Vrasja e 25 vjeçarit, Meta: Prokuroria të hetojë intensivisht, jam dëshmitar se 2 vitet e fundit Policia është bërë e dhunshme

9 Dhjetor 2020, 14:46Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku mbeti viktimë 25-vjeçari Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Përmes Facebook, Meta shprehet se prej dy vitesh efektivët e kanë përshkallëzuar dhunën ndaj popullit.

“Të dashur familjarë të të ndjerit Klodian Rasha,

Më lejoni T’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta, në rrethana tashmë të bëra publike, të djalit dhe të afërmit Tuaj, i vrarë me armë zjarri nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve.

Të dashur qytetarë,

Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.

Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.

Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por dhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit.

Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie.

Çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të saj, i kryer nga Policia e Shtetit dhe efektivët e saj, është i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet.

Ju bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe autoriteteve të tjera shtetërore, t`i përgjigjen menjëherë nevojës së mbarë shoqërisë për drejtësi, përmes një hetimi të shpejtë, të plotë, të pavarur, objektiv dhe transparent për ngjarjen e rëndë të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha.

I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.

Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.

I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit.

I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.

Koha për drejtësi është tani!”- shkruan Meta. (TemA)

13 komente në “Vrasja e 25 vjeçarit, Meta: Prokuroria të hetojë intensivisht, jam dëshmitar se 2 vitet e fundit Policia është bërë e dhunshme”

  1. Shaqir says:

    Dhuna duhet perdorun ne ty te parin dhe fort bile zagar. Kur flet ti shqipetaret duhet te bejne te kunderten.

  2. vertino says:

    Pirdh o Ilir Meta se lirohesh,mendja te ka ik per lesh .Mos ha mut shume se te ben dem boll me se po i cmend shqipetaret o hajdut e kriminel.
    Nuk ke faj ti fajin e ka Ed Rama qe te le ty te lehesh si ta do qejfi megjithe Sali kriminelin e Mona filxhanin.
    Yt race e poshter.

  3. ??? says:

    Po more hajdute Kure Lulzim Basha e Sali berisha vrane 4 vete dhe plagose me 10 te tjer kote si koti per hjdutrite e Tua pse nuk pati Dretsi Kure do behet Dretsie per Ty Lulzim Basha e Sali berisha??? Per nje fatkeq polic qe ne panike e siper per jeten e vet mund te ket vepru ne menyre Jo korrekte e ligjore eshte e let te behet Dretsie po per kriminelet politikane hjdute e vrase si ti Lulzim Basha e Sali Berisha. Kure do behet Dretsie???

  4. ndue doda says:

    ik mor pleh ku ka me vrases e hajdut se ti
    e sali berisha
    po u vjen minuti dhe ju te dyve more flliqesire

  5. Angjelini says:

    Si i pate quajtur ky koke-lopa, hajduti me ze dhe figure protestusit paqesor ne shesh? Koke-palare. Ka njeri ma te ndyre se ky palo burre? Turp per PS per mos largimin e ketij palo burri nga presidenca.

  6. emigranti says:

    o ilir meta je president duhet te mbrosh policet e jo ti hedhesh ne kosh te plehrave . E par PSE IKU RASHHA DHE NUK QENDROJ , e dyta ju kundervu policeve po mentaliti i shqiptareve ky eshte te kondershtojne. TURP per ty president

  7. Gaetano says:

    Hijenat mbas nje prehje viktime e nje shoqerie ndertuar nga palaco te majte e te djathte qofshin
    Mond kozenin se kom pa ndonje here si fytyre,po ne tr e simpatizonim te gjithe,ja griste bileten si gangseterave ,si politiqeneve.ne kishe perdhunu,apo cfare krimi teper te rende ke bo,se te fuste nje shkelm loqeve sperben dhune shtazarake mendoj.thjesht dhimbja sdo te te lejonte te beje perseri te jesh mbi qytetarin e thjeshte.spirdhte per ministra qe nuk respektonin policine e ndershme.po politika nuk do tip kozeni,I do shefat e policise ti hapin dyert e makinave te tyre.dhe skishte polic te varur prej kozenit te kete vrare njeri.pse? Sepse ai te gjente dhe te bente synet dhe plastiken e nevojshme te nesermen.sa vjet u bene shqiptareve I mungon nje katan policie,nje Silvia konti drejtesie?? I fut nje domino balla me monen,nje shah mat meta rama,nje mos u nxeh brace me luljeten,normal nje dopio polici I turnit te dyte, dhe vret kaubojsin ne laprake pa kal e pa arme.polici duhet te kihet frike Jo nga arma,por nga pushteti qe I jep ligji mos kesh guximin ta perdhosesh.po keta nuk duan polici ligjore,keta duan gojore
    Dhuna eshte fund I llogjikes,por nje popull si ne qe mbajme kuran e bible ne njeren sqetull e ne tjetren kanun ,vaksina quhet tip kozeni po do rend,30 vjet burg armbajtje pa leje po do Silvia konti pa personazh,dhe daj cena , apo Uncle Sam ne anglisht,do I fuste shkelmin loqeve dhe bythve hijenave ne politike.

  8. serio says:

    E kush flet per drejtesi nje njeri i zhytur ne mut deri tek koka!

  9. ndrea says:

    Sa i pa varur eshte Like floriri….. Me sa duket e ka harruar 21 janarin kur vrau 4 te pa fajshem ne mes te bulevardit…..

  10. saleh says:

    Eshte mire qe dhunen ky mender presidenti yne ta provoje nje here ne kurrizin e tij, se tek te tjeret nuk i ngjit. Ta marrin zvarre dhe ta cojne atje ne rec ku ka vendin qe meriton, sa me shpejt.

  11. rexha 10 says:

    APO I SHIHNI GJARPERINJET SE SI E NXJERRIN KOKEN ,SI KEPURDHAT MBASE SHIUT,SEPSE DUAN TA DJEGIN ATE VENDE.SALIU I SHTYNE ME PROTESTU , DUKE PERDORUR DIXHITALIN E TIJE :::GOMAR;;;;;; .NDERSA KY NA PASKA 2 VJETE QE POLICIA I ESHTE BERE E PA DURUSHME, DHE E DHUNESHME. PO DERI DJE KU ISHE MORE BILBILGJYZARE QE KE 30 VJETE QE PO KERCEN NE TEPSINEE BYREKUT SI GJELI NE MAJE TE PLEHUT.DHE NUKE TE VJENE ASPAKE TURPE QE PO KERKON ANARSHINEE ATIJE POPULLI.PERSE NUKE CONI NE PROTESTA FEMIJE E JUAJ ?????
    KUSHE JUA DHA ATE TE DREJTE ME ORGANIZU PROTESTA ???????PERSE MINISTRI NUKE I RRASE MBRENDATE GJITHE,PER PRISHJEN E OBJEKTEVE PUBLIKE ,DHE RENDIN????SA HERE KANE QENE NE BURGE KETA PERSONA QE BEJNE GREVE???????DAJAKU DUHET FILLUAR NGA JUVE,DHE PASTAJ ME HORRAT E TJERE SI PUNA JUAJ.

  12. altin says:

    Si u be ajo puna e atij Kulles qe paguante per artikuj ? Te kujt ishin parate qe pagoi dhe sa ishin ? Deri ne cfaze jane hetimet? Duhet dale te protestojme per parate e zeza qe ka ky monster HETONI PARATE E PISTA ne qofte se doni tepastroni Shqiperine!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje