NGUSHELLIMET E MIA FAMILJES SE DJALIT,QE HUMBEN BIRIN E TYRE NE MOSHE KAQE TE RE.

  45. Fadil says:

    DËGJONI E MOS BESONI!

    Për çdo shqiptar atdhetar,
    Për çdo shqiptare atdhetare,
    E madhe éshtë dhimbja e Klodian Djalit,
    Shqipërinë, ta ruajmé si sytë e ballit?!

    Dégjojeni, Lulézim Trutharin Gomarin:
    Sa idhshém, nga planci pëllet?!
    Nuk e mbané mend zuzari,
    Kur në janarin e egër, të vj ’11
    Me “baba” Saliu,-të Ziun,
    Nga protestuesit, në Tirané,
    i vrané 4 veté?!

    Trimi, i Lleshajve, bile si burré shteti
    dha doréheqje!
    Kurse, ju o banditét, hipokritë,
    Me viktimat; keni i luajtur “bixhoz”,
    Me ironi, akuza të liga, ger në stërkeqje…

    Turpi ju mbulofté!
    Ju, DhJE-TORI (SH) TË-VE,
    Të digjet Shqipëria,
    Ethshëm, pandalshēm
    Zjarrit, po i fryni?!

    Vërtet, ju njohin shqiptarët
    dhe tërë njerëzia…
    Sa kriminelé dhe mashtrues,
    Të etur për pushtet; ju o horra jeni.

  46. BashLulzimi says:

    VIKTIMA KLODIAN RASHA DHE MORALI YNË

    Vrasja në Tiranë nga një polic e 25 vjeçarit Klodian Rasha përmban në vetvete aspektin njerëzor, moral, juridik dhe (fatkeqësisht) politik. Vrasja e një njeriu, edhe kur bëhet nga shteti në zbatim të vendimit gjyqësor të formës së prerë, mbetet një akt i panatyrshëm, i rëndë dhe i dhimbshëm. Nga aq sa jemi të informuar deri tani, vrasja e Rashës nga polici i shërbimit të patrullës, përveç se tragjik mbetet një akt i paligjshëm për shkak të rrethanave në të cilat është vrarë viktima. Paligjshmërinë e dëshmojnë ato që thuhen se kanë shpjeguar në prokurori policët e shërbimit, gjurmët e fiksuara në vendin e ngjarjes dhe akti i ekspertimit mjekoligjor. Cilësimin e veprës penale të kryer nga polici nuk mund ta bëjmë ne gazetarët dhe askush tjetër, përveçse organet e drejtësisë. Dhe këto organe duhet ta bëjnë këtë cilësim me skrupulozitet dhe kompetencë profesionale.
    Duke pasur parasysh sa më sipër, familja e viktimës meriton ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta nga çdo shqiptar. E kam fjalën për shqiptarët që e vlerësojnë dhe e duan jetën e vet dhe respektojnë jetët e qytetarëve të tjerë dhe nuk e kam fjalën për ata shqiptarë që duan vetëm jetën e tyre, luksin, rehatinë dhe po aq edhe pushtetin me të cilin i kanë siguruar të mirat pasurore dhe e lakomojnë sërish pushtetin për ta shtuar dhe perfeksionuar luksin.
    Shoqëria shqiptare duhet të indinjohet kur ndodhin ngjarje të tilla dhe nuk duhet të pajtohet kurrësesi me to. Mirëpo ka një ndryshim shumë të madh midis indinjatës qytetare që buron nga humanizmi dhe morali, nga njëra anë, dhe pseudoindinjatës që buron nga urrejtjet për ata që janë në pushtet apo nga dëshpërimi për pamundësinë e marrjes së pushtetit në rrugë kushtetuese, nga ana tjetër. Të parët indinjohen sepse janë njerëz ndërsa të dytët bëjnë sikur indinjohen dhe kërkojnë të manipulojnë mendjet e të tjerëve, ta përdorin vdekjen për vota si dhe të shfryjnë frustrimet e pësuar për shkaqe që nuk lidhen me vrasjen në fjalë.
    Të bën përshtypje fakti se reagimet më të ashpra pas ngjarjes i bënë disa nga fytyrat më të çuditëshme, më të pacipa, më të neveritshme dhe më të inkriminuara politike. Krimineli më i madh politik i këtyre tridhjetë viteve, njeriu që ka vrarë protestues paqësorë ditën për diell në mes të Tiranës, njeriu që ka rrahur e burgosur kundërshtarë politikë e gazetarë dhe që ka urdhëruar përplasjen civile veri-jug në 1997, njeriu i paskrupullt Sali Berisha tha: “Një vrasje shtetërore mizore, mbas shpine e të riut Klodian Rasha nga kriminelët me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit… Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar, dëshmi e mbushjes së narkoinstitucioneve me vrasës të paguar dhe kriminelë të rrezikshëm”.
    A thua vallë ky reagim i çartur buron nga ndjenjat humane të qytetarit Sali Berisha dhe nga parimet morale dhe demokratike të politikanit Sali Berisha?! Po të ishim në vitin 1990 kur nuk e njihnim ende, edhe mund ta kishim besuar, por tani që e kemi provuar disa herë dhe çdo herë që e kemi vënë të na drejtojë demokratikisht, na ka sunduar me dhunë, me dhunë verbale dhe fizike, me shkopinj gome dhe plumba në trup, me gjakosje dhe burgime, duhej të ishim të marrë ta besonim dhe të mos e përbuznim për shumëfytyrësitë e tij.
    Sali Berisha dhe gjithë skota e njerëzve pa moral e ideal, pa din e iman, nuk i shohin dhe as i konsiderojnë vdekjet, edhe kur ato shkaktohen nga veprimet e paligjshme, si momente dhimbjeje, meditimi dhe ngushëllimi, por si “rast i artë” për keqinterpretim, keqpërdorim dhe si një hap përpara drejt ngritjes në pushtet. I ngazëllyer nga pamjet e zjarrvënies mbi kryeqytetin “e tij” nga njerëzit e yshtur prej tij dhe të tjerëve si ai, ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i vendit u shpreh se “Tirana tym e flakë nga revolta e të rinjve për ekzekutimin shtetëror prapa shpine të 25 vjeçarit Klodian Rasha”. Tymi dhe flaka janë simbol i shkatërrimit, instinkteve, regresit dhe jo i arsyes e moralit. Duket që Sali Berishës iu kujtua 14 shtatori 1998 kur, nën udhëzimet e tij, turma njerëzish të egërsuar (jo nga dhimbja për vrasjen e Azem Hajdarit), por nga humbja e pushtetit të “babës” nga i cili kishin mjelë për gjashtë vjet, iu vërsulën institucioneve qendrore duke iu vënë flakën. Si atëherë, edhe tani “të revoltuarit” zjarrvënës nuk ishin të afërmit e viktimave të cilët ndiejnë realisht peshën e humbjes së dhimbshme, por ishin të revoltuarit e rremë, formacionet e halabakëve të tipit Arkimed Lushaj, njerëz të inkriminuar, të kapur disa herë me armë e drogë por (çuditërisht) asnjëherë të dënuar siç e kërkon ligji.
    Nën shembullin e babait të vet politik Lulzim Basha shkoi tek shtëpia e viktimës, jo për t’i ngushëlluar për humbjen e rëndë dhe të pamerituar, por për t’iu treguar se “Kërkoj vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që qëlluan mbi të (K. Rashën) por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe Kryeminsitrit që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror… Kryeqeveritari, vartësi i tij, po të kishte pasur një fije dinjiteti do të kishte dhënë dorëheqjen… E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”.
    E kam thënë edhe në një shkrim tjetër dikur se Lulzim Basha iu bashkua PD-së sepse me të i bashkon morali, karakteri, pafytyrësia. Nëse ka një karakteristikë dalluese të filozofisë dhe moralit të kësaj partie (iu kërkoj ndjesë pjesës dinjitoze të bashkuar në rrethana të caktuara me të) kjo është dhuna. Qysh të nesërmen e miratimit të saj nga Ramiz Alia filloi dhuna dhe terrori në qytetet kryesore të Shqipërisë. Bashkimi i saj shpirtëror dhe moral me fundërinat e shoqërisë (lumpenin) e ka bërë të dallohet përherë si një konglomerat njerëzish ku dominon barbaria, dhuna ndaj individëve, komisariateve të policisë, institucioneve vendore e qendrore, dhunë që pati arritur kulmin në shtator 1998 por që vazhdon edhe sot. Ata që indinjohen nga pohimet e mija duhet t’i referohen sjelljes tridhjetë vjeçare të kësaj çete të pakultivuar dhe, gjithashtu të lexojnë gazetën e partisë, “Rilindja Demokratike” të datës 1 tetor 1992 ku thuhet: “Tek PD lumpeni pa mbrojtësin e vet më të mirë prandaj edhe e ndiqte nga pas me entuziazëm… Dihet se niveli i ulët i lumpenit dhe agresiviteti i tij i lartë do ta dëmtonte imazhin e PD-së. Ky ishte, si të thuash çmimi për aleancën sezonale të PD-së me lumpenin”.
    Kjo aleancë politike me lumpenin nuk ishte sezonale. Kjo duket qartë edhe këto ditë në fjalët dhe sjelljet e dyshes Berisha-Basha dhe të veglave të tyre mjerane, krejtësisht të pagdhendur të tipit Stresi, babai i të cilit pati marrë pjesë në aktet terroriste të 14 shtatorit 1998 kundër institucioneve qendrore shtetërore ndërsa i biri sot bën thirrje për djegien dhe shkatërrimin e Tiranës “derisa t’i largojmë këta nga pushteti”. Kësaj aleance banditeske politiko-ordinere i është bashkuar edhe ndërmarrja politiko-komerciale me emrin LSI pasi i lidh “një kimi e përbashkët”. Njëra prej figurave më të zhvlerësuara moralisht, intelektualisht dhe politikisht të këtij formacioni ankandesh politiko-financiare, Petrit Vasili fyeu tërë policinë e Shqipërisë duke u shprehur se “Këta kriminelë me uniforma guxojnë dhe kërcënojnë. Të gjithë krerët e policisë duhej të ishin larguar në çast pas këtij krimi të poshtër”.
    Për të gjykuar rreth moralit dhe qëllimeve të këtyre banditëve politikë duhet t’iu referohemi logjikës dhe arsyes. Këta, që vranë katër protestues paqësorë dhe plagosën disa të tjerë në 21 janar 2011, që ndodheshin 20 metra larg viktimave dhe disa hapa larg ekzekutorëve dhe në kontakt me ta, këta që fshinë pamjet filmike për të fshehur provat dhe urdhëruan moszbatimin e urdhër-arresteve ndaj “zinxhirit komandues”, i cili rezultoi ekzekutor i krimit, këta që kërcënuan se do të ekzekutoheshin në vend qoftë edhe 300 vetë, edhe sikur të sulmohej një postë policie, pardje u mburrën se “sikur edhe një gjethe të prekej rreth godinës së Kryeministrisë, do të ekzekutoheshin nga pesë snajper” (Sali Berisha), tani e konsiderojnë si krimin më të madh shtetëror të këtyre tridhjetë viteve vrasjen e paligjshme që një polic i bën një qytetari në një rrugicë në orën 2 pas mesnate. Sipas këtyre njerëzve pa nder e pa moral duhet të ketë dy standarde politike dhe juridike. Njëri për ata vetë, i cili iu jep të drejtë të vrasin cilindo, të mos mbajnë kurrfarë përgjegjësie dhe, madje, të krenohen edhe sot se “u zbatua ligji”, edhe pse gjykatat e tyre i kanë shpallur vrasjet e 21 janarit si të paligjshme. Sipas këtij standardi ata vetë nuk duhet të paraqiten në organet e drejtësisë për të treguar çfarë panë e dëgjuan kur ndodheshin krahpërkrah ekzekutuesve, se kanë të drejtë t’i kërcënojnë sërish shqiptarët me “ekzekutim si banditët”, se sot kanë të drejtë të na paraqiten si alternativa e vetme e drejtësisë, moralit dhe demokracisë. Standardi tjetër iu përket të gjithë atyre që nuk janë me ta. Në rastin konkret, Kryeministri shqiptar që ndodhej në Amerikë dhe Ministri i Brendshëm që ndodhej fjetur në shtëpi të vet, duhet të japin dorëheqjen sepse janë përgjegjës për veprimet kriminale të policit në një rrugicë të errët të Tiranës. Kuptohet, ata duhet “të largohen” sepse duhet t’iu lëshojnë vendin këtyre që të vrasin nga katër njëherësh, ditën për diell, në mes të Kryeqytetit dhe që, jo vetëm nuk japin dorëheqjen por betohen se do të vrasin përsëri. Pra, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të masin me tjetër moral, arsyetim dhe gjykim çetën rurale, të veshur me kostume firmato, me kokën plot barbari mesjetare që mban erë shpellash dhe me të tjera kritere kundërshtarët e çetës së tyre. Mendësia e çetës është mendësia e bajraktarit mesjetar i cili duhet të jetë përherë në shpinë të kalit (sepse i takon vetëm atij, se atë kishte zgjedhur turku pushtues), mund të bëjë çfarë të dojë, duhet të pyetet dhe të vendosë vetëm ai, kurse të tjerët të rrinë sus.
    Në këtë batak intelektual, moral dhe juridik ka rënë edhe ish-gjyqtari Çlirim Gjata, i cili pohon se “Qëllimi i tyre (i shtetit) është ta paraqesin ngjarjen si një veprim individual të një polici të shërbimit, në kapërcim të kompetencave të tij, duke nxjerrë dorëjashtë drejtuesit e policisë dhe Qeverinë… Duhet të japin dorëheqjen deri tek Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri. Ata qytetarë që kanë dalë në protestë e kanë kuptuar që një ditë mund t’iu vijë radha edhe atyre. Nga kjo Qeveri pritet…”.
    Nëse flasim pa dorashka, dhe kështu e meriton çeta e dëshpëruar, e dhunshme dhe e paskrupullt, duhet të themi Sali Berishës e Lulzim Bashës, Vasilëve, Gjatëve, Islamëve etj. si dhe formacioneve tyre të dhunshme që iu vunë zjarrin qyteteve tona se: ju nuk ndjeni as dhimbje, as keqardhje, as indinjatë për humbjen e jetës së të ndjerit Klodian Rasha. Jo! Ju i prisni me ngazëllim të fshehtë raste të tilla fatkeqe me shpresën se mund t’iu shërbejnë si trampolinë për të arritur në pushtet duke mposhtur mosbesimin tek ju dhe mosgatishmërinë e shumicës së shqiptarëve për t’ju votuar, që ndiejnë neveri kur kujtojnë kush jeni e çfarë keni bërë gjatë tridhjetë vjetëve. Cili prej jush, dhe prej zjarrvënësve të protestave të porositura nën rrogozë, u indinjua dhe e ngriti zërin kundër vrasjeve të 21 janarit dhe qëndrimeve qeveritare e partiake të pushtetarëve ndaj tyre? Asnjëri. Cili prej jush ka dalë në protesta kur janë vrarë policë nga bota e krimit apo gra dhe vajza nga bota mashkullore mesjetare? Asnjë. Cili prej jush e ka ngritur zërin dhe ka dalë në protesta kur janë vrarë njerëz për gjakmarrje dhe janë ngujuar të tjerë për të njëjtin shkak? Asnjëri. A janë të gjitha jetët njerëzore të njëvlefshme, apo këto slogane mashtruese i keni vetëm si mjet për t’u kthyer në pushtet? Dhe përgjigjja e të gjitha pyetjeve është: Ju nuk indinjoheni dhe nuk dilni në protesta për shkaqe humane dhe parime morale. Ju “indinjoheni” dhe protestoni vetëm kur besoni se nga krimi ordiner mund të nxirrni sadopak përfitime politike.
    Është fyese dhe poshtëruese për popullin shqiptar që vrasësit, vjedhësit, shpërdoruesit dhe dhunuesit e tij të djeshëm të marrin sot përsipër rolin e moralistit, avokatit dhe engjëllit mbrojtës të tij.
    Shumica e botës mediatike, me të drejtë, e dënoi aktin e policit patrullues, ashtu si dhe dhunën dhe zjarrvënien ndaj institucioneve shtetërore. Prej disa analistëve dhe gazetarëve, që përherë ngjarjet e fenomenet i vlerësojnë me motorrin mendor të vënë në lëvizje nga urrejtja patologjike për Qeverinë dhe drejtuesin e saj, priteshin gjithfarë lajthitjesh morale dhe intelektuale. Këta janë të përhershëm dhe nuk bëjnë përshtypje. Përshtypje më bëri prononcimi i një individi mediatik që e ka ruajtur integritetin profesional dhe qytetar. Z. Koloreto Cukali u shpreh se: “A nuk i perceptoni edhe ju, sot e kësaj dite, pavarësisht nëse janë policë trafiku, bashkie, specialë, bodigardë apo edhe roje objektesh, si zhvatës, si qënie të urryera, si armiq e pushtues?”.
    Me këtë lajthitje të shumanshme z. Cukali na ka dëshmuar se problemin kryesor nuk e ka me policinë por me formimin e tij. Të shpallësh një trupë policore prej rreth dhjetë mijë vetësh si “zhvatës, armiq e pushtues” vetëm pse njëri prej tyre kreu një krim apo sepse një tjetër s’e paska lejuar Cukalin t’i bëhet pengesë prishjes së godinës teatrale, kjo do të thotë se ke probleme serioze morale, se nuk mund të them se ka probleme me arsyen. Pse i veshim kësaj armate të madhe policore tiparet e njërit ndër ta që gaboi fatalisht ndërsa kryente detyrën, duke kryer një krim dhe nuk marrim si kriter përgjithësues me qindra shembuj nga efektivat e policisë që ndeshen përditë me krimin dhe kriminelët, duke rrezikuar jetët e veta dhe të familjeve të tyre vetëm për të mbrojtur jetët dhe pasurinë tonë?! Si mundet që një intelektual, nga njëra anë të propagandojë se në “demokraci” faji është individual dhe nuk mund të shtrihet as tek anëtarët e familjes dhe, nga ana tjetër, ta ftojë shoqërinë shqiptare t’i konsiderojë “armiq e pushtues” të gjithë policët, rrjedhimisht t’i urrejë e luftojë me armë, pasi ky është qëndrimi tradicional mbarëbotëror ndaj armiqve e pushtuesve?!
    Unë nuk e di çfarë i kanë bërë policët shqiptarë këtij zotërie por ajo që di me siguri është fakti se puna dhe detyrat e policisë janë nga më të vështirat, të ndërlikuarat dhe të rrezikshmet për ata vetë, në Shqipëri dhe në gjithë botën. Të ulesh në karrige e të shkruash, në mos qoftë e lehtë, është e parrezikshme por të ndodhesh në situata kriminale që kërkojnë zgjidhje brenda pak sekondave apo minutave, zgjidhje që lidhen me jetën a vdekjen, është një gjë shumë delikate dhe meriton respektin e shoqërisë. Po, pse u dashka që për aktin kriminal të një polici t’i shpallim “armiq e pushtues” të gjithë policët, ndërsa për aktet kriminale të prokurorëve e gjykatësve, biznesmenëve dhe bosëve mediatikë që, pasi kanë vënë pasuri në rrugë kriminale, e përdorin pushtetin ekonomik apo mediatik për shantazhe ndaj qeverive në mënyrë që të zhvasin paratë tona, në vend që ato para t’i shërbenin jetës, sigurisë dhe mirëqënies tonë, ne duhet të heshtim?! Apo, akoma më keq t’i shpallim VIP-a dhe t’i nderojmë?!
    Për të kuptuar thelbin e hipokrizisë dhe qëllimeve të errëta të politikës pas vrasjes së të riut Rasha, na shërben prononcimi i babait të viktimës, një prononcim dinjitoz që buron nga shpirti i prindit të dëmtuar në gjënë më të shtrenjtë, në jetën e fëmijëve. Ai pohoi se priste drejtësi dhe nuk përfaqsonte asnjë lloj politike. Me intuitën e tij prej malësori ai duhet të ketë kuptuar se dhunuesit dhe vrasësit e djeshëm të shqiptarëve nuk mund të ishin bashkëvajtuesit e djalit të tij, por hiena politike që shpresojnë dhe kërkojnë që nga arkivolët e fatkeqëve të hidhen në kolltuqet e privilegjeve të nesërme.
    Megjithëse nuk e konsideroj si të domosdoshme dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm për çdo faj apo krim që kryen një polic gjatë shërbimit, më duhet ta përshëndes atë si një akt kuptimplotë moral dhe politik që e thellon dallimin me dhunuesit dhe vrasësit e djeshëm në atë post e në poste më të larta e më të ulta, të papenduarit e përjetshëm, mëtuesit e sotëm për pushtet, qoftë edhe nëpërmjet dhunës. Ndërkohë, rasti fatkeq dhe fatal i ndodhur në Laprakë duhet t’i shërbejë kupolës drejtuese të policisë për rritjen e nivelit të trupës policore. Gjithashtu, Policia e Shtetit duhet të jetë shumë e kujdesshme në komunikatat e saj kur kryhen krime, me ose pa përfshirjen e punonjësve të saj, duke mos bërë cilësime juridike të veprave penale, por thjesht dhe qartë t’i njoftojë publikut ato që di rreth ngjarjeve të ndodhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje