Ambasada gjermane në Tiranë, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë.
Deklarata e ambasadorit Peter Zingraf:
“Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë.
Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.
Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja.
Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci.
Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike.
Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.“