VIDEO: Rrugëtimi i Bindjes Demokratike

10 Dhjetor 2020, 13:58Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Bindja Demokratike nuk është, as aventurë dhe, as trill sezonal i disa personave për të pasur pushtet, por një projekt ambicioz, që ka për synim ndryshimin e politikëbërjes në Shqipëri.

Ajo nuk lindi papritur një ditë të bukur para një palë zgjedhjesh dhe, as nuk ka si objektiv arritjen e një rezultati të përkohshëm, por është krijuar dhe do të vijojë të ekzistojë në të ardhmen si një alternativë serioze transformuese dhe qeverisëse për shqiptarët e lodhur nga skandalet dhe dështimet e 3 partive kryesore në Shqipëri.

Rrëzimi i kryetarokracisë, si një regjim shtypës dhe autokratik, pas një reforme të thellë kushtetuese, mbetet kauza e saj kryesore, e cila nuk vlen thjesht për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse do të kthehemi pas në kohë është fare e qartë se Bindja Demokratike ka një histori gati 8 vjeçare, që lindi në fillim si reagim nga përkeqësimi i demokracisë së brendshme në PD, për t’u kristalizuar më vonë në një forcë e re politike, që synon ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri.

Janë të paktën 12 etapa kryesore, përmes së cilave ka kaluar rrugëtimi i gjatë i Bindjes Demokratike, që nga viti 2013 e deri më sot.

 

1 komente në “VIDEO: Rrugëtimi i Bindjes Demokratike”

  1. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    Shkruani, botoni dhe futeni ne tekstet e shkollave librin “Historia e PBDSH”. Nxitoni pak se jeni vone, se do tju kaloje Fahri Balliu me librin per PDSH dhe bemat zulmemedha te kermes Sali Ram Berisha, pasi siç e tha edhe kryekorrupsionisti Genci Rruli, kerma Sali, eshte kthyer ne idhul per ata qe vuajne nga prostata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje