FOTOT: Kur Paolo Rossi luante në “Qemal Stafa”

10 Dhjetor 2020, 14:46Sport TEMA
FOTOT: Kur Paolo Rossi luante në “Qemal Stafa”

Paolo Rossi, heroi i Italisë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë ka ndërruar jetë, si pasojë e një sëmundje të pashërueshme. Rossi do të mbahet mend gjatë për Botërorin e Spanjës në vitin 1982, teksa ia doli të udhëhiqte Italinë drejt suksesit duke i shënuar një tregolësh Brazilit dhe më pas Gjermanisë në finale. Ai ishte protagonist dhe arkitekt i atij udhëtimi të shkëlqyeshëm, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut dhe në të njëjtin vit ai fitoi Topin e Artë.

Pikërisht gjatë këtij Boterori, Rossi fitoi zemrën e shumë tifozëve shqiptarë, duke u shndërruar në një idhull për këdo që ndiqte Botërorin, ku shtëpia e ‘’fatlumit’’ që kishte televizor shndërrohej në një stadium të vërtetë. Përpos tifozëve, Paolo Rossi ishte një idhull edhe ndërmjet lojtareve shqiptare. Shorti i atyre viteve, si për eliminatoret e Botërorit apo edhe të Europianit, asnjëherë nuk e vendosi kombëtaren kuqezi përballë të kaltërve të Paolo Rossit.

Në vitin 2000, nën organizimin e gazetës “Sport Ekspres” dhe nën drejtimin e trajnerit Shyqyri Rreli, 25 ish-futbollistë kuqezi  matën forcën e tyre me ish-kampionë të botës në vitin ’82, ku midis tyre spikasnin emrat e Paolo Rossit dhe Bruno Giordanos. Në skuadrën shqiptare kishte dhe nga ata që erdhën enkas për të qenë prezent në këtë ndeshje që dikur konsiderohej ëndërr për ta, si Përnaska, Ruci dhe Demollari, që në atë periudhe jetonin jashtë.

Ndeshja e Yjeve të Shqipërisë me Italinë e viteve ’80 që ishte konceptuar në dy pjesë nga 25 minuta nuk dhuroi asnjë gol dhe u deshën penalltitë që të vendosej fituesi. Në fund triumfuan kuqezinjtë me rezultatin 5-3.

Në mënyrë të veçantë interesimi më i madh ka qenë për Paolo Rossin të cilin e rrethuan shumë dashamirës, duke i kërkuar fotografi dhe autografe. Përpos faktit se ishte një ndeshje miqësore, të mundje ish kampionët e botës ishte një kënaqësi morale për atë brez, duke marrë në konsideratë kufizimet që kishte koha ku ata derdhën djersë në fushat dhe stadiumet e Shqipërisë.

2 komente në “FOTOT: Kur Paolo Rossi luante në “Qemal Stafa””

  1. Publius Varus says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te.

  2. miresi says:

    Megjitheate, ajo fjala” fatlume” sikur nuk shkon; te pakten une kam punuar neper fshatra dhe ne 1982 ishin te rralle ata qe s’kishin televizor, por kjo menyre e te foluri, te shkruari dhe disinformimi per ata qe nuk e dine eshte dashakeqese dhe ai qe jeton akoma me kete dashakeqesi, s’ka per te qene kurre dashamires per kedo e kurdo. Uluni dhe qendroni ne kembe e jo ne ajer se po fluturoni veten, shoqerine dhe po shkaterroni Shqiperine, ju qe silelleni e flisni keshtu; statistikat jane ndryshe dhe jane nje mije here me te sakta se ato qe shteti sot nuk di se sa njerez ka ne territorin e tij e jo me gjera tjera. U prononcova per ate fjale se gazetaret po bejne ate qe s’duhet te bejne qe koha dhe sistemi i favorizon si pushtet i katert pa voten e popullit, ndersa ata me veprimet e tyre ndikojne shume ne shkaterrimin dhe jo zhvillimin dhe mbrojtjen e vendit. Kuptohet, jo te gjithe ama te gjithe quhen pushtet i katert dhe duhet te jene ne nje linje persa kane zgjedhe ate zanat dhe jo si shume politikane qe s’bejne dot pune tjeter dhe behen politikane; vete i shikoni dhe kerkoni ti korigjoni po ata s’dine te kthehen ne rruge e kane marre harcat e korrupsionit, krimit e tradhetise. Le te ngelet kujtimi i ketij futbollisti si shembulli i dashamiresise njerezore dhe i dashurise per vendin e tij me kontributin qe ka dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje