Situatë e habitshme, virusi u riaktivizua, pak orë më pas Hysaj e Rrahmani dalin negativë

11 Dhjetor 2020, 13:43Sport TEMA

Situatë e habitshme ajo që po përjetojnë dy shqiptarët e Napolit, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani.

Vetëm pak orë pasi rezultuan sërish pozitivë në testin e tamponit, me mjekët që folën për ri-aktivizimin e koronavirusit, tashmë dy mbrojtësit janë negativë. Lajmi u konfirmua nga klubi i Napolit, pas tamponit të zhvilluar këtë të enjte.

Hysaj dhe Rrahmani humbën ndeshjen e Europa League kundër Real Sociedad, ndërsa duket e vështirë që të luajnë titullarë në sfidën e kampionatit kundër Sampdorias, e programuar të zhvillohet këtë të diel.

1 komente në “Situatë e habitshme, virusi u riaktivizua, pak orë më pas Hysaj e Rrahmani dalin negativë”

  1. Dan says:

    Akoma me tamponin ju? Karagjozllek pa fund! Nga te mos kete material pa fund Alfred Cako?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje