Kafja e Klodianit dhe ikja e Sandër Lleshajt

10 Dhjetor 2020, 21:11Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi

Nuk është dorëheqja e Sandër Lleshajt lajmi më i bujshëm i këtyre 24 orëve të çmendura që ka kaluar Shqipëria, pasi një polic anonim vrau një djalë të ri 25 vjeçar në periferi të Tiranës. Është vizita e Edi Ramës në shtëpinë e të ndjerit, menjëherë pas mbërritjes në Rinas, pas udhëtimit në SHBA. Ishte ky gjesti i fortë i njohjes dhe pranimit të përgjegjësisë objektive që duhet të mbajë shteti, edhe kur këmbëzën e krimit nuk e tërheq ministri apo kryeministri. Këtu fillon dhe mbaron simbolikisht kjo ngjarje, mes shtetit dhe qytetarit që i kanë vrarë njeriun më të shtrenjtë. Lleshaj ra teksa Edi Rama dhe Qazim Rasha pinin kafen e mortit të Klodianit.

Pjesa tjetër, ajo që pamë jashtë asaj shtëpie modeste, me djegie, kërcënime, protesta të dhunshme, është e gjitha një përdorim i pastër dhe hipokrit për qëllime politike. Opozita e mori kauzën e dhimbshme të Klodian Rashës, si dikur arkivolin e Azem Hajdarit, për ta përdorur si municion kundër kryeministrisë. Kaq të ndryshme e të largëta mes tyre, këto dy ngjarje tragjike kanë të përbashkët përdorimin cinik të vdekjes.

Edi Rama ka bërë sot gjënë e drejtë, duke vendosur një standart të qartë me dy etapa, të cilin të tjerë para tij na kanë treguar se nuk kanë këllqe ta aplikojnë: së pari, shkeli personalisht në shtëpinë e mortit, duke u parë sy në sy me prindërit e të ndjerit Klodian Rasha dhe së dyti, pranoi largimin e ministrit më të rëndësishëm të qeverisë, ende pa dalë ekspertiza e ngjarjes tragjike dhe pa e marrë fjalën drejtësia, por vetëm për përgjegjësinë objektive që ai ka si drejtues madhor i trupës së policisë.

Të dyja këto veprime duan kurajo dhe ndërgjegjen e qetë. Sepse i kemi të tjerët, që sot shtyjnë turmat, sesi kanë mbajtur në punë, në arrest shtëpie, zyrtarë të lartë të hetuar për zhdukje personash. I kemi parë këta liderë politikë, që sot bërtasin kundër krimit shtetëror, sesi dje merrnin në mbrojtje gardistët vrasës të katër njerëzve të paarmatosur. Për fat nuk flasim për “vitin 1938”, si dikur regjimi komunist. Janë krime të freskëta, me autorë e përgjegjës që të gjithë të gjallë e “majë kalit”.

Sot Edi Rama i dha partisë së 21 janarit një shuplakë publike, në kthim nga Rinasi. Sot u zbatua edhe në Shqipëri standarti defiçitar i dorëheqjes, një standart që duhej ta shihnim shumë më shpesh këto 30 vjet.

Krimi ndaj Klodian Rashës duhet të zbardhet deri në fund, që të dalë e plotë përgjegjësia e atij ose atyre që kanë shkelur ligjin. Le të jemi të gjithë më të qetë që ky hetim do të kryhet me një ministër të dorëhequr, si premisë për një proces më të drejtë, më objektiv dhe më të paanshëm.

26 komente në “Kafja e Klodianit dhe ikja e Sandër Lleshajt”

  1. ndue doda says:

    kete vrasje e ka bere grupi ciftelia qe rehabilitoi
    sander lleshaj
    i ka aty brenda dhe ishte porosi e tyre per te ardhur deri ketu
    kjo eshte porosi e saliut dhe likes per grupin ciftelia
    nuk kishin forme tjeter
    Tani sander ato tallen me ty se i sherbyen saliut kur vrane ne 11 janar 2011
    dhe tanj perseri duan te qendrojne,duhet te largohen menjehere,dhe te pastrohet ministria
    nga mbeturinat qe ka saliu e likja aty

  2. Kure???? says:

    Po per 21 Janarin kure do Kemi Dresi ?? Kure Kure kure

    1. Zen says:

      Kur te mesosh te shkruash shqip

  3. lenci says:

    Standartet e doreheqjes i kane bere te tjeret z. Minxhozi.
    Eshte dorehequr z. Rusmajli eshte terhequr z. Mediu…
    Pra nuk mund te thuash se kjo eshte doreheqja e pare ne keta 30 vjet. Edhte turp te shkruash keshtu. Po ti dihet se cfare orientimi ke keshtu qe nuk besoj se habit njeri.

    1. Lul-zi says:

      Edhe unë nuk habitem pse nuk habiteni Ju

    2. vang says:

      Sa per Rusmajllin nuk me kujtohet por nuk ka qene mi/bred,ndersa per Mediun per Gedecin jo te dorhiqej por ti jepte nje plumb kaptines sepse ishte direkt pergjegjes per vrasjen e 26 dhe plagosjen e qindrave.Asnje krahasim,perkundrazi.JU shkoni shkoni shkatrroni Shqiperine si ’97,’98etj.

  4. sotir says:

    Skender matjani si gjithmone bythlepires i Rames. Si s’na u ndane keto minxhozet, po sa shume qe jane more. Sikur jane fis kinez e jo macukllan nga Mati.

    1. Moisi Golemi says:

      Jo macukllanë, por zenishtarë.

  5. Arber iliri says:

    Sali Berisha e vrau per here te dyte Klodianin e vrau me dashje duke e perdorur vrasjen e tij per interesa te te veta.Vrasja nga Berisha len shije te hidhur ne shpirtin e njerezve me djegje e deme ne Tirane.Turp per Berishen e keqberesit e tjere.

  6. Baca-Bajram says:

    Pse s’behen protesta para selise se PD-se dhe t’i ven flaken asaj foleje fundrerrinash e minje halesh, qe s’i kan len gje pa ber ketij vendi e populli, nje shkatrrim total me vrasje njerzish te pafajshem, vjedhje pronave shteterore e personale, korrupsion, tradheti e percarje deri ne vellavrasje etj…, qe do duheshin faqe per t’i permendur ketu… Njerez te paftyre e pa dinjitet, vemje te neveritshme. Te pakten K/Ministri dhe Ministri me veprimet e tyre i trguan te gjithe vendit dhe popullit se si duhet te veproj nje qeveri qe e perfaqeson denjesisht. Posht maloket dhe shpellaret barbar te Vucidollit!

  7. Jugu says:

    Po turp nuk kini ju komentuesit dhe per me teper ky Minxhozi. Berisha ka plot mekate mbi kurriz. Por Rama ka 8 vjet qe qeveris dhe per cdo gje qe ka ndodhut ne kete periudhe e eshte plotesisht pergjegjes vetem ai perfshi ketu adhe per mos ndeshkimin e fajtoreve ne cdo periudhe qofshin. Tek e fundit a nuk erdhi ne pushtet edhe me kete premtim?

  8. Besa says:

    Pikerisht se nuk mund te krahasohet Saliu i Kanunit me Ramen,mbahet nga e Majta ky i findit edhe pse gjakundi nuk duket si i Majte.
    Shume e keqardhur per prinderit e Klodianit.Ngushellime..

  9. Xoni says:

    Doreheqja e z.Lleshaj tregon ndershmerine dhe pastertine e figures se tij,pasi shume ishministra nuk kane dhene doreheqjen ne situata shume me renda pasi kane qene te zhytur ne korrupsion dhe largimi nga posti eshte fatal per ato.

  10. Oketo says:

    Z.Minxhozi ,
    Nuk i heqim asnje presje ! ?
    Respekte

  11. Lik says:

    Minister qe hiku nder.Suksese ne jete z.Sander se ndershmeria eshte gjeja e fundit qe vleresohet ne kete vend!

  12. Shqipetare i thjeshte says:

    @@Revolucjoni i” Ilir Metes-Floririt, dhe Monika Cizmes Filloj..
    ne Skaljonin e Pare kane dale “Gang´s”-Stressi, me Djemte qe jane Lodhur nga NJe Kafe 4-oreshe, dhe qe meren me THashetheme, sepse nuk kane si kalojne KOhen.
    1-Ne Skaljonin e Dyte ,jane Berisha -Basha…qe te Gezuar, nga nje “Dhurate” si kjo e Viktimes,kane Aktivizuar Strukturat e PD-se per tu Hedhur ne Aksjon…ne te Vertet keta jane ne Skaljonin Sulmues,kur se Zjarrevenesit,jane Birbo te rendomte thjeshte per tu Perdorur..
    2-Dhe ne Skaljonin e Trete kemi Presidentin LIr Meta -Floriri, me MOniken qe kane Arritur “Fitoren” me te madhe,nga Ngjarja me Viktimen..pra edhe per keta nje “Suvenir nga Qielli”…
    Tere POlitka OPozitare dhe Presidenti,vetem Presin me PADURIM Shperthime,dhe do te Gezoheshin me shume sikur Ndonje Police,per Vetembrojte “Vrete” apo Plagose Protestues….
    Halli mbetet Gjithe se si i Familjes se Viktimes qe ka Hapur Ditet e MOrtit,dhe “Halli” me i madhe eshte i Opozites qe kerkon te Perfitoj nga Djegja e Shqiperise…qe te Ruajne Pasurine ,e bere me Vrasje, Korrupsjon….Turpe..dhe perseri Turpe..per ata Djeme qe Djegin qe te Qeverisi Banda e UDB-se me Berishen ne Krye..lol

  13. Martin says:

    70% e njerezve qe kane ngelur ne Shqiperi jane fshatare te zbritur nga malet,
    per kete arsye ne ate vend duhet te ngrihet Monarkia e Doktor Mortjes nga Vicidoli.

  14. Lu says:

    Minxhozi, si gjithnje, analist i klasit te pare, objektiv dhe me integritet. Rama ka dhene shembullin e rralle ne Shqiperi te qeveritarit te vertete dhe te njeriut civil. Perkundrejt qenies/qenieve shtazore qe mbjellin zjarr kudo ku shkelin vetem per ta pare keq e me keq Shqiperine. Por keta veç do te shkrumbohen ne ate qe mbjellin. Djalli ne ferr eshte djegur, pa mposhtur dot te miren.

  15. Adri says:

    Habitem me zoterine dhe komentuesit. Protesta eshte mese normale, cdo dite po shkelen me kembe te drejtat e shqiptareve, per nje dalje jashte orarit, apo maske jane gjobitur mijera shtetas shqiptar deri sa kaluan dhe ne vrasje.
    Duhej ndalur dora gjakatare e shtetit.
    Ne çdo vend te botes ndodhin keto.
    Ju e dini çfare u be ne USA para pak kohesh.
    Pastaj i doli b.. kesaj pune i ka fajet Saliu tash 30 vjet po ps çfare ka bere keto 30 vite apo ka qeveris i vetem Saliu.
    Tash 7 vjet ne qeverisje Edi Rama me ps fajet prap i ka Saliu

  16. Tutu says:

    Menyra e rrjedhjes se ngjarjeve , te ben te mendodh qe ishte nje vrasje e paramenduar… alla 2 Prilli ne Shkoder…per te mos thene dhe e organizuat… skenari perfekt i veprimit te turmave te injoranteve qe ben ti kene zili edhe formacione ushtare elitare , aty te con te mendosh…nuk perjashtohet perdorimi paraprak i narkotikeve nga turma… ajo nuk ishte proteste .. protestat jane te drejta ne cdo kohe dhe kane menyre krejt te ndryshme organizimi…ata ishin paramilitare ku edhe mund te mendoj edhe doren e Ramushit me paramilitaret e tij… kam takuar nje here nje grup te tille te rinjsh ne malet e Rugoves te veshur me te zeza te qethur shkurt qe kendonin pa pushim qe jemi ushtaret e Ramush Haradinajt…ne cdo ngjarje te dhuneshme ne Shqiperi dora e ketyre “ mjeshtrave kosovare “ alla Xhafer Deva nuk ka munguar…

  17. shuplaka says:

    Bravo Monxhozi. E ke vene gishtin ne plage. Berisha, Meta, Basha, Baxhella, kriminele dhe antikombetare.

  18. Konjak says:

    Sipas Minxhozit nuk eshte vrasia e Klodianit dhe doreheqia e LLeshait problemi kryesor , por vizita e Rames ne familien ku ndodhi morti e pine kafen e helmit qe shkaktoi qeveria ne bulevard ; Kjo , — te nderuar shqipetar — ka rendesi madhore , dhe eshte nje akt i shkelqyer i sjellies se qeverise vrasetare !. Pra vrasia e 25 vjecarit , ndodhi ashtu si ndodhi , rendesi ka sjellia prej xhentelmeni e KM-se !! . Ate qe e cudit zoterine Minxhozi eshte se populli , shoket shoqet –si vellezer dhe si motra te te ekzekutuarit , po sulmojne fenomenin , kerkojne drejtesi per viktimen por edhe per vet–veten , sepse nje dite te bukur mund tju ndodhe edhe atyre e gjithe shoqerise , e njejta gje . Rendesi ka , thot Minxhozi , vendosia e standarteve te mirsjellies , pa djali shkoi e vate . Rendesi ka , thot ky zoteri , dhenia e nje shuplake 21 janarit — pra Berishes — nga Rama , duke marre hake me vrasien e te riut ne rruge , nga qeveria , pra sipas MInxhozit vane 1 me 1 . Por Zoteri Minxhozi ka edhe kujtesen disi te dobet kur thot se z LLeshaj beri nje akt pergjegjshmerie dhe u dorhoq , pamvaresisht se ska pergjegjesi direkt per rastin , duke mos u kujtuar se ka pasur edhe me pare disa raste doreheqiesh . E rendesishme eshte se zoteria , na ben thirrie per urtesi e qetesi , dhe na garanton neve dmth popullin dhe familien ku ka rene morti , se do kete nje gjykim te sakt , dhe secili do marre hakun ..

    1. Asd says:

      Rama duhet te lere pushtetin dhe te largohet, por jo per kete vrasje nga e cila ai nuk ka asnje perfitim. Ndryshe nga Berisha ne 21 janar i cili i vrau me urdher qytetaret ne bulevard per te mbrojtur pushtetin e tij, Rama (as Lleshaj) nuk i dhane urdher nje polici kok K…, qe te qellonte mbi Klodianin e gjore. Gjithesesi doreheqja e Lleshajt eshte e drejte dhe duhet te sherbeje si guide per gjithe drejtuesit e larte se si duhet te veprojne ata per te qene korrekt me opinionin publik.

  19. Velo says:

    Saliu do vrasë dy, tre nga protestuesit në errësirë, për ti përdorur sebep për trazira, siç bëri në 2 Prill në Shkodër. Të njëjtën gjë bëri edhe në 98-ën në Tiranë, dy ditë pas dështimit të grushtit të shtetit me arkivolin e Azem Hajdarit. Në errësirë vrau një anëtar të ballit kombëtar dhe nënkreytarin e sindikatave të Shqipërisë, Adem Shehun. I vrau me qëllim që të mbante gjallë protestën. Të njëjtën gjë do bëjë edhe këto ditë. Do ti fus plumb pas koke Stresit, ose ndonjë stresi tjetër dhe do bërtas rrëzonin qeverinë vrastare. Janë veprime të njohura të këtij vrasësi që i përdor për të ardhur në pushtet. Ndryshe nuk fiton kurrë ai monstër. Prandaj bëni kujdes…..

  20. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Tallavaja e shtetit,vazhdon me tallavan e llojit te ketyre lloj ´´gazetaresh´´,gje qe u jep ne vazhdim yryshin e egersise shpellareve,te vazhdojne pushtimin dhe shkaterrimin e ketij vendi.
    Vizita ishte nje gjest melodramatik i Rames,qe kryeministri nuk duhej ta bente.Dhe ne kete kuturisje,as nuk vete min i brendshem tek familja e te vrarit,por vet kryeministri i vendit?!Po keshtu dhe doreheqja i min te brendshem tallava me vete.
    Te dy keta mbajne pozicione me te larte shteterore,pra duhet te jene te paret ne respekt te ligjit.Megjithse me fjale e thone kete,por ja qe ketu nuk e bejne:
    Pa thene fjalen ligji,prokuroria dhe shcb, per ndodhine ne fjale,keta nxitojne dhe e bejne fakt te kryer fajin e policit,kur per me teper dhe vet viktima kish nje te kaluar te trazuar. Kryeministri dhe ministri.pranuan nje faj shteteror,ende te pa konfirmuar nga institucionet ligjore.Dhe per me teper po te konfirmohet si faj,ai kryesisht eshte individual i vet policit dhe cfaqia nuk kish pse merrte keto permasa groteske.
    Dhe kjo sjellje teper vanitoze, jo si kryeminister dhe minister,por si Rame dhe si Sander,u dha nje yrysh te shtuar,bandave shpellare te saliut dhe metes,te dhjesin dhe te djegin pa fund ne deren e institucioneve shteterore kryeministri,min e brendeshme,ku i ka ulur shoqeria shqiptare.qe u ka besuar drejtimin dhe mbrojtjen e tyre.
    Perfundimisht Rama ka treguar qe eshte nje administrator i mire dhe shume i mire ne kohe paqe,por nje udheheqes shteteror dhe politik i mefshet dhe i squllet,perballe vandaleve qe duhej tu kish dhene goditjen e duhur,hordhive haxhiqamilase,kete rradhe marshuar nga shpellat,me gjithe forcen ligjore qe posedon posti i tij kryeministror.
    Por ai vazhdon te mjaftohet vetem me kundervenien e fjales,qe per hir te realitetit e ka vertet cilesore.
    Por fjala eshte per njerzit,jo per egersiren dhe pafytyresine e shpelles,qe njeh dhe i ka friken deri ne palce druse se ligjit,vecanerisht kur ajo jepet megjithe forcen e karriges.
    Dhe historia e ketij vendi e verteton me se miri kete:
    Duke shitur fe dhe atdhe,u rreshtuan ne krah te pushtuesit turk.Zogu,i cili i njifte mire si funksionon,i beri te mos pipetinin.aty i hoqi dhe pushket,qe vrisnin njeri tjetrin pambarim dhe vuri ligjin,ku nuk levizte njeri bythen.Ne kohen e Enverit u treguan zvarranike dhe servile te peshtire,qe nga rojet e bllokut,deri ne shkallet e larta te tij,te llojit berisha,elezi,mustafaj,gjata etj,etj,te cilet kur u erdhi dita u cfaqen ashtu sic jane:egersira dhe te paftyre,dhe kane mbi tre dekada qe shperfytyrojne dhe terrorizojne kete vend europian,ne ´´sehirin kriminal te ´´rilindjes´´te tkurrur nga frika dhe interesat e vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje