Ditmir Bushati zgjidhet Përfaqësuesi Special i OSBE-së në Kaukazin e Jugut

9 Dhjetor 2020, 18:07Politika TEMA

Bushati do të shërbejë si pikë referimi për punën e Asamblesë Parlamentare në rajon, do të japë këshilla dhe do t’i raportojë rregullisht Presidentit dhe Asamblesë.

OSBE njofton se shefi i Delegacionit Shqiptar të OSBE-së dhe ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të vecantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon.

Bazuar në vlerat dhe parimet e angazhimeve të OSBE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, Bushati ka si detyrë të marrë në konsideratë mënyrat dhe masat e ndërtimit të besimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për identifkimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike.

Po ashtu Bushati do të punojë për të krijuar kushte më të favorshme për identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike bazuar në parimet dhe vlerat e angazhimeve të OSBE-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Si Përfaqësues Special për Kaukazin Jugor, Bushati po ashtu do të punojë ngushtë me kryesinë dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, grupin e Misnkut, si dhe Përfaqësuesin Personal të Kryetarit të Zyrës për Konfliktin e Trajtuar nga Grupi i Minskut si dhe të ndjekë zhvillimet në Diskutimet Ndërkombëtare të Gjenevës.

3 komente në “Ditmir Bushati zgjidhet Përfaqësuesi Special i OSBE-së në Kaukazin e Jugut”

  1. Ditziu says:

    Pasi lypi nje vend pune ne OSBE dhe nuk i mbushi mendjen kujt, tani qenka ngushelluar me c’ i kane ofruar per meshire. Hipokrit, fals, shpirtngushte e mosmirenjohes pa asnje vlere per tu promovuar ne media e bere lajm.

  2. Brazili says:

    Haha i shkruan vete ky ,ashtu eshte njeri i vogel tip skuthi.Tema mos harroni na njoftoni per cdo me nder p… te Bushatit.

  3. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ka shku te origjina e stergjyshit te tij karamahmut pasha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje