Azem Hajdari kryetar i PD-së, sherri i parë Rama-Berisha dhe tentativat për të marrë drejtimin e partisë

9 Dhjetor 2020, 11:39Politika TEMA

Nga Mitro Çela

Pak disident

12 dhjetor 1990. E mërkurë.

Ora 9:00. Mbledhje e tensionuar në redaksinë e gazetës “Bashkimi”. Një nga shefat e redaksisë propozoi të merrnim në intervistë anëtarët e Byrosë Politike që u shkarkuan. Një tjetër tha të bëjmë një reportazh.

-Dërgojmë një gazetar në Qytetin Studenti, -propozova unë. –Ai të japë vetëm informacion. Artikullin, para botimit, ta dërgojmë në sektorin e shtypit të KQ të Partisë. Në qoftë se ky informacion nuk botohet, atëherë unë do të jap dorëheqje si shef i sektorit të ekonomisë.

I thashë kryeredaktorit, Qemal Sakajevës, që për këtë vendim të vërë në dijeni sektorin e shtypit në KQ të Partisë. Dolëm nga mbledhja. Në korridor takova Sali Berishën.

-Doktor! Po të keni ndonjë problem me programin ekonomik, unë mund t’ju ndihmoj.

-Unë jam dakord! Por mos thotë gjë Gramoz Pashko…

-Nuk besoj, sepse ai më ftoi që mbrëmë…

Ora 11.30

Në klubin e gazetarëve hyri një djalë. M’u drejtua mua: “Të kërkon Sali Berisha…”

Ngjitëm shkallët e godinës 15 në Qytetin Studenti. Atje u njoha edhe me Eduard Selamin dhe Edmond Trakon. Të dy pedagogë. “Kemi përgatitur programin e Partisë”, – më tha Berisha. –“Kemi ngecur në një paragraf. Është fjala për qëndrimin ndaj tokës. Cili është mendimi yt?…”

I hodha një sy statutit. Zgjedhja dhe mandati i kryetarit të PD-së: “Zgjidhet për dy vjet me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.” Në dhomë hynë edhe disa gazetarë. Berisha, pasi përfundoi me mua, iu drejtua atyre:

-Tani ju duhet të shpërndaheni kudo. Idetë e këtij programi të prekin mendjet e shqiptarëve. Nga shtypi nuk mund të presim asgjë. Ka censurë. Këtë punë mund ta bëni vetëm ju…

-Problemi nuk është kaq i thjeshtë, – ndërhyra unë. -Gazetarët nuk mund ta bëjnë hapur këtë mision. Ndryshe do të humbasin vendet e punës.

Pastaj i tregova për mbledhjen tonë në gazetë dhe për presionin që kishin bërë tipografët: “Në qoftë se nuk botohej informacion nga Qyteti Studenti, ata nuk do të lejonin botimin e asnjë gazete”.

-Lajm i mirë, – tha Berisha…

“Keqardhja” e Nexhmie Hoxhës

U ktheva në shtëpi. Ra telefoni. Ishte kryeredaktori: “Më mori në telefon Sofo Lazri, dora e djathtë e Ramiz Alisë… I tregova për vendimin e tipografëve. Pastaj për mbledhjen tonë. Po kush është ky shefi, që dashka të largohet nga puna, më pyeti shoku Sofo… Mitro Çela… Nuk hezitova, sepse kjo ishte edhe kërkesa jote.

Po pse me zor qëndron shef ky Mitroja, vazhdoi Sofo. Në qoftë se ka mall të largohet, nuk e pengon njeri… Pas pak më ra përsëri telefoni…

Jam Nexhmie Hoxha, më fal, shoku kryeredaktor! Po si është puna e tipografëve?… Po gazetarët… diçka më tha Sofo Lazri… Mitro Çela? Po më habit! Ne kishim menduar që ai të bëhej deputet, si kandidat i Frontit Demokratik…”

Ironi e fatit

13 dhjetor. E enjte

Ora 15. Në shtëpi erdhi Guga, shofer i gazetës.

–Je i arrestuar, -tha ai me humor. –Vishu!

Në makinë gjeta Luçie Doçin (sekretare e kolegjiumit të gazetës), Genc Tiranën, Gëzim Sinematin dhe Arben Rukën. Të tre gazetarë. Më thanë se i kishte nisur kryeredaktori. Do të bëhej një mbledhje në kinoteatrin “Studenti”.

Salla ishte plot. Në presidium dallova Pashkon, Berishën, Azem Hajdarin dhe Arben Imamin… Në rreshtin e parë një burrë me mustaqe, veshur me xhakavento. Më shumë bënte shenja sesa fliste. Më thanë se ishte Aleksandër Meksi. Në fillim foli Berisha. Pastaj Azem Hajdari, Zef Brozi, Edmond Budina. Ishin përgatitur dokumentet për në ministrinë e Drejtësisë. Duheshin edhe 300 firma për të legalizuar Partinë Demokratike.

“Sa të merren firmat në sallë”, -tha dikush nga presidiumi, -do të zgjedhim një komision nismëtar. Mendohet të ketë 14 anëtarë: 6 studentë, po kaq intelektualë. Dy do të jenë nga klasa punëtore.”

Po lexoheshin emrat e intelektualëve, me një karakteristikë të shkurtër. Kur përmendej emri, kandidati ngrihej në këmbë. Në fillim studentët: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo.

Pas studentëve, intelektualët. U ngritën Sali Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Meksi, Preç Zogaj… i fundit…

-Mitro Çela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon në gazetën “Bashkimi”…

Instinktivisht u ngrita në këmbë. Buzëqesha dhe u ula, duke ngritur supet. “Sa i fshehtë”, – tha Gëzim Sinemati duke më uruar. Më shtrënguan dorën edhe të tjerët. Unë isha befasuar. Nuk dija gjë. Nuk më kishin pyetur…

“Tani duhet të zgjedhim dy përfaqësues të punonjësve”, – tha dikush nga podiumi.

Ra qetësi. Nuk ishim mësuar me këtë lloj demokracie. Kandidatët i gatuante piramida e Mihal Bishës, mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste që nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E vërteta ishte që vendimin e merrnin masat: Ç’do partia bën populli… U ngrit një djalë i ri.

–Jam pedagog në Institutin Bujqësor. Quhem Eduard Zaloshnja. Unë do të bëj një propozim. Do të duket jashtë logjike, por propozoj të zgjidhet motra ime, Merita Zaloshnja! Është ekonomiste në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Shkollën e ka mbaruar natën…

Pati ilaritet. Disa ngritën supet. Diçka ngeci, por akullin e theu presidiumi: “Le të vazhdojmë me kandidatura të tjera. Në fund janë votat ato që vendosin…” Merita Zaloshnja fitoi. Së bashku me të edhe Ilir Myftari, inxhinier në minierën e Valiasit… Më vonë, në komisionin nismëtar u shtuan edhe Arben Demeti, Arben Sula, Bardhyl Reso, Zenel Hoxha, Sokrat Nesuri, Petrit Dodbiba.

Sali Berisha propozoi që Azem Hajdari të ishte Kryetar i PD-së. Procesverbalet e mbledhjes i ka mbajtur studentja Ilenja Mëhilli. (Në mes të vitit 1991 Ilenja emigroi në Itali si shumë studentë shqiptarë.)

Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar?

Më parë kërkon përgjigje pyetja, kush ishte Azem Hajdari. Deri më 8 dhjetor 1990 ishte një njeri i zakonshëm. Student si gjithë studentët e tjerë. Ndoshta diçka më pak: vinte nga provinca, nga Tropoja e largët.

Kur nisi shtrëngata, Azemi u zgjua. Ku ishte rreziku, printe Azemi. Me fjalën e Azemit studentët vranë frikën. Me fjalimet e tij u ndezën qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhësi i fundit i një plejade të tërë heronjsh me ideale lirie, që u shkon për shtat fjala e Fan Nolit: “Trimi i mirë duhet a të rrojë si burrë, a të vdesë si burrë”.

Tani le të kthehemi te pyetja pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i parë i Partisë Demokratike? Sipas pikëpamjes sime, për dy arsye. Së pari sepse e meritonte: ishte simboli i idealeve të Dhjetorit. Së dyti ishte një zgjedhje kompromisi (ku ka kompromis, ka demokraci). Kur nisi mbledhja e parë e komisionit nismëtar, zgjedhja e Azemit qetësoi, përkohësisht, gjakrat e trazuara të liderëve të ardhshëm të politikës shqiptare.

Vonesa e Edi Ramës

Fati e desh që ato ditë dhjetori Edi Rama të ishte në Greqi. Në Tiranë mbërriti më 13 dhjetor. Kur arriti në Qytetin Studenti, ishte bërë zgjedhja e komisionit nismëtar. I vonuar, u fut në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar. Gjëja e parë që bëri – sherr me Berishën. Pas ndërhyrjes me takt të Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja.

Rama bëri edhe përpjekje të tjera për t’u futur në drejtimin e PD-së. Kur dështoi, vendosi ta sfidojë PD-në duke krijuar Partinë Popullore Fetare në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, Ardrian Klosin, Kasëm Trebeshinën dhe Gavrosh Lubonjën.

Sipas platformës “Rama” partia do të kishte disa fraksione, duke filluar me ballistë, zogistë, antikomunistë, demokristianë, ish të burgosur politikë etj. Pas shumë përpjekjesh, të ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa, emigrant në SHBA, në fillim të qershorit të vitit 1991 u bë mbledhja e parë e partisë në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Më 22 qershor 1991 ishte parashikuar që Tiranën do ta vizitonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Bejker. Rama vendosi ta shfrytëzojë këtë shans për të bërë presion për legalizimin e partisë. Rama propozoi të shkonte në takim Ardian Klosi, si njohës i mirë i gjuhës angleze. Mirëpo Klosi rridhte nga një familje e njohur komuniste.

U ngritën të përndjekurit. Sha të shajmë… Normale. Jetonim në demokraci. Dhe Ardian Klosi u “përjashtua” nga takimi. Në këmbë të tij shkoi një i përndjekur, që bëri një vërë në ujë… Pas këtij dështimi erdhi goditja në Parlament. U diskutua ligji që ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Dhe ëndrra e Edi Ramës për të drejtuar Partinë Popullore Fetare nuk u bë kurrë realitet…

Lajm mbi lajm

19 dhjetor. E mërkurë. Ora 16.30

Salla e kinoklubit “Studenti”. Konferencë shtypi. Në podium Preç Zogaj dhe Genc Pollo. Ishte konferenca e parë dhe bëhej për organizimin e shtypit. Mendimet ishin nga më të ndryshmet. Brenda dhe jashtë kohe. Racionale dhe irracionale. U ngritën edhe disa shkrimtarë.

-Nuk kemi folur kurrë shqip, -tha një piktor i TVSH-së. –Kemi folur në të gjitha gjuhët, por shqip jo!

Dikush u afrua në presidium.

-Më falni, -tha Preçi, -kemi një lajm të gëzuar: Në Ministrinë e Drejtësisë u bë legalizimi i Partisë Demokratike.

Zhurmë. Britma. Lotë. Përqafime. Parrulla. Pas tyre këngë… Oratorë që flisnin… Lajmi i madh i theu rregullat e demokracisë. Mbledhja u kthye në anarki…

Epopeja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit

20 dhjetor ‘90. E enjte. Ora 14

Kafja e gazetarëve ishte e boshatisur. Unë bëja muhabet me banakieren, Gonin. Në sallë hyri H.SH., sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Berat. E kisha njohur kur ishte mekanik në uzinën “Partizani”. Ishte novator dhe unë kisha shkruar për novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart, ne e ruajtëm miqësinë.

U ulëm ballë për ballë. Qëndronte në heshtje. Mos vallë ishte në sëkëlldi për faktin se unë isha bashkuar me Partinë Demokratike?!

“Sot na thirri në një sallë Ramiz Alia. Ishim të gjithë sekretarë të parë. Na tha, a e dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Sigurisht. Ajo është parti djall, është mace e zezë që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Do t’i lexoni një për një. Pastaj do t’i thërrisni. Kuptohet, në mes të natës. Me fshehtësi. T’u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër të Partisë së Punës…”

Iku sekretari i parë. Unë mbeta. Në errësirë, edhe pse ishte ditë… Isha tronditur. Çfarë ishte kjo bisedë? Provokacion?! Dezinformim?! Paralajmërim?!

Shënim

Disa vite më vonë. Fillimi i vitit 1996. Bëheshin konferencat e PD-së në rrethe. Unë isha i deleguar në Patos dhe Ballsh. Listat e kandidatëve për në kryesitë e degëve të partisë verifikoheshin në qendër. Skandal: gjysma e kandidaturave ishin të “sëmurë”… Kjo “sëmundje” ngjitëse kishte prekur edhe disa deputetë, që nuk u futën në listat e kandidatëve për në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e 26 majit ’96.

Pa folur për ndonjë bandill, që SOT nuk lë seminar pa folur e pa marrë pjesë, që DJE u bë ministër i qeverisë Meksi, si beniamin i Berishës, që PARDJE, kur ende i kishte buzët me qumësht, pa u diplomuar, për hir të interesave kombëtare, u regjistrua ushtar i bindur në armatën e madhe të “Veshit vigjilent të Partisë së Punës”.

17 komente në “Azem Hajdari kryetar i PD-së, sherri i parë Rama-Berisha dhe tentativat për të marrë drejtimin e partisë”

  1. Agim says:

    Te gjith keta emra ne kete artikull kan punuar dhe po punojn per interesin e shoqeris elettive o per interesin familiare.

  2. WHAT A FUCK says:

    kjo foto tregon shume ….nuk me duket rastesi historia 30-vjecare e te ashtuquajtures “demokraci”…

  3. sadna babul ka bidai says:

    politika dhe njohja per te bere nje njohje per te arritur vlerat e studimit behet puna dhe klasa e e partise se pushteteve ne baze te rrjetit se kualifikimit te shkalles se shkalle .

  4. Miti says:

    Ajo qe perflitet ketu e 25 vjet vertetohet nga direktiva qe ka dhene R.Alia per ta mbushur PD-ne me spiune.

  5. Pokeristi says:

    Pjeserisht fakte qe dihen .Interpretimi,origjina e shume prej tyre,duan mbi te gjitha kurajo civile,inteligjence,patriotizem,ndershmeri.
    Mitro Çela,djale i mire,gjithe jeten konfirmist klasik.

  6. Kodra e liqenit. says:

    “Pokeristi”, fare mire ke shkruajtur, po ke harruar nje gje te vogel; Mitroja ka qene edhe pak kurvar, shkonte me mamane e Klevis Balliut.

  7. hahahaha says:

    Edi ne Greqi, Saliu ne Toskana, Rrofte revolucioni!!

  8. Adora says:

    Mitro Cela karrierist dhe lepires i aparatit te KQ. Spiun i kolegeve te tij.

  9. Taulant says:

    Fatkeqesia me e madhe qe ndodhi ne Shqiperi kalimi i pushtetit tek Berisha pastaj Nano e ne fund tek funderina Rama.
    Tre individe me te kaluar politike e sociale te ndyshme por me nje rezultat te perbashket shkaterrimin e Shqiperis.
    Keta te tre jane pergjegjes per gjendjen e mjerueshme te vendit sot.

  10. Kristo Poli says:

    Pd qe ne legalizimin e saj eshte drejtuar nga nje kompani banditesh servilesh, spiunesh, hipokritesh, komunistesh karrjerist, pasardhes te nomeglatures se ppsh pra femijet e ish drejtuesve kryesor te byrose politike ose sherbetore te tyre dhe disa te denuarish ordiner kryesisht hajdut kriminel me ne krye banditet Azem Hajdari dhe Sali Berisha. Rrofte demokracia qe na dhuruan kjo kompani banditesh te pas vitit 90.

  11. Ai says:

    Se pari, Sali Berisha propozoi Azem Hajdarin per Kryetar te Partise Demokratike jo se ai e meritonte, por se e kishte qarte si drita e diellit se ai e kishte te sigurte qe do te ishte ai Kryetar Partie menjehere me pas. Po te ishte ndonje tjeter Kryetar Partie ne ate kohe ai do ta kishte te veshtire ose te pamundur. Do ta kishte te pamundur po te ishte Edi Rama Kryetar Partie. Por per fatin e keq te shqiptareve apo Shqiperise Edi Rama nuk u be Kryetar i Partise Demokratike por i Partise Socialise.
    Po te ishte bere Edi Rama Kryetar i Parise Demokratike:
    Ne Shqiperi nuk do te vidheshin votat qe filloi si zakon ne zgjedhjet e Maj 1996.
    Ne Shqiperi nuk do te kishte firma piramidale.
    Ne Shqiperi nuk do te kishte 1997 qe e fundosi perfundimisht ate vend qe edhe sot nuk ka shpresa te futet ne Europe
    Po te ishte Edi Rama Kryetar i Partise Demokratike, Shqiperia do te ishte me Kroacine me Europe ne mos me pare.
    Nje tjeter gje:
    Sali Berisha zgjodhi Lulzim Bashen Kryetar Partie pasi e dinte nga e bija qe ai ishte delikuent. Gafat qe ben arithmetike, qe ju i quani gafa por qe sjane se ai do ti beje ato gajfa, por nuk ka se cbene nuk e kontrollon veten se eshte i semure me. Jane shenjat e para te humbjes se kujteses, pra eshte i semure.
    Kam qene pjestar i atyre levezjeve ne Shqiperi per demokraci, por kam me shume se 20 vjet qe Shqiperine e shohe dhe e gjykoje me gjakeftotesi, pa interes personal nga larg nga kontinenti Amerikan…

    1. Taulant says:

      Se cfare do bente Rama duket qart keto 7 vjet e gjysem qe eshte ne pushtet. Aq sa beri Nano kur doli nga burgu. Keta jane te famshem per vjedhjet e tyre .

      1. O TAULANTI KERKON NJE MOTER…PER TE SISTEMUAR SHKATERRIMIN QE BERI SALIU DUHEN 70 VJET JO 7 VJET…HAPI SYT KANGUR…SE 7 VJETET E RAMES…JAN SA PER 70 VJETET E SALIUT…KU DITEN SHTRONIN RRUGET…SI DUKET DIKU TE JAN PREKUR TELAT NGA QEVERIA RAMA…SBEN DOT SI KE BER ME SALIUN…

  12. TIRONA says:

    Mitro Cela duhej me konkretisht dhe pa te dredhura te shprehet burrerisht:
    1)KJO ISHTE DEMOKRACI APO SHKERDHATOKRACI,KU POLITIKANET VOTUAN,RREMBYHEN PRONAT E TE ZOTERVE.S’KISH RRUGE TJETER QE TE VIDHNIN KATUNDARET PA PRONA:SALI DHE AZEM RRUGACI.
    PRA DEMOKRACI PA DEMOKRACINE ELEMENTARE PRONEN!
    2)A KA PATUR BESE ,NDERSHMERI,SHQIPTARI?
    3)C’FARE PROGRESI KA BERE SHQIPERIA KETO 30 VJET?
    FINALY:KU ISHE ASGJEKUNDI,C’FARE BERE ASGJE!
    PASKA QENE E SHKROJTUR QE SHQIPERIA TE JETE NE DORE TE KALAMAJVE!

  13. Sala. says:

    O “Tule-lant”! Po pse pak te duket?……

  14. Real says:

    Prap ne skene perdysyte e bardha. Z.kryeminister na detyrohesh nje shpjegim edhe moral per kete fenomen. Keto ishin ato qe sollen demokracine alla shqiptare. Keto ishin nen mbrojtjen eRamiz Alise se mos o zot qe te e gjente gje ndonje nga keto sepse nuk do vinte demokracia qe kishte piketuar pas ardhesi i Enverit.

  15. Vrkrt says:

    Persa koh t flitet me apo per Azema,Hajdara,Tropojkara,e turlilloj pisash t ndyt marrzisht,as do ket e as do vij demokraci ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje