Armand Duka flet për kualifikueset, Hysajn dhe racizmin te PSG

10 Dhjetor 2020, 14:34Sport TEMA

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dhënë së fundmi një prononcim për Radio Kiss Kiss Napoli, teksa ka folur për shumë tema si çështja e kualifikueseve të Botërorit, racizmin e shfaqur te ndeshja mes PSG dhe Bashaksehir në Ligën e Kampionëve, ndërsa tregon edhe tre arsye për të mbështetur Napolin.

Racizmi- “Nuk i njoh detajet e asaj që ka ndodhur në sfidën mes PSG dhe Bashaksehir, duhet parë se çfarë kanë mbajtur shënim zyrtarët e ndeshjes. Nuk mund të jap gjykime”.

“Në Shqipëri kemi tre arsye për të mbështetur Napolin, kemi trajnerin Edi Reja, Hysajn që luan atje dhe pastaj trajneri Gatuzo që ka qenë pjesë e Milanit, dhe ne në flamurin tonë i kemi ngjyrat kuqezi si ata”.

Kualifikueset- “Jemi një skuadër mesatare, Anglia është skuadër e madhe. Më pas vjen Hungaria që është një skuadër e mirë, të shohim se çfarë do të ndodhë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e shtëpisë”.

Hysaj? “Shpresoj që të qëndroj te Napoli, është një lojtar që mund të bëjë mirë atje. Ka bërë shumë ndeshje me të kaltrit, pse nuk mund të vazhdoj? Luan si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë dhe së fundmi ka bërë gol siç ka bërë edhe në kombëtare. Ai është një futbollist me personalitet, e ka pasur gjithnjë prej kur ka qenë edhe më i vogël. 18-vjeç ngjante si një futbollist me shumë eksperiencë, pastaj fakti se ka qenë te Napoli e ka ndihmuar”, u shpreh Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje