Edi Paloka: Rama po na provokon si Ramiz Alia, të bëjë kujdes se nuk durojmë dot më

11 Dhjetor 2020, 21:22Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në A2, komentoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe protestën që sot ishte në ditën e tretë dhe është karakterizuar nga dhuna.

Për Palokën, Lleshaj është detyruar nga Rama për të dhënë dorëheqjen.

“Në 30 vjetorin e partisë Demokratike ne zgjodhëm të mos festojmë pas asaj që ndodhi, kur një djalë i ri u vra nga punonjësi i policisë duke shkuar në shtëpinë e tij. Një viktimë e krimit shtetëror. Shqipëria nuk është një ditë të festuar. Protestat e të rinjve dhe e gjithë panorama tjetër nuk lë asgjë për të festuar. Jemi në rritje të dhunës dhe arrogancës nga ana e qeverisë. Kemi të gjitha arsyet për të qenë krenar se jemi pjesë e PD, pasi gjërat e mira për shqiptarët janë arritur nga kjo parti. Sot, ndjehemi më të detyruar të përballemi edhe njëherë me këtë qeveri për t’i kthyer shqiptarëve normalitetin.

Rama priti tre ditë pas ngjarje për të reaguar edhe pse u duk që ngjarja nuk do të kalonte aq lehtë. U tentua të manipulohej e vërteta dhe kjo u bë nga strukturat e tjera të policisë. Rama, kam bindjen, që kjo ngjarje të shuhej dhe kur e pa që kjo nuk u shua, u detyrua të bëjë atë lëvizje. Jam i bindur që Lleshaj ka pritur se çfarë do t’i thoshte Rama. Është një lëvizje e diktuar nga Rama. Ai flet për një akt fisnik nga Lleshaj, por në fakt e ka detyruar Rama”.

Sa i përket protestës, Paloka shprehet se Rama nuk është përpjekur të qetësojë situatën, por sipas tij, ai ditën e sotme i nxiti të rinjtë.

“Ai e tentoi qetësinë një ditë më parë me Lleshajn, ndërsa sot në vend që të qëndronte në një pozicion për të qetësuar qytetarët, doli si një arrogant i pafytyrë duke i ofenduar të rinjtë. Kështu i quajti edhe Ramiz Alia protestuesit, kështu na ka trajtuar edhe ne në fillim, duke na quajtur huliganë, kështu po vepron edhe Rama. Ata të rinj nuk marrin urdhra nga partitë politike. Unë nuk e vë në diskutim që aty ka qytetarë me bindje të djathta, por ka edhe shumë që janë me bindje të majta.

E gjitha kjo që po ndodh, tregon paaftësinë e policisë dhe të gjithë drejtuesve të tjerë që larguan profesionistët”.

18 komente në “Edi Paloka: Rama po na provokon si Ramiz Alia, të bëjë kujdes se nuk durojmë dot më”

  1. ?? says:

    Kriminel, zjarrvënës!

    1. Revizori says:

      “Rama te beje kujdes, se nuk durojmë dot më. Ama, po bëri kujdes, durojmë pastaj.”
      Çfare Jane keta rronxhobonxho qe kane marre peng PD-ne? Si nuk kane turp te djathtet e vertete, pasardhesit e atyre familjeve te nderuara, apo tere ata te persekutuar te regjimit komunist, kur shikojne se us Jane vjedhur Partine pikërisht komunistet me ne krye Saliun?
      Humben burrat dhe intelektualët?

  2. Tironsi nga Lapraka says:

    @@Ed Palkari:Ja Pyete Lulezim Bashen sa Miljona Dollare ka marre nga UDB-ja qe ti vere Zjarrin Shqiperise?????????
    Kujtoj se me 1997-ten Berisha dhe Co..kane Marre 37-Miljon ,Deklaron vete Miloshevici…po sote???Sa ka marre Basha??Shiko Floe dhe Bertite me shume se te le pa “GJe” edhe ty ;Ky Shkerdhata nga Hollanda??????

  3. nord.al says:

    E kujt i intereson mendimi i ketij idioti ?

  4. Shkodrani says:

    Si i bahet or Paloqe
    Or gagac e gomar plak
    Pse tan jeten mbete koqe
    Porse mend nuk merr aspak

    Neveri me ftyre t’shkerdhyme
    Pederasti i bregut Lanes
    Ftyr ngerdheshun me flok t’lyme
    Deputet i pi… t’nanes

  5. vlora says:

    Edrejte Rama po u provokon.Gabimi i tij eshte qe falangat e PD dhe LSI i pengon te bejne punen qe jane paguar .Te djegin kazanet e plehrave,te thyejne semaforet,te thyejne xhamet e institucioneve dhe ti vene flaken te pakten Tiranes.I u thafte dora kujtdo qe voton keta funderina.PD nuk fiton me PA-LOQEN dhe sivellezerit e ti

  6. Ramizi ju mori per dore , ju formoi partine , ju caktoi kryetarin , ju tha c’duhet te beni , ju dha pushtetin , c’te bente me ?!!!
    Ju paska provokuar , sa cudi !!!

  7. Alumi says:

    Thi ka mundethi o thuthuq!

  8. Populli says:

    Populli do votoje per Partine SOCIALISTE
    Parti qe nderton.
    Sot PARTIA SOCIALISTE ka 80 % te votave.
    Partia Demokratike 2 %
    Lsi 0.02%
    E kupton paloqe?

  9. Lili??? says:

    Ti kriminel gjaksor vrases we vrave Burton e Lulezime Dukes

  10. Asi says:

    o paloqe, po ju vjen fundi, SPAK dhe BKH do ju fusnin ne burg

  11. Studenti says:

    Ky vetem me kercenime di te flasi te ben hatane ky guerrilsi,,,,,mortja mortja ku e katandisi shpellari i Viçidilit pd ne

  12. shabani says:

    Duro dhe pak se do jesh i qete ne burg mbasi te deklarosh leket qe ke bere me “pune”

  13. Studenti says:

    O guerrils o debatiks ku na e katandiset PDne me Viçidolistin komunistet e dreqit kur do qeroheni nga partia jone

  14. Kajo says:

    Sa do durosh akoma ti o thuthuq …..edhe tet vjet po nje her der ateher…ju kini vdek a kushedi ne ndonje burg duke e mbajtur me shkum…..ose do jesh ber si pepe cmendaraku…..duke folur me veten…pusht

  15. saleh says:

    Po more paloqe rama po ju provokon, po perse nuk e thua kete per ameriken, pasi ambasadorja e tha qarte se dhunen po e shkaktoni ju, ishet e qelbur qe humbet dhe do ta humbni gjithnje pushtetin. Ne demokraci ore thuthuq pushteti nuk merret me shkaterime, iku ajo kohe ore paloqe. Nuk kthehet me ’92-’97, hiqe kete nga mendja jote boshe. Kjo mund te ndodhi vetem po te futi sala nje plumb bythes e te skosh ne te ….

  16. pjeter says:

    Hii o zot o zot,po sa te perpikte qe jane te perdorin strategjine serbe keta qelbesira mor aaman.Serbi te vret te masakron e te akuzon po ty ne fund,qe je vrasess, dhe te fut dhe ne burg si vrases.Une vazhdoj te mendoj qe keta jane kriminele te medhenj, sipas mendimit tim, jane kaq aktiv si rezultat i strategjise diletante te drejtedise se re.Duke mos punuar si duhet, ku deri tani,kan fjet gjume,keta e ndjejne nga e kane rrezikun,dhe jane hedhur ne aksion.Te gjithe e dine,qe per te shembur nje bina’,ka dy menyra:nga dal nga dal,fillon nga lart posht.Menyra tjeter, te gjethe njeheresh e hedh ne here,por siguron qe te mos besh deme rreth e qark.Ne Shqiperi,drejtesia e re,ka filluar ti heqi ndonje gur te vogel baneses se madhe shqiptare te korrupsionit,si psh. Procedim penal e deri ne gjyq final,kunder ndonje korruptori policesh rrugore,dhe deri tani te jep pershtypjen qe per te prishur ate banese,ka ndermend ta filloje nga dal nga dal, por nga posht,gje qe rrezikojme,qe gjitha katrahura e korripsionit politik,juridik,ta na i zere posht, gjithe kete mundim qe eshte bere deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje