Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, reagon Soreca: Dhuna duhet të shmanget në çdo rast

11 Dhjetor 2020, 19:10Politika TEMA

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Soreca shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës, ndërsa shton se ngjarja tragjike duhet të hetohet dhe se duhet të vendoset drejtësia.

Po ashtu ai shprehet se dhuna duhet të shmanget në çdo rast nga të dyja palët.

Postimi i Soreces: 

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës.

Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen.

Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.

3 komente në “Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, reagon Soreca: Dhuna duhet të shmanget në çdo rast”

  1. ⚖️???????? says:

    Shteti duhet të na mbrojë jetën dhe pronën nga vandalēt.

    1. Kaculi says:

      Shteti duhet te garantoj gjykim te drejte zoti soreca. Ne nuk kemi akoma nje gjykat kushtetuese prej 4 vjetesh po behet palle me ligjet. Gjykatat vazhdojne japin te drejte atij qe pagin. Vrasesit po lirohen sips qefit. Ndersa juve shijoni turet ne shqiperi dhe reagoni sikur ky i ri u vra sot jo qe ka nje jave. Mos harroni si protestohet ne itali apo france. Po harruam atje nuk jane kokepalar si shqiptari i varfer.

  2. ?????? says:

    Per cilet te dyja palet e ka fjalen ky Soreca???? E di ti kush e mbron pronen? Policia prandaj kur shikon shkelje te rendit apo demtim te prones nderhyn. Kjo ndodh ne Itali dhe ne te gjithhe Europen, kete besoj e di zoti Sorreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje