PD sulmon artistët: Pse reaguan për vrasjen e një amerikani dhe s’flasin për vrasjen e 25-vjeçarit në Laprakë

9 Dhjetor 2020, 12:05Politika TEMA

Partia Demokratike ka nxjerrë në një protestë të rinjtë e FRPD, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Laprakë.

Përveç Ramës e Lleshajt, në protestë janë sulmuar edhe artistët, pse sipas tyre, nuk reagojnë për vrasjen.

“Disa pseudo-VIP-a patën sensibilizim për vrasjen e një amerikani që mori dhenë, për çfarë për t’u dukur bukur?! Për të qenë trendi, po tani që vritet shqiptari në derën e shtëpisë për dy hurma, është turp.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë që të sensibilizohen me këtë protestë!

Me këtë që ka ndodhur dje një shqiptar do të mendojë të vishet edhe me anti-plumb sepse kemi një efektiv militant, të papërgjegjshëm.

Kemi OJF të ndryshme që sensibilzohen për George Floyd në Amerikë, por sot shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për një të ri shqiptar”, thanë protestuesit e PD-së.

4 komente në “PD sulmon artistët: Pse reaguan për vrasjen e një amerikani dhe s’flasin për vrasjen e 25-vjeçarit në Laprakë”

  1. ilir says:

    Ngushullime per te vrarin.
    Askush nuk thote se me cfar merej ky person.
    Thon qe pinte kafe e cigare te nje lokal , po se ku punonte nuk thot njri gje!!
    I jati thot qe doli te blinte cigare por ku?!! ne ora 1:30 te nates ku do blinte cigare?a blihen cigare mbeshtetur pas nje shtylle perball nje lokali?
    Nese me te vertete eshte gjetur nje pistolet ne brendesi te rruges qe po bente viktima kur u vra nga polici, asnje nuk thote qe ky ishte vetem apo ishte me te tjere qe e prisnin thell ne rruge dhe u larguan duke hedhur armen kur pan qe ai u vra.

    1. Ca hjdute te vegjele says:

      Keta Jane CA hjdute te vegjele dhe Luli bashke me Saliu e ilir hajdutin ju kane premtuare se ne Qofte se vine ne pushtet! Do I Ben hajdute e vrase te mdhej se Lulzim Basha Kure vjedhe vjedhe me Ka 200 miljon ero dhe kure vret vret me 4 per nje here dhe plagose me 10 tra te tjer

  2. Theatre and Drama says:

    Shumë e vërtetë!

    duajeni atdheun si (i lëpihet) shqipëria amerikën

  3. GENTI says:

    Ngushullime ! Po vertete ku e pinte kafen ky ne 0ren 2 te nates. Se ne kete ore lokalet zakonishte i vizitojne ata qe i vjedhin. Nejse ne skemi per tu bere njrez te qytetruar kurre. Vjedhin hajdutet e maskarenjte gjithe naten e diten e populli i shkrete rri e sja mban. Ne kete rast te pakten qe nje polic e ndoqi pas nje *engjel * ,ky as denjoji ti ndaloj policit. Njerezit jane shume te shqetesuar per engjellin e jo per ate qe rrinte ne krye te detyres qe dhe mund te vritej. Keshtu polici me mire te rije urte , te marre rrogen e te shkoj ne shtepi se sa te ndjek hajdutet mbrapa. Hajdutet i do populli vete. Keshtu le te bejne si te duan ne kete vend injorantesh. Ketu lavderohet babai se e ka djalin danoc e vjedh ne itali e spanje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje