Nga Frrok Çupi
Mund të kishte nisur edhe nga prona. Në vendin tonë është bërë nami me grabitjen e pronës… Kjo pritej që nga dita kur në Tiranë u ngrit SPAK dhe BHK.
Dje, papritur, rrjedha mori kthesë. SPAK hapi dosjen e vrasjes së një njeriu para 15 vjetësh: drejtues në Policinë e shtetit dhe biznesmen, Vajdin Lamaj u vra mizorisht; dhe humbi. Ndërsa ja, u hap drita për te njeriu, qoftë ky edhe në jetën tjetër.
A është kjo një kthesë e hetimit nga krimi i korrupsionit të shtetarëve për te vrasja e njeriut?
Në thelb është e njëjta gjë, i njëjti krim kundër njeriut. Por Drejtësia, e vëzhguar nga Perëndimi, e nisi nga ‘kocka’. Çfarë po mësojmë?
Po i kthehemi një thënie të vjetër e të vlerë në gjuhën tonë kombëtare: ‘Kush të vjedh, edhe të vret’, ose e kundërta. Në vendin tonë mafia që hyri nëpër të gjithë kapilarët e shtetit, prej presidentit të vendit e poshtë, u ngjiz në vitet 1992- 96, sipas studiuesve Xavier Raufier dhe Gus Xhudo (ky me origjinë shqiptare). Fillimisht kjo mafie vrau njerëz. Vrasësit në shtet nuk e kishin me Remzi Hoxhën, për shembull; aq më pak me Ali Ukën- një gazetar i urtë dhe njeri nobel; as me Kosta Trebickën, ose Artan Santon, ose Eduard Belegun… Jo, këta shtetarët e kishin me atë që u zuri rrugën; mund të ishe edhe ti ose unë në atë rrugë dhe sot do të ishin duke na kërkuar eshtrat. Pastaj puna e mafies vazhdoi deri në ’98 e pastaj, e pastaj. Njeriu me pushtet është ai që e bën mafien, njeriu- njeri është ai që vritet nga mafia. Për këtë arsye beteja tani nisi nga njeriu.
Kthimi te vrasja e njërit është një sipar i madh që i hapet njeriut të fjetur për të parë rreziqet që i kanosen. Këtu ka njerëz që akoma duartrokasin për pushtetarë që kanë vrarë njerëz. Po pse? Sepse njeriu është i prirur që ta ‘largojë’ të keqen prej tij. Ndërsa, në fakt, gjithë kështjella e mafies rëndon mbi familjen, kjo është ligjësi. Viktima e parë e mafies shqiptare janë vetë shqiptarët, këta që duartrokasin sa herë del në skenë mister kapo. Këta edhe të ‘vrasin’ e të shajnë po t’u thuash se ‘kapo e ka vendin në burg’. Fakti që beteja kësaj here nisi nga njeriu, kjo i bën një thirrje njeriut ‘të verbuar vullnetshëm’ që të shikojë përtej.
Prapë te familja, jo veç te individi që rrezikon të vritet një ditë nga të fortët në pushtet. Çfarë ruan më shumë se gjithçka familja jonë tradicionale? Jetën e pjesëtarit dhe nderin e vet. Mirëpo vjen një moment kur familja mund të kthehet kundër vlerave të saj: familja kthehet në Mafie. Kemi plot raste gjatë këtyre tre dekadave; këto janë ose familjet e këtyre që po burgosen si mafioze dhe vrasës; ose familjet e njerëzve me pushtet të lartë. Vjen një ditë që këta e shikojnë veten shumë lart e të pasuruar, por në fakt janë kthyer në familje mafioze. Në rajonin tonë Ballkan dhe në vendin tonë, mafia familjare është më tipike dhe më e rrezikshme. E rrezikshme se ndërsa pjesëtari vdes, ‘familja mafioze’ nuk shuhet kurrë. Edhe sikur një nip i largët të mbetet… Ja pse kjo betejë, me të drejtë u kthye te njeriu.
Vetëm njeriu mund ta kthejë vendin në vlerë edhe vetë kontinentin mund ta kthejë në qytetërim. Kjo është arsyeja pse beteja kthehet te njeriu, edhe pse mund të duket një përqasje e largët. Në vendin tonë dhe rreth nesh ka mbetur ende egërsia më e madhe kundër njeriut. Pse ishte ‘davaritur’, në kontinentin evropian vrasja ‘kundër njeriut’? Derisa erdhi puna në Bosnjë, në Serbi, në Kosovë, në Shqipëri… Që nga viti 1945, me gjyqin e Nurembergut, për 50 vjet nuk ka pasur nevojë për Gjykatë të Krimeve kundër Njerëzimit. Vetëm në vitin 1995- Gjykata për krimet në ish- Jugosllavi… Pastaj një gjykatë e tillë në Ruanda. Pastaj një gjykatë evropiane e Krimeve kundër Njeriut… Jetojmë në një vend kur ende kemi politikanë që kanë kryer ose kanë frymëzuar vrasje. Kjo është e tmerrshme.
Ne fakt, SPAK duhet te vazhdoje me vrasesit politikan: Slaih Sheqern, Ilir Moniken, Lulzim Fasllicin, e keshtu me rradhe. Pa denuar keta vrases-hajdut shqiperia do lengoje.
Maskarenj. Polici ka bere detyren. Kush eshte ai person qe vrapon mos e ndaloje policia? Perse ai duhet te vraponte? Ai qe eshte person i pafajshem ndalon kur policia i kerkon te ndaloje dhe nuk vrapon. Lereni policine te beje detyren. Ky mund te ishte vrases me pagese, me revole ne brez dhe policia mund te kete ndaluar nje krim. Po ju kriminele jeni dhe vetem gjak doni. Pizeveng i ndyre!
Po të kishte bërë detyrën polici (jo policia sic thua zotrote se nuk futen të gjithë në një thes) nuk do të ishte arrestuar polici, por do të ishte dekoruar se vrau një kriminel të rrezikshëm në tentativë e sipër të kryerjes së ndonjë vepre penale. Ndaj mos fol broçkulla edhe nëse je polic vetë, duaje shokun dhe kolegun, por jo paaftësinë që çoi në krimin e tij…
Ashtu te vrafshin edhe ty.
???????
Ama ti shpetove se u bere servil i Berishes
Une kam jetuar dhe jetoj ne Tirane. E kam ndjekur veprimtarine e PD qysh nga dita e pare. Po ashtu dhe gazeten e saj “RD”, ku kryeredaktor ishte Frrok Çupi, por ne asnje rast nuk kam konstatuar se ky ka qene servil i Sali Berishes, perkundrazi se nuk e beri kete, u distancua heret vete pa u bere ende pis. O te mjere u ka verbuar urrejtja per kundershtarin syte. Dhe nese je vlonjat kujto 1997 qe te biesh rehat ne gjume pa parre ne enderr tmerrin qe perjetuat nga Sali berisha. Por pavaresisht nickname qe perdor vetem vlonjat nuk mund te jesh.
Ne fakt tmerrin e perjetoi Sali Berisha dhe jo vlonjatet.vlonjatet dhe jugoret rrezuan qeverine e tij sepse u vodhen diten me diell.Saliu tentoi ta vinte ne dore jugun dhe e dime te gjithe si perfundoi.skenderbegasit e ushtrise te tregojne se cju ndodhi ne Tepelene.maloket mundoheshin mos te flitnin malokshe ne ure te mifolit se i kthenin mbrapsht.mundohej maloku shkrete te fliste letrare qe mos kuptohej se donte te hikte ne itali me gomone.ah sa vuajte ky popull.
“RISTART”,
kètè kèrkon presidenti, nè njè nga ato daljet e shpeshta nè kanalet televizive kot, shqiptare.
U bè, çu bè, u vodh çu vodh nga unè dhe ata si unè, u vra çu vra nè bulevard apo nè pyll ose malin me gropa nga arma shtetèrore, pèr tè shtuar pasurinè time,,,ne duhet “ta harrojmè”.
Njè “fillim i ri”, kèshtu si them unè ose 97 ta nuk èshtè larg.
Kryehajduti , po luan rolin e jetès sè tij. Èshtè akti final, i njè drame 30 vjeçare.
Kur tè bjerè sipari, dy janè skenarèt pèr Shqipèrinè dhe shqiptarèt.
Ose kryehajduti dhe vrasèsi, pèrgjigjet pèr krimet e kryera dhe kthen plaçkèn e vjedhur (me tè, tè gjithè Saliqenjtè dhe Fatos halabakèt e kèsaj skene) , ose ky komb do shpèrbèhet dhe marrè rrugèt e botès, si zogjtè e korbit.
Nuk ka “RISTART” pèr vrasje tè shumèfishtè, pèr pengmarrje dhe krijim organizatash kriminale.
Nèse hajdutèt, ia dalin, me skenarèt e tyre dhe pazaret pozitè-opozitè, ti tregojnè gishtin e mesit shqiptarève, atèherè askush prej nesh qè do “ankohet” nè tè ardhmen, nuk e ka merituar ndryshe.
Kètu, kemi tè bèjmè me shkatèrrim me dashje tè njè shteti. Nuk ka patur nè tè kaluarèn kurrè dhe nuk do tè shohim as nè tè ardhmen asnjèherè, CUBA SHQIPTARÈ.
Hajdutè si Ilir Meta, bèjnè tè fortin, vetèm kur i kanè shpatullat e ngrohta, dhe kanè futur nè xhep drejtèsinè shqiptare.
A èshtè katandisur kjo shoqèri shqiptare deri aty, saqè nuk gjen dot forcè tè nxjerrè veten nga bataku ku e kanè futur hajdutèt si Ilir Meta?
Pu pu pu sa bukur e ke thene :Mos te ndryjme rinine si koshi nen pule. Nje te lumte te madhe, edhe nje here BRAVO (perendimore) se te pelqen me shume.
Cup Frroku ne sulm. Na mbiu ne sy spiuni I UDB-se.
Te kapen duke bere foto tuneleve te Gjadrit. Tani shko bej foto bazes se Natos ne Kucove. Plak langaraq.
Te lumte Frrok Çupi, o sot o kurre, gjithçka brilante, çdo shkrim perbene nje manifest me vete. Te keqen e ka zene tmerri, deri edhe kaçit te zi i ka hyre frika ne palce. Kombi shqiptar do mbijetoj, do triumfoj mbi te keqen, keshtu ka ecur ne shekuj. Sot eshte me afer se kurre qytetrimit, ndertimit te shtetit moderrn, sepse edhe Shqiperia ka bijte e vet, heronjt e vete, ju jeni nje nga ata zoti Çupi. Qente le te lehin, se bashku me kaçin e zi, ….
Frroku na hëngsh mutin. Je këllirë.
Zot Frok Cupi, gjithnje me shifra e fakte, analiz dhe llogjik profesjonale, artikujt apo analizat tuaja na ndricojne, te shohim te keqen dhe te keqiat qe i kan ardhur dhe i vine vendit tone nga mafja ne pergjithesi dhe nga kryemafjozi sli Berisha dje dhe sot nga ky lugat duke i shtuar dhe hajdutin me xhufke qe cdo dit del e pergjerohet per popullin dhe kushtetuten dhe nga ana tjater , ja ka futur sa krhu popullin. Prandaj paste rrugen e mbare Spaku e BKH.